Letërsia Shqiptare

Ishte nje lajthishte VI
E enjte, 21-06-2007, 10:12pm (GMT)

Ishte seç na ishte,
Ishte një lajthi,
Përbri saj seç mbiu,
Një lis, një qershi.

Një dardhë, një mollë,
Një fik, një hardhi,
Një kajsi belhollë,
Kopshti me qershi.

Kaq ishin sot,
Mot u bënë më shumë,
Se nga plas' e shkëmbit,
Ujët rridhte lumë.

Që ju ta besoni
Ejani një ditë,
Se ju presin mollët,
Kumbullat, qershitë.

Pemishtë si kjo
Jo, nuk e ka bota,
Ti shkon duarbosh,
Të përcjell me shporta.

Ejani, pra sot
Nesër është vonë,
Që miq të lajthishtes
Të jeni gjithmonë.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.