Letërsia Shqiptare

JETË TEPËR
E premte, 02-05-2008, 09:28pm (GMT)

E tërë kjo është tepër
si tepricë edhe mund të flaket
ose së paku me çmim të lirë të
shitet. Dhe ajo tani është prerë
në blloqe të mëdha mermeri nga
Malet e Pindit. Do të dalë
prej tyre një fytyrëz kaq e
vogël një ide që përmbante tërë
malin. Jeta tepër tani përkundet
në karusel si rërë shoshitet jeta
që ka gjak brenda dhe një pikë
të vetme loti. Dhe pse vallë
është kaq tepër duke qënë
kaq e shkurtër. E prerë
në blloqe të mëdhenj
mermeri prej të cilit më
shpesh nuk gdhendet dot
as një fytyrëz e vogël

11.8.04



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.