Ajo hyri mes dy rradheve tona e ne harruam te merrnim fryme. Ata sy te kalter , ajo fytyre e embel qe edhe engjejt do t’ja kishin zili , floket me reflekset e diellit … O Zot , si kish mundesi qe te ekzistonin akoma qenje te tilla , apo ishte nje vegim qe luante me shqisat tona te lodhura . Ne ,dy rreshta te burgosurish te nje kampi perqendrimi ,me sy te zgurdulluar e goje te hapur, shikonim te mahnitur kete vajze , e ndjenim se si pak nga pak brenda nesh po ndizej shkendijeza e shpreses dhe e deshires per jete. Nuk qe thjesht nje person , ishte nje force qe krijoi nje te care , nje dritare qe u hap e u la rruge te lire kujtimeve tona te trembura e te fshehura kushedi ne cfare cepi te trurit e t e shpirtit tone te mpire e te cfilitur. Fytyra te dashura erdhen e qendruan para tonave te ngerdheshura nga buzeqeshje te pavullneteshme. Ajo fliste me oficerin qe e shoqeronte dhe tingujt e zerit te saj ishin muzika me e bukur qe kishin degjuar ndonjehere veshet tane. Tek ajo qeshi , krahe engjejsh u hapen e u perplasen hareshem nen catine e barakes sone te mjerueshme. Jo, ajo nuk kish asgje te perbashket me kete SS qe I rrinte prane , ajo as qe kishte te njejten devize, ajo qe nje engjell qe kish zbritur per ne, mes nesh.
Diku ajo u kthye e tek ndesha shikimin e atyre syve te bukur e te qeshur zemra gati sa nuk me pushoi se rrahuri. Ajo drejtoi gishtin nga ana ime dhe une mendova I lumturuar se isha une ai qe donte, por jo, ishte vellai im qe qendronte krah meje. Nuk ishim ndare asnje cast qe kur na kishin prure ne ate kamp dhe kjo na jepte force te perballonim ate realitet te tmershem. Ai beri nje hap perpara dhe une jo pa dhembje vura re se si ai, se si ne , nuk kishim asgje te perbashket me figuren njerezore, ishim komike e te shemtuar , te katandisur ne gjysmeskelete , me ato fytyra ku edhe nje buzeqeshje e pafajshme e shkaktuar nga ndjenja aq te bukura , jepte efekte kaq te shemtuara e komike. Papritmas ajo nxorri nje revole shenoi mbi te dhe gjuajti. Perpara syve te mi im vella u lekund e ra mbi shpine me nje vrime ne balle. . Koha ndaloi , dhe ndjeva gjakun te me ngrinte ne deje. Ajo doli nga baraka duke qeshur me shoqeruesin e saj, qitja kish qene perfekte .Tashme syte e veshet tane ishin mbyllur e ndjesite e bukura shkuan e u fshehen perseri diku te trembura. Kish qene vetem nje iluzion. Ajo grua nuk kish qene nje engjell por nje demon.
Vdekja ishte aq e pranishme ne ditet tona te kampit sa ne ishim mesuar me te e kish kohe qe nuk na bente pershtypje, mbetej fakti qe ishte gjithnje e shemtuar por kjo kish qene me e shemtuar se gjithe te tjerat.
Po ate dite humba edhe nje mikun tim , gjate punes ,e shtypi nje vagon i ngarkuar. Ne mbremje , kur u shtriva te flija, katandisur ne nje grusht kockash te shtremberuara nga uria lodhja e dhembja, ndjeva mungesen e vellait dhe pare syve me kaloi tere episodi i mengjesit. Zot, u luta mos e sill me ne baraken tone. Degjoja kollen e shokeve te mi te fatit e mendova se nese ajo vinte ,cili e kish rradhen neser. Mund te isha edhe une ,mendova, e ne cast ndjeva gjymtyret te me ftoheshin nga tmerri e gjumin te merrte arratine. Por c’rendesi kish, une e te gjithe te tjeret e dinim se c’fund na priste. Perspektiva qe te vdisja nga dora e asaj gruaje se sa i shtypur nga ndonje vagon, apo i rrahur per vdekje nen cizmet e kamzhiket e SS-ve, ishte me e pranueshme.
Ajo erdhi perseri te nesermen ne mengjes, e te nesermen e te nesermes e perseri , e perseriste te njejtim veprim, sic dukej ish hobi i kesaj infermiereje te bukur .Dhe cdo nate i lodhur e i raskapitur nga nje dite ferri lutesha te isha une ai i rradhes ne mengjes per te mos qene i detyruar te kaloja akoma edhe nje dite tjeter rraskapitese e te llahtareshme ne kete kamp.Por cdo mengjes perpara ketij engjelli te vdekjes ndjeja zemren te me dridhej , ndjeja gjakun te me vershonte ne deje e kuptoja se ne kete thes kockash ekzistonte ende shkendijeza e shpreses dhe i lutesha Zotit me tere fuqine e shpirtit : Bej te mos jem une !
Shkruar sipas asaj qe me tregoi nje miku i gjyshit qe ka vuajtur ne nje kamp perqendrimi, i cili kur rastisi te shihte ne port nje vajze te bukur nuk qe ne ngjendje te fliste per disa ore .
Imperia , 08-12-2006