Ishte nje lajthishte VI
E enjte, 21-06-2007, 10:12pm (GMT)
Ishte seç na ishte, Ishte një lajthi, Përbri saj seç mbiu, Një lis, një qershi.
Një dardhë, një mollë, Një fik, një hardhi, Një kajsi belhollë, Kopshti me qershi.
Kaq ishin sot, Mot u bënë më shumë, Se nga plas' e shkëmbit, Ujët rridhte lumë.
Që ju ta besoni Ejani një ditë, Se ju presin mollët, Kumbullat, qershitë.
Pemishtë si kjo Jo, nuk e ka bota, Ti shkon duarbosh, Të përcjell me shporta.
Ejani, pra sot Nesër është vonë, Që miq të lajthishtes Të jeni gjithmonë.
|