| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ishte nje lajthishte V E enjte, 21-06-2007, 10:13pm (GMT) Erdhi Vjeshtë e artë, Dhe xha Dimri erdhi, Pranvera blerimin An' e kënd e derdhi. Doli djali n'arë, Arën e lëroi, Por fjalën e dhënë Jo, nuk e harroi. I dhanë mollët farë, Pjeshkët ca bërthamë, Lisat e qershitë Dhanë flot fidanë. Gjithë kafshët e pyllit Erdhën ta përcillnin, Dhurata për shqipen, Për lajthinë sillnin. Ndërsa për zogjtë Sollën kokrra meli, Sa t'u knaqej shpirti, Goja edhe sqepi. Kalin bëri gati, Fluturoi veri, Më shpejt se era Dhe se çdo dori. Se sa shumë eci, Askush nuk e di, U ndal kur n'një shpat E pa një lajthi. Oh, lajthi e mirë, Jetën më shpëtove, Zogjtë, shqipen, erën, Veç ti m'i dërgove. Jo, më e vetmuar Nuk do jesh që sot, Shokë edhe shoqe Do të kesh ti plot! Kur në çast seç erdhën Zogjtë trumba-trumba, Mbi supe iu ulën Një çift me pëllumba. Atje me lopatë, Këtu me qysqi, Këtu mbill një mollë, Atje një qershi. Një lis ku shqiponja Të kish ku të ulej, Mbi ujq e ulkonja Prej aty të sulej. Në një plasë shkëmbi Dha shumë e mori, Gjersa plot currila, Ujë të freskët nxori. Morën jetë hardhitë. Fiqtë morën jetë, Gjithë ç'qenë farë Seç bënë përpjetë! Për miqtë e rrallë Me ca drunj të hollë, Pranë lajthisë mëmë Ngriti një kasollë... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||