Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:57am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Stavri Pone
 
Lotët e Trëndafilit - Fragment V
E premte, 15-06-2007, 05:40pm (GMT)

Pas ca ditësh e mora veten dhe për ca kohë nuk m’u shfaqën më vegime. Në një nga ato ditë më erdhi për vizitë Pirro Angjeli, inxhinieri i ndërtimeve civile, ai njeri i rrallë që më kishte dashur si vëlla në burg dhe, për fat të mirë, isha i kthjellët. Qëndroi ndonjë orë, më solli plot ushqime. Kot i solle, i thashë, se këtu ushqimi është më i mirë se në burg. Më sjellin dhe nga shtëpia, i thashë, por e gënjeva – se kush ishte shtëpia ime hollë-hollë veç mamasë? Flora kishte shtëpinë e saj, fëmijët e saj, hallet e saj.

Ditët e fundit në burg Pirroja më kishte thënë se kur të lirohej do të shkonte në Amerikë me gjithë familjen, po tani kishte ndërruar mendje. Qysh kur dola nga burgu, më tha, u bëra demokrat dhe me ardhjen e demokratëve në pushtet më janë krijuar mundësi për të hapur një firmë ndërtimi. U gëzova shumë e i urova suksese.

-Për çfarë ke nevojë? - më pyeti. - Ma thuaj hapur, si vëlla.

-Për ndonjë libër, o Pirro. Filozofik, historik ose sociologjik. Ndonjë për lirinë dhe të drejtën.

-Do shoh nëpër librari, - më tha. - Po dalin shumë libra, s’janë më të ndaluar. Artistikë nuk do? Në burg lexoje...

-Jo se nuk dua, o Pirro, po...

-Po çfarë?

-Nuk i blej dot. Jam një çikë hollë... - shtova si me turp.

-Do t’i blej unë dhe do të t’i sjell peshqesh, - më tha. - Tani për tani edhe unë jam pak hollë, po shpresoj ta marr veten. Kam ca plane me një mik, që po na dolën, do të jetë mrekulli.

E përcolla deri në fund të mesores, te dera tjetër që të nxirrte në hollin e madh. U përqafuam e u puthëm.

Pas ca kohe Pirroja më solli një pako të madhe me libra në anglisht, shumica filozofikë. Më tha se i kishte porositur në Amerikë, ku kishte rrënjë të vjetra. Ndër to ishin: Mbi Lirinë e Millit, Ç’është Liria? e Arendtit, Katër Ese mbi Lirinë e Berlinit, Filozofia e së Drejtës e Hegelit, Letra të Shkruara nga Mali e Rusoit, Kritika e Arsyes e Kantit, Filozofia Antike Greke e Skotit dhe një libër për filozofinë e Lindjes së Lashtë. Artistikë ishin romanet Përrallë i Foknerit dhe Si ia Kalove Sot? i Bellout, të dy nobelistë. U habita.

-Po ti më ke sjellë një librari të tërë!

-Ç’ke ti. Më vonë do të të sjell prapë.

-Po munde, o Pirro, edhe Fjalorin e Gjuhës Shqipe, duhet të jetë në treg. Ka fjalë që nuk ua di kuptimin.

-Po, ma kanë zënë sytë.

Më kishte sjellë edhe ushqime, një qese me sallam, një kavanoz mjaltë, djathë kaçkavall e ca konserva peshku.

Me të ikur Pirroja iu futua leximit të librave dhe për dy javë i mbarova. Atë për filozofët e lashtë grekë e lexova disa herë dhe më pëlqeu pa masë. Edhe ai që bënte fjalë për rrymat filozofike të Lindjes, në Kinë e Indi, më pëlqeu. Megjithatë, edhe pse filozofia e lashtë indiane më intrigoi, filozofët grekë prapë mbetën më të dashurit për mua. Mbase ngaqë nuk ishin anonimë, si shumica e filozofëve lindorë, kishin emra e biografi, madje dhe hollësi nga jeta e tyre. Një nga librat kishte edhe fotografitë e busteve të tyre. Më pëlqeu sidomos portreti i Zenonit dhe kur Pirroja erdhi prapë iu luta që po të kishte mundësi të shkonte te një fotograf e ta zmadhonte.

