Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 06:18am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
NJE TREGIM
E hene, 14-01-2008, 06:52pm (GMT)

Atij ju erren syte nga dhembja. Ajo qenje qe dergjej mbi ate shtrat nuk kish asgje te ngjashme me bijen e tij te dashur. Kerkoi syte e saj por ata nuk shiheshin ne ate fytyre te enjtur e te shtremberuar, ku gunga te enjtura e te nxira kishin zene vendin e tipareve te embla. Me dore te dridhur terhoqi pak çarçafin  e vereu se edhe trupi nuk ish ne gjendje me te mire. Denesat e se shoqes ju peshtollen si peshqire te akullt ne shpirt dhe ai u kthye nga ajo dhe e perqafoi  me kujdes sikur te ishte prej qelqi, pasi e dinte se ç’force te madhe  derrmuese kish kjo pamje per te dhe priti derisa denesat u shuan ngadale  mbi kraherorin e tij. Kur hyri doktori ne dhome e largoi ngadale por duart e tij ishin te forta dhe agresive kur kapen jaken e bluzes se tij dhe ja afroi aq shume fytyren prane vetes sa ndjeu frymen e tij qe binte ere duhan e kafe  dhe kjo e acaroi edhe me shume.Si kish mundesi qe e bija e tij dergjej aty ne ate gjendje ndersa ai ne vend qe te rrinte prane saj e ta mjekonte shkonte e pinte kafe. Ndjeu syte t’i digjnin nga lote zemerimi dhe nuk e njohu zerin e tij tek i uleriti :” E dua gjalle doktor…Dua vajzen time gjalle , ndryshe mjere ti…” Pastaj syte ju erren dhe pati ndjesine se po rreshqiste poshte ne humnere.

                                                        - 0 -

Ai dergjej atje poshte ne humneren e lagesht e te erret qe i ngjante qelise se burgut te tij.Ftohte, terr, tmerr. Ai pak shpirt i mbetur ne ate trup te dobet e te rraskapitur klithte :”Ndihme o Zot, ndihme, te pakten nje rreze drite”.Atehere nje engjell i vogel zbriste nga lart me nje qiri ne dore , e ky engjell kish gjithnje fytyren e vajzes se tij . Atij i dritherohej zemra kur mendonte se atje jashte ishte ajo krijese e pafajshme ne nje bote te pameshireshme dhe ai nuk mund ta mbronte. E kishin futur ne burg kur ajo gjendej ende brenda barkut te ngrohte te se emes dhe nuk e kish pare as kur kish lindur.Kish munguar ne ditelindjet e saj per tetembedhjete vjet me rradhe. Kujtimi i çasteve te pakta kur i linin te vinin per vizite , ata sy qe i buzeqeshnin embel e benin te kuptonte se nuk i mbanin meri qe i kish lene vetem. Jo, ai nuk ishte kriminel, nuk kish vrare njeri, nuk kish vjedhur
 kurre ne jete te tij  por ai kish bere krimin me te tmerrshem qe mund te bente ne ate kohe, kish folur kunder regjimit, ah ç’po them dhe une, kujt rregjimi, thjesht kish thene se nuk mund t’i siguronte femijes qe priste te lindte ato qe ai do te deshironte , pasi tregjet ishin bosh. Se nuk kish as rroba dhe as ushqim as edhe fruta… po ku i kish thene, kujt, ah po kolegut te zyres qe i tmerruar nga shkurtimi i personelit dhe frika se mos i binte atij gershera e kish hequr qafe pa ngurruar… Dhe ate nate te bekuar  kur gruan e kishin kapur dhimbjet e lindjes , e kish çuar ne maternitet dhe ne kthim kish gjetur ne shtepi dy police qe pa i dhene asnje sqarim i kishin vene prangat , e kishin hipur ne nje makine  dhe e kishin zbrazur si nje thes bosh ne nje qeli , e kishin lene ne erresire… Dhe nje qenje hije qe rreshqiste ngadale nga muri , zvarritej ne dysheme drejt tij… oh sa neveri…Po eshte shume erresire, ku eshte engjelli im… ku je o bije, ku ke humbur. I alarmuar brofi me kembe duke dihatur dhe pa se gjendej ne nje dhome spitali. Doli me vrap nga dhoma dhe ne fund te korridorit pa dy police qe rrinin para nje dere. U kujtua se atje ndodhej vajza e tij e masakruar dhe u drejtua drejt tyre. Nje polic i doli perpara dhe i tha se nuk mund te hynte pasi do te vinte oficeri i hetuesise e do te merrte vajzen ne pyetje. Ai e shtyu me force  por nderkohe nderhyri tjetri dhe i bllokuan deren. Kur po behej gati te fuste ne pune grushtet , u afrua nje i ri , veshur me nje kostum gri dhe u beri shenje policeve te largohen.
            - Ju lutem,- i tha duke i bere shenje nga dera,- hyme bashke.
            - Jo, dua te hyj vetem.
Tjetri e veshtroi nje çast ne sy dhe pastaj oren.
            - Dhjete minuta, pasatj do te hyj une per ta pyetur. Mjeku tha se eshte ne gjendje te pergjigjet.
            - Faleminderit.- Ai shtyu deren dhe hyri me hap e zemer te dridhur. Pra ka shprese, nese mund te flase e te pergjigjet, ka shprese. O Zot vetem shpetoje se hakun do t’ja marr une… te lutem.
              - Baba,!- nje fill zeri e beri te fergellonte.
Ai ju afrua edhe me prane e u perkul siper saj aq sa fytyrat gati u ceken. C’nuk do te jepte per te nderruar vend me te.
               - Fol moj bije, fol moj e mira ime. Tregoji babait kush ishte dhe ç’te ka bere.

