HISTORIA KËRKON FAJTORËT E VDEKUR
E premte, 02-05-2008, 09:36pm (GMT)
Tani që jam i mjerë mund të më rrihni me tërë leximet e mia të pafajshme të Kuranit e Biblës. Mund edhe të më shqyeni sepse nuk i kam paguar tërë faturat. Iu tremba Naftës këtij përbindëshi që tani po del nga deti. Rrahësit janë profesionistë të vërtetë të dalë nga kudhra ime. Ata mund të jenë edhe zogj që thjesht mund t'i kishte çarmatosur flladi i lehtë i një nate prilli Rrahësit për të cilët s'do të ketë kurrë gjyq t' ndershëm do vijojë historia të kërkojë fajtorët e vdekur
10.8.04
|