-Pse pikërisht atë? - më pyeti.

-Duket që është burrë i mençur. Më kujton babanë. Të mbaj në murin e spitalit fotografinë e babait nuk shkon. Ajo e një filozofi ka lezet.

Megjithëse edhe im atë kishte qenë një lloj filozofi në thjeshtësinë e tij, s’kishte bërë emër në histori. I dhashë Pirros librin me portretet e filozofëve grekë e pas nja dy javësh më solli një fotografi të zmadhuar të Zenonit, që e vura në mur, kundruall krevatit. Më solli edhe një televizor të vogël dhe u kënaqa, mund të shihja ndonjë film a të ndiqja lajmet i shtrirë në krevat, pa qenë i detyruar të shkoja te salla e madhe, ku në shumicën e rasteve pacientët ziheshin për kanalin ku donin ta mbanin, madje njeri kishte nxjerrë palloshin dhe kishte bërë shurrën drejt e në ekran.


Kështu kaloi viti i parë në spital, me turbullime, kthjellime e lexime librash, me kontrolle mjekësore, me një grusht tabletash tri herë në ditë, me vizitorë të rrallë, nja dy herë më erdhi edhe mamaja, po atë e lodhte udhëtimi e i thashë të mos vinte më, kurse Flora më erdhi më shpesh, dy herë me Nardin, dhe vizitori i përhershëm ishte Pirroja.

Ndërkohë, luftimet në ish-Jugosllavi, sidomos në Bosnje e Kroaci, ku vriteshin njerëz të pafajshëm e varroseshin në varre masive, më tronditnin thellë. Vetëm në Bosnje numri i të vrarëve kishte arritur mbi një çerek milioni. Tmerr! Ishte lufta më e përgjakshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Mendja më prodhonte përsiatje e m’u bë prapë fiksim të shkruaja refleksione si në burg, por nuk isha në gjendje t’i hidhja në letër, kështu që i shkruaja me mend. Ç’është lufta? titullova një ese. A është çmenduri kolektive, siç thoshte Niçja? Ai thoshte se çmenduria është diçka e rrallë tek individët, kurse te grupet, partitë, popujt dhe epokat është rregull. Por a bëhet vërtet për hir të interesave të gjithëmbarshme etnike e kombëtare?! A nxitet nga pasione etosesh1 nativiste2 dhe kulturash të ndryshme, apo nga synime më të thella për ndryshime gjeopolitike? Ka më fort të ngjarë të jetë kjo e dyta, thosha. A niset nga ndonjë patos etnik i përgjithshëm, apo nga egocentrizmi i një klani pseudopër-faqësuesish të një tërësie etnike? Edhe për këtë pyetje mendoja se kjo e dyta ishte arsyeja. Etnitë kanë bashkëjetuar në shekuj në paqe, kanë marrë e dhënë me njëra-tjetrën, shpesh janë motëruar e madje shkrirë në një. Por, për fat të keq, kjo harmoni jo rrallë është prishur për shkak të interesave të thella të klaneve nën petkun e etosit dhe të genosit. Lufta është pasojë e manisë së prijësve për pushtet, fshehja e saj pas idealeve të lirisë, pas përparësisë së një feje apo etnie ndaj feve dhe etnive të tjera, është gjaku i derdhur për të vaditur lumturinë e babëzitur të më fuqishmëve. Këta demagogë të pështirë i japin luftës etiketa të ndritshme duke futur nën dhé miliona të rinj, por humusi i vaditur me gjak pjell hakmarrje të reja duke i ushqyer njeriut përjetësisht atë kafshëz të egër brenda tij…
(1) shpirti karakteristik i një bashkësie, populli ose sistemi
(2) politikë sociologjike që përkrah interesat e vendasve kundrejt të ardhurve.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lotët e Trëndafilit - Fragment VI (14-06-2007)
Lotët e Trëndafilit - Fragment VII (11-06-2007)
Lotët e Trëndafilit - Fragment VIII (10-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]