                                                  - o -

Nje peshperime e lehte u ngrit nga ato buze te enjtura e te deformuara dhe ai afroi veshin edhe me shume per te degjuar.Kur mbaroi i foli ngadale prane veshit me ton urdherues:-“Askujt bija ime, askujt , as edhe vetes tende nuk dua t’ja perserisesh me keto fjale. Ti nuk ke pare njeri, ti nuk e ke idene se kush ishin.” Pastaj u perkul edhe nje here per t’i dhene nje te puthur me kujdes mbi balle , aty ku mendoi se do t’i dhimbte me pak e doli. Tek dera hasi oficerin e hetuesise.
             - Eshte e tera e jotja. Pyete!
Kur u gjend jashte ndezi nje cigare. U ul tek shkallet e spitalit duke fiksuar nje pike ne hapesire pa vene re se kush hynte e dilte nga porta e spitalit.Diku ju afrua e shoqja dhe i foli diçka por ai nuk u pergjigj biles nuk i luajti as edhe nje qerpik.Ajo me hap te trishtem hyri perseri brenda per t’i qendruar prane se bijes. Ai djali simpatik qe ishte hetues  i kaloi perpara  por pastaj siç duket nderroi mendje dhe u kthye e u ul prane tij. Ndenji disa çaste ne heshtje .
               -Me vjen keq per ç’ka i ka ndodhur vajzes suaj, por doktori tha se eshte jashte rrezikut. Por ajo qe me vjen keq me shume eshte se tani per tani nuk kemi as edhe nje piste.Vajza nuk ka arritur ta shohe ne fytyre personin qe e ka sulmuar…Por te siguroj se do te bej ç’te jete e mundur per ta gjetur.
Ai nuk i ktheu pergjigje .Djali i ri ndenji dhe pak e u çua, edhe ai i kredhur ne mendime duke u perpjekur te provonte se ç’fare do te ndjente ai po te ish ne vendin e atij burri. U rrenqeth per ate qe hamendesoi por ishte i vetedijshem se edhe kjo ishte shume shume larg realitetit , pasi ai ishte djale i ri, nuk ishte i martuar dhe as nuk kishte femije.

                                                     - o -
        
Tani themi se ka ardhur momenti te bejme prezantimin e disa personazheve. Vajza qe gjendet ne shtratin e spitalit quhet Vesa, eshte perdhunuar dhe e rrahur gati per vdekje, tani eshte jashte rrezikut dhe ndoshta me kalimin e kohes ç’do gje do te shkoje mire ose nuk di sesi do te mund te thuhet mire ne keto raste kur mbetesh e sakatuar ne shpirt per gjithe jeten  ,por megjithate do te ishte nje fare soji “mire” nese nuk ka mbetur shtatzene, gje te cilen nuk e dime ende dhe nese do te jete e vertete do te duhen akoma edhe shume dite per ta marre vesh. Ajo eshte pak me shume se nentembedhjete vjeç, sa ka mbaruar gjimnazin dhe po pergatitet per te konkuruar per drejtesi.E bukur, e edukuar dhe mbi te gjitha teper inteligjente me pak fjale nje vajze qe e ka te ardhmen perpara.Te fejuar akoma asnje , ndonje simpati tek tuk, nje here qe i pelqeu vertet nje djale dhe qe mendoi se e dashuronte, hoqi dore sapo mori vesh se ishte i biri i personit qe kish futur ne burg babane e saj. I ati, Spendi, ish inxhinier ne uzinen e traktoreve, ish i burgosur politik per agjitacion propagande, banues jo pak por per nentembedhjete vjet ne burgun e Spaçit, burgosur naten qe lindi e bija. Rita , e shoqja, ish mesuese ne nje shkolle tetevjeçare, me pas puntore magazine pasi dihej qe nuk mund te vazhdonte te punonte ne aresim pas burgosjes se te shoqit, bile ishte fat i madh qe nuk e internuan se bashku me vajzen e vogel. Themi fat por ne fakt qe nje shoku i te atit qe nderhyri aty ku duhej per te mos e internuar. Grua fjalepake e me karakter mjaft te forte qe bjen ne kundershtim me pamjen e saj te brishte e delikate, i beri balle veshtiresive e nuk e ndau te shoqin as edhe formalisht siç kembengulen te afermit e miqte e saj per ti shpetuar perndjekjes e bezdive te deges se brendeshme dhe qe jeten ja kushtoi vajzes. Besim quhet oficeri i hetuesise qe ne tregimin tone nuk luan ndonje rol kushedi se çfare por gjithsesi do te jete mjaft prezent pasi eshte pranishem ne jeten e qytetit. E leme ketu  prezantimin e personazheve qe do te vazhdojme ti  bejme me vone , po te shohim se çfare do te ndodhe tani me kete familje qe i ka rene kjo fatkeqesi.

                                                       - o -


Shpendi ndenji ore te tera i ulur tek shkallet e hyrjes qendrore te spitalit e refuzoi te hante e te pinte por vetem thithte cigaret me shikimin ngulur hapasires qe nderronte ngjyre sipas oreve derisa u kthye ne erresire te plote pasi nata ishte e vranet e nuk kish as hene dhe as yje.Afer
mengjesit ju afrua doktori qe e njoftoi se gjendja e se bijes ishte ne permiresim dhe pasi u largua ai i shkoi prane e shoqja dhe ai i beri shenje
 te ulej prane tij. Folen me ze shume te ulet edhe pse nuk kish asnje aty rrotull per ti degjuar apo pergjuar,folen gjate.Ne fillim u duk sikur Rita nuk ishte dakord por ai kembenguli dhe nese dikush do te ishte aty prane do te shikonte se ai mundohej te shprehej me tere mimiken e duart e tij qe benin gjeste nga lutese deri kercenuese.Me ne fund gruaja u duk sikur ju nenshtrua vullnetit te tij dhe kokeulur e ngadale , me gjunj te prere u fut brenda ne spital. Ja tek u ndal nje çast tek porta , u kthye duke e pare me sy te perlotur e pergjerues por ai nuk ktheu as koken drejt saj. Ajo u zhduk brenda nderteses ndersa ai mbeti atje, tashme pjese e shkalleve si nje statuje qe dikush e kish harruar padashje.Ndenji keshtu deri ne oren e nderrimit te turneve te nates me te mengjesit dhe kur shkallet filluan te gjalleroheshin nga levizjet e personelit, me rrezen e pare te diellit shpertheu dhe ulerima e tij e pare qe u pasua nga nje tjeter e te tjera akoma e vazhduan pa pushim derisa erdhi nje mjek me dy infermiere te cilet e ngriten peshe dhe e futen brenda pa ja vene shume veshin kundershtimeve e grushtave e shkelmave te tij , nderkohe qe mjeku i nguli nje shiringe ne rruge e siper.Me vone u hap fjala se Shpendi ishte çmendur dhe e kishin shtruar ne psikiatri.

