KY QIELL SONTE E premte, 02-05-2008, 09:34pm (GMT)
Qielli sonte është krejt i ndryshëm nga çdo hipotezë Mund të jetë me shi me borë me akull me bilbila që ngatërrojnë kohën kordat e instrumentit u gjendën në një valë që e përshkonte diçka misterioze Lehën ca qen pa shkak dhe një i çmendur në majë të minares tha një profeci që askush s'e dëgjoi. Koha është plot valvola që nga presione të panjohur po hapen. Qiejt tani janë krejt si ëndrra të gatshëm për çdo takim me të ardhmen