JETË TEPËR
E premte, 02-05-2008, 09:28pm (GMT)
E tërë kjo është tepër si tepricë edhe mund të flaket ose së paku me çmim të lirë të shitet. Dhe ajo tani është prerë në blloqe të mëdha mermeri nga Malet e Pindit. Do të dalë prej tyre një fytyrëz kaq e vogël një ide që përmbante tërë malin. Jeta tepër tani përkundet në karusel si rërë shoshitet jeta që ka gjak brenda dhe një pikë të vetme loti. Dhe pse vallë është kaq tepër duke qënë kaq e shkurtër. E prerë në blloqe të mëdhenj mermeri prej të cilit më shpesh nuk gdhendet dot as një fytyrëz e vogël
11.8.04
|