                                                   - o -

Kush i degjoi keto fjale ne qytet dhe nuk i erdhi keq. U hap edhe nje here historia se si kish hyre ne burg dhe tere qyteti denoi, themi denoi nese do te quhet keshtu , te shprehesh ndonje mendim me gjysem zeri dhe prapa kraheve kundrejt dikujt qe per momentin eshte bere goxha i fuqishem qofte ekonomikisht po ashtu edhe me pushtet.Arifi, keshtu quhet ish kolegu i Shpendit qe e spiunoi se bente agjitacion e propagande , gje e cila e futi brenda.Ky kish qene vetem fillimi , pasi e beri edhe per nje tjeter me vone e do ta bente pambarimisht po ti jepej rasti por meqenese nuk dihet se si por u mor vesh kjo, te gjithe i ruheshin e flisnin me kujdes ne prani te tij. Kjo nuk e pengoi te bente kariere dhe  ai nga inxhinier u be kryeinxhinier  , e me pas bram, eshte e vertete qe ndodhin çudira me natyren e njeriut , ai u be demokrat i flakte dhe ne demokraci u be drejtor po i asaj uzine. Me privatizimin bleu pjesen me te madhe te saj dhe nese dikush don te dije se ku i gjeti parate do te ishte shume e lehte nese do te gjente librat e llogarise dhe gjendjet e magazinave te ndermarrjes disa muaj para privatizimit por per fat te keq kjo nuk mund te behet pasi tamam ne zyren e llogarise ra zjarr nje dite te bukur. Dhe fati e desh qe po kete dite ne to te gjendeshin edhe librat e magazinave pasi po benin rakordimet.Siç ndodh shpesh kur njerezit kane para dhe pozite gezojne edhe respektin e te tjereve. I paskrupullt ai dinte ta shfrytezonte kete. E vetmja pike e dobet e tij ishte i biri, Luani, kerkesave te te cilit nuk i rezistonte dot pasi e kish djale te vetem.Jo vetem kaq por edhe ja ushqente egon dhe prapesite, pasi shihte ne to ato ane te erreta te shpirtit te tij qe nuk i kish kenaqur dot ne rinine e tij. Nepermjet te birit, ai sikur rijetonte rinine e tij, keshtu qe i plotesonte gjithshka vetem me nje kusht, i biri duhej ti tregonte gjithshka bente dhe ai perpinte çdo fjale te tij e çdo nate tek binte te flinte fantazonte gjerat qe i tregonte ai sikur i bente ai vete dhe kjo e eksitonte , e bente te ndjehej i ri…Ate e kish eksituar pa mase dashuria e te birit per te bijen e Shpendit. Jo, ai nuk mendonte qe ajo te behej nusja e te birit, por desheronte qe i biri te defrehej me te ashtu siç kish dashur te bente ai me te emen, Riten. I kujtoheshin netet qe nuk e zinte gjumi ndersa degjonte  gerhimen e lehte te se shoqes ne shtrat dhe ai enderronte Riten. Ajo po qe ishte grua e bukur, siç do ta kish dashur ai te tijen po ta kish zgjedhur vete, por nuk kish mundur, i ati kish vendosur per te… Ai i ishte vardisur Rites pasi Shpendi ish futur brenda dhe per shume e shume here  por ajo ja kish treguar gjithnje vendin e marazi sa vinte e i shtohej por nuk kish se çfare te bente. Ajo kish nje kusheri me pozite, ne nje vend kyç ne ministrine e brendeshme dhe ai hoqi dore kur e kercenoi se do te shkonte taq kallezonte.Nga ajo dite ai bente sikur nuk e shikonte kur e haste rruges por kurre nuk e kish harruar ate refuzim qe e kish ofenduar e lenduar ne seder.Kur e bija e saj i dhe duart te birit atij ju mblodh nje lemsh ne gryke e i tha :”Mos e le te te beje budalla, vepro!”

                                             - o -

Ndjeu kenaqesi kur mendoi se i biri do t’i bente keq asaj vajze te pafajshme. Te shikonte njerez qe vuanin dhe aq me teper per shkak te tij i jepte ndjesine se ishte i forte , i jepte pushtet.E kish ndjere per here te pare ne shkolle te mesme kur kish spiunuar shokun e tij te bankes qe nderkohe ishte dhe shoku i tij i ngushte, se lexonte nje liber te ndaluar.Pasojat kishin qene te renda, ate djale e kishin pezulluar nga shkolla per dy jave dhe i vune fleterrufe shoqeruar me nje karikature. Te nesermen ne mengjes, mes nxenesve qe qeshnin me karikaturen ai kish ndjere gjakun ti levrinte ne damare duke i dhene nje kenaqesi shume te madhe , biles ishte eksituar e kish ndjere pantallonat ti fryheshin perpara . Kjo e fundit kish fshire edhe hijen me te vogel te dyshimit apo te brerjes se ndergjegjes qe kish patur nje nate me pare. Vetja ju duk si nje zot i vogel qe mund te luante me fatet e te tjereve e ai ndjeu deshiren e nevojen ta bente perseri. Sa here qe e ndjente veten inferior karshi dikujt e kompensonte duke i punuar ndonje rreng nga prapa. Ah, keta djem inteligjente, te zgjuar e te edukuar, ata nuk e dinin se me ke kishin te benin, mjere kush i dilte perpara dhe i zinte rrugen. E kjo i jepte shume kenaqesi, me shume kenaqesi se sa seksi. Me kalimin e kohes ju be nevoje e domosdoshme, nje lloj droge qe i duhej per te harruar se ishte nje njeri pa dhunti, pa merita apo talent te veçante qe te shkelqente, nje njeri i rendomte qe duhej te bente nje jete te rendomte me nje grua te rendomte qe nuk e kish dashur kurre por qe i kish falur nje alamet djali dhe me nje baba  qe kurre nuk e kish vleresuar po gjithmone poshteruar e urdheruar.Persa i perket gruas , doemos nje tip si ai nuk kish se si ti qendronte besnik.Piketonte gjithnje gra te martuara edhe pse i ati shpesh i kish terhequr vemendjen per kete, por çfare lezeti kish te shkonte me dike kur nuk kish askend per ta lenduar. Mendimi se po i hynte ne pjese dikujt tjeter , se i bente te shoqen e eksitonin dhe e kenaqnin pa mase. Ai edhe tani qe Rita nuk ish me e re dhe  e bukur sa me pare e deshironte me gjithe shpirt jo sepse e dashuronte, kjo ndjenje ishte e huaj per te, por sepse keshtu realizonte plotesisht ate qe kish patur ndermend ti bente Shpendit, ja kish futur atij por do te ishte nje mrekulli nese ja fuste edhe se shoqes…Nejse çfare nuk kish mundur te bente ai, do ta bente i biri me ate vajze qe ishte drita e syve te Shpendit. A perfytyroi dhimbjen qe do ti shkaktonte  dhe buzeqeshi me ligesi ne erresire ndersa ndjente organin e tij te ngrihej e te krijonte nje xhunge mbi siperfaqen e jorganit e filloi te masturbohej ngadale qe te mos zgjonte te shoqen. Nese e shoqja do te ishte zgjuar ate moment do te ish tmerruar jo nga ajo qe po bente , por nga ajo buzeqeshje e lige dhe e peshtireshme qe i kish ngrire mbi fytyre.

