Letërsia Shqiptare

Ishte nje lajthishte I
E enjte, 21-06-2007, 10:15pm (GMT)

Ishte seç na ishte,
Tej në një shpat mali,
Ishte një lajthishte,
Brënda çfarë nuk kishte!

Ish lajthia nënë,
Kish lajthiat bija,
Degët rënduar,
Kokërra me mija!

Ca rrumbullake,
Ca picigjate,
Kur i kërkoje
T'ëmbla si prej mjalte.

Pranë lajthisë mëmë
Seç ngrihej një mollë,
Një pjeshkë faqekuqe,
Një kajsi belhollë.

Një hardhi në plep
Vilet lart i ngjiste,
Nga një plasë shkëmbi
Ujë i freskët rridhte.

Aty një sorkadhe
E kishte shtëpinë,
Nëna dhi dhe kecrit
Loznin në lëndinë.

Hidheshin në hurma,
Mes frutit të artë,
Me dhjetra ketrushë,
Porsi akrobatë.

Tek trung' i gështenjës
Hynte, dilte bleta,
Vinte mjaltë në hoje
Me krahët e lehta.

N'dimër kur dëbora
Lathishten mbulon,
Vjen xha ariu
Mjaltën e kërkon.

Në botë nuk ka
Si lathishta jonë,
Ku po të jetosh
I ri mbetë gjithmonë!


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.