Letërsia Shqiptare

SAHATI I VJETËR
E premte, 02-05-2008, 09:29pm (GMT)

I vetmi sahat i vjetër që
punon mirë është ai i fjalëve
e çukitin njëra-tjetrën me sqep dhe
zgjohen një mijë çerdhe nga
gjumi fjalë janë të gjitha dhe cicërimat
dhe ulërimat në pyje betimi i
mbuluar nga flamuri që të
mos duket. Njerëzit shohin kohën
te fjalët e bukura dhe nisen
me optimizëm në luftëra deri sa
fjalët të bëjnë një rrotullim
të plotë dhe të fundit që donin
të iknin prapë në krye
ngecën nëpër ingranazhet
e prishura

11.8.04



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.