                                                            - o -

Ate nate qe Shpendi qendronte si statuje mbi shkallet e spitalit, nje makine me drita te shuara u afrua e qendroi prane hyrjes. Nuk dallohej se kush ishte brenda, here pas here shikohej vetem xixellima e nje cigareje te ndezur. Asnje tingull, radio e fikur, qetesi e plote. Shpendi nuk e kish vene re, dhe me mire per te. Po ta kish pare se kush ishte brenda ndoshta kjo histori do te mbyllej ate nate dhe gjerat do te ishin shuar pak e nga pak derisa te harroheshin per te mos u zgjuar me. Por ai i humbur ne mendimet e veta , i poshteruar persa i kish ndodhur se bijes dhe ndjenja e pafuqise karshi se keqes qe sundonte ne bote e qe shkonte e godiste gjithnje me te pafajshmit nuk e la ta shikonte makinen.Jo, nuk kish se si, ai nderkohe po i bente vetes nje betim, se ai… Para atij qendronte ajo hije e zeze e peshtireshme qe i afrohej ne qeli çdo nate duke u zvarritur e i kerkonte shoqeri, qe donte te beheshin miq, se i thosh se duhej te ndryshonte e pastaj ajo do ta keshillonte se ç’duhej te bente per te dale sa me shpejt qe andej, nuk ishte e veshtire, biles mjaft e lehte se sa mund ta perfytyronte, duhej veç…Ai e kish shtyre perhere me neveri. Por kete nate kjo mase e neveriteshme e kish gjetur perseri e per me teper nuk zvarritej por qendronte drejt me kembe para tij, gje e cila siç dukej e lodhte duke e bere te dihaste dhe ai ndjente frymen e saj qe kuterbonte si nje kufome e kalbur dhe e pyeste nese ai do te vazhdonte te ishte “i miri” apo do te reagonte. Nese kish vendosur te merrte hak nuk mund ta bente dot vete, ai ishte tashme shume “plak” per te nderruar stil, ai kish nevoje per ndihme, per nje aleat si puna e saj qe ta mesone.Dhe ajo ishte gati.Por rregullat e lojes do ti bente ajo, ndersa ai duhej ti bindej.Se pari duhej te mesonte te zvarritej. Te zvarritej!? A nuk po zvarritej valle shpirti i tij e po çirrej ne çdo centimeter te rrugeve te ketij qyteti te dashur qe e kish enderruar çdo nate ne ate qeli te erret e tek perzinte me perbuzje kete gjene neveritese ? Ai kish enderruar te ecte mbi keto rruge krenar pasi e keqja e shpirtit nuk e kish mundur. E ç’kish vlejtur valle e gjithe kjo, tani qe lot gjaku e plage shpirti , pamja e Veses mbi ate shtrat spitali i kishin therrmuar e hedhur tutje tere krenarine e te miren qe kish patur ne zemer.
“Dakort”- dhe syte i shkrepetine si shenje vulosje e ketij pakti. Njeriu ne makinen me drita ta shuara nuk e vuri re kete, nuk kish sesi pasi ishte relativisht larg, por edhe sikur te ish me afer ishte aq i mbushur me veten dhe kenaqesine qe po provonte keto çaste me doren futur thelle ne zinxhirin e hapur te pantallonave, sa nuk do ta vinte re. Ne rast te kundert do ta kish vene veten ne mendime dhe do te kish qene me i kujdeseshem.

