PRAG OLIMPIADE E premte, 02-05-2008, 09:39pm (GMT)
Po lëvizin ca anije në qiell si zogj ku i shoh nga shpina më lajmërojnë se nata nuk qenka në festë. Diçka serioze në barkun e anijeve si ushqim i patretshëm. Një çast m'u duk sikur qe përdhunuar qielli. Pafajësinë sonte-thashë-askush nuk ka dalë për ta vrarë Por ne duhet ta ruajmë dhe paqen me gardhe me tela me gjemba. Paqen pa armë bodiguardët e saj sonte e ruajnë