Letërsia Shqiptare

MË POROSISIN TË KTHEHEM
E premte, 02-05-2008, 09:41pm (GMT)

Ti do qiellin tënd unë qiellin
tim unë të jem topi yt në
dorën tënde. Ti ta
argëtosh shikimin në
lirinë time që unë e kisha
atë çast për vete. Një liri
u bëka robëri e tjetrit
shpirt i ngatërresave të
paqëllimshme që përplasen
padashur e retë sjellin
shiun. Sa herë kam dal
në det të hapur i kam
premtuar lirisë sime se nuk
shkojmë drejt asnjë fundi. Por
më porositën të kthehem
sepse që më parë ma kishin
matur rrugën dhe në parcelën e
vogël m'u bë deti sikur furtuna
ta kish kafshuar në pjesën tjetër

10.8.04



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.