KOHË KURRË NUK KA TEPËR
E premte, 02-05-2008, 09:39pm (GMT)
Unë e di kohën kur të tjerët thonë ka kohë. Kohë nuk ka askund tepër as në rezervat shtetërore që hapen me urdhër të presidentit. Kohë nuk ka patë asnjëherë që të ketë tepruar për sonte. Prandaj nxito ti ujk as pylli as nata s'janë krejt të tuat. Koha është peshë masë vlerë ajo nuk mbartet dot sepse transporti është kohë që i shton 20 për qind kohës së humbur 10.8.04
|