                                                           - o -

Nuk thone kot qe mrekullia me e madhe zgjat vetem tri dite.Qyteti yne tashme ishte rritur shume, kish shume te ardhur dhe shume levizje, keshtu qe shpesh ndodhnin ngjarje qe terhiqnin vemendjen e njerezve e nga ana tjeter njerezit nuk ishin mesuar akoma me ritmet e ekonomise se tregut , te sapodale nga sistemi i vjeter , ishin shume te stresuar.Por ne banoret e lagjes, dhe lagja jone eshte nga me te vjetrat e qytetit, merrnim informata per njeri tjetrin tek klubi ne fund te rruges,te cilin Miri , biri i Deshires qe arriti ta privatizonte lokalin pasi punoi nje vit jashte shtetit u kthye me paisje jo te reja por goxha te mira dhe e shnderroi vertet ne nje klub simpatik ku u pelqente te shkonin njerez te te gjithe brezave, nga pleqte e lagjes deri tek djemte e rinj, biles shpesh shihje dhe vajza. Dhe ishte ketu qe une me Shpendin si dhe me tre shoke te tjere qe ishim rritur bashke ne kete lagje, mblidheshim mengjeseve e  pasditeve per te pire nje kafe. Dhe ishte po ketu qe mora vesh se Rita me te bijen kishin ikur ne Itali. I shkreti Shpend!Psheretime te katert dhe nderruam muhabet. Pak nga pak kishim filluar te mos e zinim me ne goje. Tek tavolina qe ishte prane deres shperthyen te qeshura qe na bene te kthejme koken. Ah, eshte Luani me tre a kater djem te tjere qe po ngacmojne kamarieren qe eshte vajze e re dhe goxha e mire. Miri qe ndodhej ne banak u skuq, vajza ishte kusherira e tij  qe kish nevoje per pune dhe atij i erdhi keq per te se do ta pushonte. Jo, ai nuk do te merrte me vajza si kamariere, nuk donte sherre ne lokalin e tij. E thirri dhe diç i tha me ze te ulet. Ne nuk degjuam gje por kur vajza u afrua te merrte parate e kafeve i kish syte e skuqur. E dinim te gjithe qe nuk ishte faji i saj por nuk kish rendesi kjo,rendesi kish te mos kruhesh me Luan Zikon, te birin e Arifit, qe ja tek po hyn, ashtu i kaperdisur , me barkun e kercyer mberthyer ne nje kostum blu dopjopete prej cohe te shtrenjte dhe drejtohet nga tryeza e tyre.Nga shprehja e fytyres kuptohet sa krenar eshte per te birin. Ata i tregojne diçka duke qeshur e ai kthen koken , shikon kamarieren e qesh edhe ai.Pasi pin kafene dhe i le nje shuk parash te birit mbi tavoline, e kete e ben ne menyre qe ta shohin te gjithe ,ngrihet e iken duke na pershendetur te gjitheve . Me kapadaillek drejtohet tek “benzi”i tij qe e pret tek cepi i rruges dhe ne shikojme shoferin  qe nxiton e i hap deren e makines e qendron aty deri sa ai te zere vend ne ndenjesen e pasme. Tek kthej koken per te ndjekur makinen qe largohet, syte me hasin Besimin, oficerin e hetuesise , ne tryezen prane, qe megjithese syte i ka tek xhami e shikon rrugen, mua me le pershtypjen se ishte tjeter dhe jo rruga ajo qe i interesonte ,po perpiqej te degjonte se per çfare flitej ne tavolinen e zhurmeshme. E pse jo? Kisha degjuar se i biri i Arifit po kurdiste ca biznese te leverdiseshme, por ajo per te cilen peshperitej ne qytet ishte pluhuri i bardhe. Veshtrova filxhanin e kafese qe e kisha mbaruar dhe u ngrita. Me mua u ngriten edhe miqte e mi dhe u shperndame te gjithe ne punet e hallet e veta.

                                                - o -

Tani dashur padashur me duhet te prezantoj veten . Edhe une kam mbaruar studimet per inxhinieri dhe kam punuar ne te njejten byro teknike me Shpendin dhe Arifin. Por nuk isha une ai i talentuari dhe i shkatheti siç ishte i pari e qe per fat te keq i mungonte ambicja per te bere karriere megjithese shkelqente me punen qe bente dhe kjo nuk mund te kalonte pa u vene re, nuk isha ambicioz si i dyti qe urrente kedo qe ja kalonte. Me mbylljen e uzines e kalimin ne asistence , vjehrri me ndihmoi me disa leke dhe sajova nje kjoske qe e vendosa aty ne lagje jo shume larg klubit.Ne fakt duhet te pershkruaj lagjen time qe shtrihet ne te dy anet e nje rruge qe eshte mjaft e ngushte me shtepite pothuaj ngjitur me njera tjetren. Ka qene nje lagje e qete  me djem te mire qe dinin te shikonin punen e tyre, ta kishin mire me partine e pushtetin dhe ne darke te shikonin lajmet tek raiuno  qe jepte lajme me te sakta dhe jo vetem ato te rendimenteve te larta neper fusha e te levizjeve nacionalçlirimtare neper bote qe jepte televizioni yne. Rruga apo me mire rrugica jone , zbriste nga kodra e mbaronte tek nje rruge me e madhe nga ku, ne anen tjeter te saj, mund te hyhet ne nje rrugice akoma me te vogel qe po ta vazhdosh te nxjerr tek bulevardi kryesor. Keto rrugica ishin te nderthurura me te tjera me te vogla apo me pak te rendesishme dhe ne to gjeje ndertesa te koheve e te stileve te ndryshme, nga ato te “italise” deri tek ato te rejat . Ajo qe te bente me shume pershtypje ose me mire gjeja qe kishin me te shemtuar keto rrugica kaq te dashura per ne , ishin bunkeret. Nuk e di perse i bene , e akoma nuk e di se pse i bene kaq te shemtuara, megjithese nuk kish se si te ishin ndryshe, frut i nje psikologjie e mendjeje akoma me te shemtuar. Kam patur bindjen se hije apo forca te errata e te kobshme banonin ne to dhe nuk do te habitesha sikur dikush ndonje dite do te tregonte se kish pare nje lugat te dilte naten prej tyre. Une do ta besoja…

                                                    - o -

Qe nje traume per te gjithe ne qe po pinim kafene e mengjesit ne klub kur pame nga dritarja Shpendin, apo me mire nje burre qe ecte i kerrusur me nje sup pak me te rene se tjetri, veshur me nje kostum te grisur e ne kembet e zbathura nje pale shapka te medha e te vjetra. I teri i zbardhur e me faqe te rrufitura, dukej me shume nje fantazem ose drejt te themi dukej karikatura e fantazmes se tij. E ndoqem me sy tek i afrohej portes se klubit, degjuam zhap zhupin e shapkave te tij t’i afrohej tryezes sone dhe nuk kishim guxim ta veshtronim ne sy. Padashur, nuk e di sepse por e ndjeme veten fajtore karshi tij.Tre muaj me pare e dinim qe e kishin futur ne çmendine dhe pastaj e kishim harruar, nuk kishim marre asnje lajm nga ai por edhe ne nuk ishte se ishim interesuar per te. Nje nate me pare tek kaloja poshte shtepise se tij nuk kisha vene re as edhe nje drite ndezur, shenje kjo qe nuk kish njeri ne ate shtepi te mbetur bosh prej muajsh. Une kaloja çdo dite atje pasi banoja prane dhe po te kishte ndonje levizje do ta kisha vene re. Fati, keshtu quhet njeri prej nesh u ngrit dhe i afroi nje karrike. Por ai na shikoi te gjitheve me rradhe dhe per çudine tone zgjati doren…jo ashtu siç jepet dora, por me pellmbe te shtrire ashtu siç bejne lypesit…

