AVENTURA ËSHTË BIJA E LIRISË
E premte, 02-05-2008, 09:44pm (GMT)
Atëherë le të jetë kjo dritare e hapur aventura e parë e mërzisë. Ngado që të hidhesh a s'është njësoj qiell takimi që kemi mbyllur në mbrëmje me erën me kosat e mprehta që presin ajrin S'di ku të dehem sonte për t'u dhënë shpresë të tjerëve t' mos vdesin Aventura është bija e lirisë që ngre velën në det të hapur 10.8.04
|