Ishte nje lajthishte I
E enjte, 21-06-2007, 10:15pm (GMT)
Ishte seç na ishte, Tej në një shpat mali, Ishte një lajthishte, Brënda çfarë nuk kishte!
Ish lajthia nënë, Kish lajthiat bija, Degët rënduar, Kokërra me mija!
Ca rrumbullake, Ca picigjate, Kur i kërkoje T'ëmbla si prej mjalte.
Pranë lajthisë mëmë Seç ngrihej një mollë, Një pjeshkë faqekuqe, Një kajsi belhollë.
Një hardhi në plep Vilet lart i ngjiste, Nga një plasë shkëmbi Ujë i freskët rridhte.
Aty një sorkadhe E kishte shtëpinë, Nëna dhi dhe kecrit Loznin në lëndinë.
Hidheshin në hurma, Mes frutit të artë, Me dhjetra ketrushë, Porsi akrobatë.
Tek trung' i gështenjës Hynte, dilte bleta, Vinte mjaltë në hoje Me krahët e lehta.
N'dimër kur dëbora Lathishten mbulon, Vjen xha ariu Mjaltën e kërkon.
Në botë nuk ka Si lathishta jonë, Ku po të jetosh I ri mbetë gjithmonë!
|