                                                   - o -
Ditet vazhdonin rrjedhen e tyre, me ritem here me te shpejte e here me te ngadalte, me probleme e preokupacione qe varionin, por ajo qe nuk ndryshonte ose me mire qe ndryshonte me pak ishte kafja e mengjesit dhe e pasdites se vone tek klubi ku edhe klientet e tjere ishin pothuaj te njejtet.Zakonisht tryeza jone , veç rasteve kur vinte ndonjeri qe nuk ishte i lagjes dhe e zinte, ishte prane dritares, dy me tej ishte ajo e hetuesit qe nuk e di sepse por nuk ishte me hetues e kishte hapur nje agjensi udhetimesh ne fund te rruges, apo me mire ne kryqezimin e rrugices sone me rrugen poshte,  ndersa tryeza prane deres se xhamit ishte ajo e Luanit me shoke. Pjese e pandashme e tablose ishte Shpendi me zhap zhupin e shapkave te tij qe kalonte çdo mengjes e mbremje ne te gjitha tryezat, me perjashtim tones, per te lypur dhe pastaj dilte e ulej prane pragut te klubit ne nje stol te vogel druri qe per çudi e linte atje dhe askush nuk ja luante. Nuk fliste me njeri , nuk ja kishim degjuar me zerin, rrinte i heshtur e tymoste deri ne oret e vona te nates dhe pasi klubi mbyllej ngrihej e fillonte te ecte kuturu neper qytet. Ne fillim e ndoqem prapa me friken se mos humbte neper rrugica, por jo, aty afer mengjesit kthehej i lodhur e i rraskapitur ne shtepi e pastaj prape ne mengjes ja tek afrohej ngadale me zhapzhupin e tij  e hynte ne klub. Ne nuk i jepnim para dhe as nuk na i kerkoi me veç dites se pare, por i paguanim kafene qe kamarieri ja çonte e ja linte pertoke ne nje tabaka te vjeter druri qe ne e quanim tabakaja e Shpendit. Here here ne te i vendosnim edhe ndonje panine apo byrek qe ai e hante ngadale e pa fjale dhe nganjehere kur guaja ime gatuante diçka te mire e vija ne nje kuti plastike nga ato qe perdoren per te ruajtur ushqimet ne frigorifer dhe ja vendosja mbi tabaka. Po ashtu edhe te tjeret. Ndonjehere i çonim ndonje kemishe dhe te nderruara te pastra dhe ai megjithese i merrte nuk e pame kurre t’i vishte, keshtu qe nuk i çuam me. Pasi hante e pinte dhe klubi boshatisej, dremiste ashtu ulur derisa klubi zinte e gjallerohej e bashke me te gjalleroheshin dhe syte e tij qe ishin magjepses e te çuditshem ashtu siç jane ata te nje njeriu jo normal nga trute. Zinte e veshtronte njerezit qe hynin e dilnin ne menyre te tille sa kush nuk e njihte e vinte ne siklet ndersa per ne ishte thjesht i “shkreti” Shpend ose me mire budallai i shkrete…

                                                          - o -
Besimi hyri vone ne mbremje ne shtepi dhe pasi beri nje dush me uje gati te ftohte pasi bente shume vape, doli ne ballkon e ndezi nje cigare.Kish tre muaj qe kish dhene “doreheqje” nga hetuesia dhe kish hapur nje agjensi udhetimesh qe ne fakt ishte koperture. Ai ishte me antidrogen e kish kaluar me interpolin e kete shume pak vete e dinin. Per momentin po ndiqte grupin e Luanit por akoma nuk kish gjetur provat e duhura per ta mberthyer. Qellimi i tij ishte te futej ne kete grup per te siguruar prova por ata gjithsesi i ruheshin e i nuk kishin besim tek ai. Nga ana tjeter parate dhe lidhja me kriminele me te cilet luante kete loje te rrezikshme e kishin shnderruar Luanin ne njeri qe duhej patur frike. Peshperitej se ai kish vrare shoke qe e tradhetonin, pa patur as edhe prova te sigurta per kete, por thjesht se keshtu i thosh intuita. Asnje nga ata qe i rrinin rrotull nuk e kish kundershtuar pasi kishin frike. Kishin pare ate shkelqim qe kishin syte e tij ne çaste terbimi , e dinin se kjo i pelqente, dhe nuk do te ngurronte ta bente prape pa ju dridhur dora. Keshtu qe Besimi nuk mund te ndermerrte nje hap te pamenduar dhe pa u krijuar kushtet e duhura. Me pare duhej te blinte besimin e tij po si mund ta bente kur nuk e linin t’u afrohej dhe Luani e shihte sikur te kishte zgjeben vetem se me pare kish punuar me policine. Pasi mbaroi cigaren u kthye ne dhome dhe hapi kompjuterin te kontrollonte posten private. Nuk mund ta bente ne agjensi. Kish vetem nje mesazh te ri nga “i panjohuri”Kush ishte ky “i panjohur”? Si kish hyre ne adrese te tij apo ishte ndonje koleg i interpolit e kish dashur te  bente ndonje shaka. Ta lexoj nje here mendoi do te me sqaroje. Por ajo qe lexoi e ngaterroi edhe me keq.
          “ Neser ne mesnate .Rrugica qe te çon ne boulevard. Nese te dhemb dhemballa eja se do te gjesh specialiste te shquar dhe ilaç te mire per dhembjen. Naten e mire.”
Lexoi e rilexoi mesazhin por nuk kuptonte gje. Kush ja kish derguar, ku e kish gjetur adresen e email-it te tij? Cila ishte kjo rrugice, pasi rrugica qe te çonin ne bulevard ishin me dhjetra e ai nuk mund t’i kotnrollonte te gjitha edhe sikur te nxirrte te gjitha patrullat e policise. Pastaj edhe nuk ishte se e njihte mire kete qytet se ishte i ardhur e nuk ishte rritur ketu. Nxorri nje harte te qytetit e shqyrtoi me vemendje bulevardin kryesor pasi sigurisht per te behej fjale dhe konstatoi se me te vertete ishin me dhjetra rrugicat qe te çonin ne te. Duhet te jete ndonje i lajthitur. Ai palosi harten. Por …kur flitet per ilaç under dhembjes duhet te jete droge, e kur flitej per specialiste do te thosh se ishin njerez te armatosur e te rrezikshem.Gjumi e braktisi . Cfare duhej te bente ? Ja ta merrte te mireqene, si duhej te vepronte? E nese ky mesazh te ishte gabim i dikujt, apo dikush ta kish vene ne loje? Me siguri keshtu ishte. Ai buzeqeshi ne erresire tek shtrihej ne shtrat kur mendoi se ç’do ti punonte atij qe i kish punuar kete rreng.Por pas pak dyshimi filloi ta gerryente perseri. E nese ishte dikush i infiltruar qe i kishin dhene adresen e tij , dhe jo vetem kaq por qe mund te ishte edhe ne rrezik atehere si do ti bente llogarite me ndergjegjen e tij kur ta ngarkonte me vdekjen e dikujt e jo me pak po te nje kolegu te tij… Ai u kthye ne anen tjeter por nuk gjeti as pergjigje dhe as edhe nje fill ku te mberthehej pas gjumit.

