Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:33am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Skënder Temali
 
Ishte nje lajthishte III
E enjte, 21-06-2007, 10:14pm (GMT)

Ec e ec e ec,
Nëntë male kaptuan,
Dhe pas një liqeni
Një shtëpi dalluan.

Fshihej nën ca mollë,
Nën ca dardhë fshihej,
N'ujrat e liqenit
Zanë e malit krihej!

Që kur nën' e gjorë
Ra e zuri shtratin,
Xha ariu çdo ditë
Seç ia sillte mjaltin.

Iriqët ngarkonin
Shpinën plot me mollë,
Që gjyshja e ngratë
Të mos kishte kollë.

Çdo ditë në mëngjes
Vinte nëna dhi,
Dhe si sillte ajkë,
Qumësht një kusi!

Pulat cikalare
Vezë nga furriku,
Qershia si gjaku
Sillte qukapiku.

Dy sorkadhe rrihnin
Qumshtin tek dybeku,
Po ç'e do se kokën
S'ngrinte nga jasteku.

Pasi asnjë lajm
Nuk mirrte nga djali,
Sëmundja e treste,
Po e shkrinte malli.

Kali At nga larg
doktorin e sillte,
Por asnjë ilaç
N'këmbë nuk e ngrinte.

Për her' t'parë gomari
Dha një mendim ari:
"Gjyshja ngrihet n'këmbë
Po t'i kthehet djali".

Dhe u nisën shpejt
Qindra dallandyshe,
Se kafshë e shpend
Kishin veç një gjyshe.


Kaptuan nëntë male,
Edhe nënte liqej,
Pyetën plot shqipe,
Brigje e lumenj.

Të gjithë e njihnin
Dhe e kishin parë,
Të gjithë për të thonin:
"Është luftëtar!".

Për liri t'atdheut
Porsi trim luftonte,
Se vatrën e nënën
Me shpirt e donte!

Pas armikut rendte
Përmbi një dori,
Për kokë të tij
Bënte një ushtri!

...Erdhën dallandyshet,
Lajmin shpejt ia dhanë,
U mblodhën rreth tij,
Shokë e komandantë!

Nisu, nisu shpejt,
Nëna po të pret,
As ti, asnjeri
Nuk i ka dy jetë!

Askush mbi ktë dhè
Dy nëna nuk ka,
Nëna na dha qumësht,
Jetën ne na dha.

Nisu mbi dori
Nisu, bëju erë,
Nënën kush nuk do
Është hero pa vlerë!

Eci, eci shumë,
Nëntë male kaptoi,
Sa doriu i gjorë
Dha shpirt e mbaroi.

Ish thatsirë e madhe,
Krojet kishin shterrë,
Askund një pikë ujë,
Vetëm nata sterrë.

Iu sterros gjithçka
Aty nën lajthi,
N' ëndërr shihte nënën
Vdekur në shtëpi.

Zogjtë cicërinin,
Diçka bisedonin,
Tek përmendte nënën
Të gjithë e dëgjonin.

Dhe pastaj të tjerat
Tashmë i mësuat,
Si thirrën shqiponjën,
Se si e shpëtuan...

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Ishte nje lajthishte V (21-06-2007)
Ishte nje lajthishte IV (21-06-2007)
Ishte nje lajthishte VI (21-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]