Letërsia Shqiptare

Kryqëzimi
E enjte, 21-06-2007, 10:02pm (GMT)

Te lutem hiqe kemishen vishnje te buzeve
Qe te te ndjej kur te te puth!

Kush kryqezohet me poetin
O behet Krisht,
O behet shkrumb!

Te lutem hiqe najlonin roze te nates,
Qe mes nesh mos kete asgje pa shpirt!

Kush kryqezohet me poetin
O behet shkrumb,
O behet Krisht!

Te lutem, erdhi casti te shuash qirinjte.
U ndezen zemrat. Mjaft tani!

Kush kryqezohet me poetin,
O behet Krisht,
O behet hi!!!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.