                                                       - o -
Ate mengjes ne klub çdo gje rrodhi si gjithe mengjeset e tjera, e vetmja gje qe me ra ne sy ishte Besimi, pra komshiu yne i tryezes  nuk ndjehej mire e porositi nje kafe te dyte te shoqeruar me konjak, por edhe pas kesaj nuk dukej me mire. Akoma me keq dukej kur e pame te hynte pasdite. E pyeta se si ndjehej por me tha “mire” me nje shprehje te fytyres sikur donte te me thonte mos me ça koken. Pastaj shohim Shpendin qe vjen drejt tavolinave dhe kish lidhur nje shami ne koke qe i kalonte poshte nofulles. Luani qe ishte si gjithmone me grupin e tij i therret :”-Zhap zhup ç’te ka gjetur? Ke frike se te iken truri ?”- Fjale keto qe u shoqeruan me te qeshura ne kor ndersa Shpendi i shkrete tregon me gisht nofullen me nje pamje pervuajtese qe donte te thoshte se i dhimbte dhemballa. Atehere Luani i kenaqur pa mase me shakane e tij I hedh pertoke dy kartemonedha.
         - Skapi zhap zhup . Skapi e shko tek dentisti.
Nuk ishte hera e pare qe e trajtonte keshtu. Dhe si ç’do here syte e Shpendit u pershkenditen e u duken sikur nderruan ngjyre ndersa Luani rrinte me doren ne brez ku mbante revolen. E kishim vene re se e bente shpesh kete gje dhe kishim menduar se ne nje fare menyre i trembej. E pas disa çastesh qetesoheshin te dy, njeri ulej e merrte parate e tjetri i kthehej gotes. Nuk e kemi marre vesh kurre se ç’bente Shpendi me parate. Per te ngrene e per te pire i jepnim ne ne klub, normalisht me ato kerkesa qe kish nuk duhej te lypte por nejse nuk e kishim vrare mendjen per kete dhe as qe donim ta vrisnim. E shikonim te ulur jashte me koken te peshtetur ne dore shenje kjo qe dhimbja e dhembadhes  e torturonte derisa Fati u çua dhe tha se do ta shoqeronte tek dentisti ne kliniken qendrore. Medet, tha, qe dentistin ne fund te rrugices poshte e kishin mbyllur, ishte kaq afer, na vinte per mbare. Ai doli dhe mori Shpendin per krahu qe me zhap zhupin e tij e ndoqi siç ndjek nje qen te zotin. Pas pak pashe Besimin qe doli nga klubi.

                                                    - o -
Besimi duhej te nxitonte. Gjeagjeza ishte zgjidhur pa dashje dhe shkak kish qene nje budalla. Atij i erdhi keq qe mendoi keshtu per ate burre qe e dinte se ç’kish hequr por ne fund te fundit fakti ishte se nuk ishte me normal. Kaloi me hap te qete e ne dukje te painteresuar rrugicen qe te çonte ne bulevard dhe dalloi tabelen e klinikes dentare qe ne fakt mezi shihej se ishte fare e zbehte dhe i mungonin disa shkronja. Nuk ndaloi te pyeste pasi kish frike mos ngjallte dyshime por pasi kaloi ne parade disa dyqane ne bulevard e pyeti per disa çmime u kthye pas po ne te njejten rrugice e pasi kaloi kliniken e vjeter ndaloi te per te ndezur nje cigare e hodhi nje sy perreth. Befas vuri re qe ish ndalur prane bunkerit me dere te mbyllur me nje zinxhir te ndryshkur te mberthyer ne nje dry te madh dhe ky i mbuluar me ndryshk. Shemtia e bunkerit i beri pershtypje dhe ai u afrua per ta vrojtuar edhe me mire por pas pak çasteve ja dha kembeve pasi i hyne te rrenqethura. Nje ndjesi e papelqyeshme e pushtoi te terin duke i kujtuar ate endrren e tmerrshme qe shihte kur ishte femije dhe ai nga frika fshihej ne dollapin e rrobave te nenes.Keto kujtime e bene t’u jepte kembeve edhe me shpejt dhe ai nuk e kuptoi se si u ndodh para deres se apartamentit te tij.

