Letërsia Shqiptare

DIELLI S'QËNKA MBRET
E premte, 02-05-2008, 09:28pm (GMT)

Ka një njollë të errët nuk e mbushi
dot me frymë dielli dhe
si një mërzi pritet dikush ta
ngrejë atë fëmijë nga
djepi. Peizazhi është i mbushur
me hije të tilla në luginë
qan akoma një fëmijë dhe
lumturia e mbushur me
dritë një hije tërheqë zvarrë
në barkun e lopës ku po
milet qumështi. Dielli s'qenka
mbret për të gjithë nënshtetasit
e gjorë te nënbarku i lopës
ku po milet qumështi

11.8.04



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.