Letërsia Shqiptare

Ishte nje lajthishte IV
E enjte, 21-06-2007, 10:13pm (GMT)

...Ja, ja, shtëpia,
Plot gëzim i tha,
Dhe një lot mbi faqe
Porsi perlë ra.

Ja, atje është nëna,
Aty është vatra,
I tha lart në qiell
Shqiponjës me flatra.

U suall shqiponja
Rreth e rreth folesë,
Dolën jashtë kasolles
Kafshë edhe shpesë.

Edhe kishin frikë,
Edhe kishin shpresë,
Dikush tha se shqipja
Ka zemër e besë.

Dhe kur përmbi flatra
Djaloshin e panë,
Nëngjyshes tek shtrati
Lajmin shpejt ia dhanë.

Arinjtë hidhnin valle,
Erdhi, erdhi djali,
Lidhnin kokrra mollët,
Qeshte fusha, mali.

Nga flatrat e shqipes
U ul si atlet,
Në krahë të nënës
Djali seç ra shpejt.

I lëmonte flokët
Dhe ia puthte dorën,
Majëmalet lart
Seç shkrinin dëborën.


- Nënë, armik i zi,
Iku larg, shumë larg,
Më çfarë e pësoi
Kurrë s'vjen në ktë prak.

Do të marr parmendën,
Do të lëroj arën,
Bashkë si dikur
Do të hedhim farën.

Nusja që do sjell
Larg-o nga qyteza,
Prehrin do ta mbushë
Me nipër e mbesa.

Nëna e dëgjoi
Dhe i dha vrik shtatit,
Seç mbeti pas
E keqja e shtratit.

Tek prak i kasolles
Dolën që të dy,
Loti xhevahir
U ndriste në sy.

Shqipen që kish ardhur
Nëntë male larg,
Me çfarë s'e gostitën
Të gjithë rreth e qark!

Pylli çoi bilbilat
Dhanë një koncert,
Laureshat valle
Hidhnin gjithë lezet!

Nënë e mirë sakaq,
Mësoi historinë,
Përqafoi shqiponjën,
Po s'harroi lajthinë.

- Moj shqipe, i thuaj,
Sa të vijë pranvera,
S'do jesh më e vetme
Do kesh shoqe tjera!


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.