Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 01:13am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Skënder Temali
 
Ishte nje lajthishte II
E enjte, 21-06-2007, 10:14pm (GMT)

Po vallë kush e ngriti,
Pemët kush i mbolli?
Në rrënjët e tyre
Ujin kush e solli?

Një shekull më parë
Qe veç një lajthi,
Rrinte duke qarë
Oh, sa kish mërzi!

Vinte, shkonte vera,
Dimri me flok' bore,
Vjeshta flokëarta,
Pranvera blerore.

Vetëm zogjtë e malit
Vinin, cicëronin,
Me këngën e tyre
Mërzinë ia largonin.

Kur një ditë andaj
Kaloi një luftëtar,
Kish kaq ditë pa ujë,
Buza i ish çarë.

N'degën e lajthisë
Ai e vari shpatën,
Që armiqtë t'i trëmbte
Ditën edhe natën!

Dhe pastaj në trung
Kokën e mbështeti;
S'dinin zogjtë e gjorë,
Vdiq apo shpejt fjeti?!

Këngën seç e lanë
Thua iku vera,
Shkuan në maj' mali
Ku kish shtëpinë era.

Er' moj erë fryj,
Shkunde krejt lajthinë,
Po të luten zogjtë,
Shpëtoje njerinë!

Vu e vu kjo era,
Seç u shkund lajthia,
N'prehër t'luftëtarit
Kokërrat me mija!

Po nga lodhja s'dinte
Ato çfarë ishin,
Se ç'mjaltë e sheqer
Brënda tyre kishin!

Mori një në gojë,
Krrak e krrak e krrak,
Po një dhëmb e theu,
Goja iu bë gjak.

Nuk kishte më forcë,
Po vdiste luftëtari,
Porsi luledielli
Kokën seç e vari.

Çfarë të bënin zogjtë?
Ran' në pikë të hallit,
Fluturim u nisën
Tek shqiponja e malit.

Shqipe, o moj shqipe,
A nuk vjen n'at shkrep,
Kemi plot lajthia,
Na i the me sqep.


Shqipja i dëgjoi
Zogjtë zemërmirë,
N'qiell fluturoi,
Erdhi që pa gdhirë.

Qe lodhur shtegtari,
Gjumi e kish zënë,
N'gjumë pëshpëriste:
"Nënë, o moj nënë!".

"Më çove fjalë
Se ishe sëmurë,
Kaptova nëntë male,
Pa bukë e pa ujë.

Nëntë ditë pa ujë,
N'gushtin e përflakur,
Se ti, o moj nënë,
Jetën ma ke falur!".

E dëgjoi shqiponja
Tek thynte lajthia,
Zemra i gufoi,
Ia mbuloi mirsia.

Se kush nënën do
Është njeri i mirë,
Zemrën ka të pastër.
E shpirtin e dlirë!

E zgjoi nga gjumi,
Ia mëkoi me sqep,
Kjo ngjau një mëngjes,
Në lajthishtë, mbi breg.

Nuk hëngri një kokërr,
Hëngri shumë, shumë,
S'kish më as uri,
S'i vinte më gjumë.

Falnderoi lajthinë,
Zogjtë falnderoi,
Shqiponjën e malit
Fort e përqafoi.

Dhe erën e mirë
Që at' shpat e veshte,
Por ç'e do luftëtarit
Buza nuk i qeshte.

Atëherë shqiponja
E foli një fjalë:
"Eja, o njeri,
N'krahë hip, o djalë!

Të çoj unë tek nëna,
Të çoj tek shtëpia,
Djal' s'të ka veç nëna,
Të ka dhe liria!

Me këmbë të përgjakur,
Ti nuk ecën dot...
U përmend luftëtari,
Seç i shkau një lot.

Oh, veç ta shikonit
Si bleroi lajthia,
Porsi zile tundeshin
Kokërrat me mija!

Hidhnin valle zogjtë,
Ëmbël cicëronin,
Shqipen e luftëtarin
N'qiell i shoqronin.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Ishte nje lajthishte V (21-06-2007)
Ishte nje lajthishte IV (21-06-2007)
Ishte nje lajthishte VI (21-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]