Kam lindur më 15.07.1952 dhe kam kryer studimet e larta për gjuhë-letërsi në vitet 1971-1975. Në vitin 1984 jam diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.
Pas kthimit ne Shqipëri kam punuar si mësues letërsie.
Prej vitit 1986 kam qënë drejtor i Pallatit të Kulturës “V.Mio” në Korçë e që prej vitit 1992 vazhdoj të jem drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë.
Kam botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e mia janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A.Z.Çajupi”. Me njërën prej dramave kam marrë edhe çmim kombëtar. Po kështu poezite e mia jane vleresuar e nderuar me çmime të para si në shkallë kombëtare ashtu dhe ballkanike.
Kam publikuar krijime të miat në gazeta ,revista e antologji në disa vende të Europës si në Gjermani,Zvicër,Maqedoni,Kosovë,Greqi etj.
Prej 12 vjetësh jam kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë.
Jam redaktor dhe botues i 120 librave në poezi e prozë të krijuesve të rinj dhe me përvojë në krijimtari.
Prej 7 vitesh organizoj dhe drejtoj aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.