                                                       - o -
Toni hodhi kraheqafe çanten sportive , peshteti kurrizin pas murit te bunkerit , nxorri revolen dhe i hoqi siguresen. Donin dhe njezet minuta te vinte mesnata por ai ishte mesuar te shkonte ne vendtakim gjithnje me heret dhe pasi e kontrollonte e verifikonte se nuk kish levizje te dyshimta fshihej ne ndonje hije dhe priste. Por sonte ai kish ardhur shume me heret dhe e kish bere inspektimin. Diçka I  thosh brenda vetes  se jo çdo gje shkonte mbare kete nate dhe u pendua qe nuk i kerkoi Luanit dike qe ta shoqeronte. Kish gati nje vit qe ai vinte ketu dy here ne muaj e blinte mallin, kish kerkuar  ta bente vetem kete pune pasi edhe shperblimi nuk ndahej ne dy apo me shume pjese dhe Luani kish qene gjithnje bujar me te. Ndjeu ftohtesine e murit te bunkerit dhe e pershkuan drithma,por keto qene drithma emocioni. Ky bunker e emociononte gjithnje kur rrinte ngjitur me te, diç i transmetonte ne menyre direkte por edhe i shtinte friken. Toni veshtroi perseri oren. Pesembedhjete minuta, kam kohe te ndez nje cigare bile nje kane do te ishte bota por jo tani, duhej ta kish mendjen te kthjellet pasi duhej te kontrollonte mallin se mos i ngecnin niseshte…Cakmaku i mbeti ne dore pa guxuar ta shkrepe. Nga prapa, nga fillimi i rrugices degjoi diçka, ç’te jete valle? Hodhi cigaren ne toke te pandezur dhe shterngoi revolen me te dy duart. Zhap Zhup degjoi dhe u qetesua. Duhet te jete ai budallai qe ben xhiron e nates, po si xhanem nuk gjeti rrugice tjeter? U peshtet edhe me fort pas murit dhe e ndoqi me sy tek kalonte para tij. Zhap zhupi u tret ne fund te rrugices dhe ai veshtroi perseri oren. Dhjete minuta, edhe pese dhe ata do te vinin. Nxorri fenerin e vogel elektrik nga xhepi se duhej te nderronte sinjalet me ta.Uli koken per te pare nese funksiononte duke e ndezur brenda pellembes se dores. Drita e bardhe i veshi pellemben kur papritmas nje goditje e forte i erdhi pas kokes dhe ndersa ngriti duart per tu mbrojtur nje tjeter e beri t’i priteshin gjunjet dhe ai ra pertoke . Ndjeu dy duar te fuqishme qe e terhoqen rreshqanthi me force dhe kur koka ju perplas pas murit humbi ndjenjat e ju duk sikur po notonte ne terr.

                                                    - o -
Une nuk po i shkruaj datat se kur u zhvilluan keto ngjarje e fundja kujt po i rreh per to. Nga ana tjeter dhe une vete tani nuk i mbaj mend mire. Mbaj mend qe mengjesin tjeter nje vel heshtjeje , tensioni e misteri kish mbeshtjelle tavolinen e Luanit i cili dukej nje kafshe e eger e terbuar e mbyllur ne kafaz e nuk dinte kujt t’ja shprazte inatin pasi çunat e tjere rrinin urte e me sy ulur si te zene ne faj. Diku u duk Arifi qe ju afrua tryezes se tyre por nuk u ul, i peshperiti diçka ne vesh e doli. Pas kesaj Luani seç u tha çunave dhe ata u ngriten e dolen nje e nga nje.Ne klub hyri Eri qe ju afrua banakut e filloi te bente shaka me Mirin , gje qe e beri Luanin shume nevrik. Ai e kish dashur Erin ne grupin e tij pasi ish i forte me trup atleti, por tjetri e kish injoruar.Ishte nje antipati qe kish ndjere per te qe kur ishin femijee luanin ne rrugice me djemte e tjere e duke u rritur kjo ndjenje kish ardhur duke u shtuar ndaj e kish shmangur gjithnje , e kete Luani nuk ja falte.Nuk kish lindur ende ai bir nene qe ta injoronte. Le te vazhdonte keshtu. Do t’ja gjente momentin t’ja saldonte ate fytyre te bukur. Ai u çua dhe ndersa doli nga klubi ja futi me shqelm kokes se Shpendit te shkrete qe po dremiste mbi stolin e vogel te drurit duke e bere ti perplasej pas murit . Erit i ngriu e qeshura ne buze. La goten mbi banak e rendi tek Shpendi i gjore te cilit i ishte çare tembli e gjaku i rridhte curril mbi faqe e i zbriste nden mjekerr duke marre çuditerisht formen e nje pikepyetjeje. E ndihmoi te ngrihej , e futi ne makine dhe u nis me te per tek urgjenca duke share e mallekuar me vete. Tek po kalonte prane Luanit qe po ecte me kapadaillek hapi xhamin e i uleriti ne fytyre :
            - Idiot, budalle, funderrine, merru me nje si veten tende !
Tjetri mbajti hapin nje çast dhe dora e djathte kerkoi pas shpines poshte rripit te pantallonave pistoleten. E dinim te gjithe qe e kish nje te tille si ai ashtu dhe çunat e tjere qe rrinin me te por askujt nuk i bente pershtypje edhe se ishim te sigurte qe i kishin pa leje. Neve aq na bente se i kishin apo jo, mjaft qe te mos i perdornin ne lagje, gje qe edhe ata e kishin kuptuar. Ishte nje lloj marreveshje.Ndaj kur pa qe rruga kish mjaft kalimtare nderroi mendje. Leshoi sendin e ftohte, ngriti doren lart duke e bere grusht e ngriti lart gishtin e mesit duke u skermitur.Eri turfulloi nga inati kur pa kete gjest por mblodhi mendjen se me pare duhej te çonte Shpendin ne spital pasi po jepte shenja padurimi e kish filluar te ulerinte.Shkeli gazin e u largua pa patur as idene me te zbehte se ç’po kurdiste Luani ne mendjen e tij.

                                                   - o -
Pas disa ditesh jo vetem ne por i tere qyteti e kish marre vesh aresyen e terbimit te Luanit dhe ja tregonim me ze te ulet kujtdo qe takonim , kjo pasi na dukej sikur hakmerreshim per koken e Shpendit qe kish nente te qepura ne temth dhe shtate nga prapa. Veç nje te mire kish patur kjo pasi me ne fund i kishin nderruar kemishen ne spital qe kish muaj pa e hequr nga trupi. Dikush i kish falur nje te re e cila i nxirrte me ne pah floket e fytyren e palare.Qe te mos zgjatem thuhej se nje nga çunat ja kish ngecur shume bukur Luanit. Toni ai qe i rrinte me shume ngjitur dhe qe ai i besonte me shume, aq shume sa e linte t’i bente pazaret, i kish qethur jo pak por pesedhjetemije dollare, dikush thosh  njeqint e dikush me shume.Qe thoni ju ky Toni kish lajmeruar policine e cila kish kapur shitesit me mall ne dore dhe i kishin arrestuar ndersa ai ja kish mbathur me parate ne drejtim te paditur. Megjithe perpjekjet e Luanit qe kish vene edhe çmim mbi koken e tij dhe e donte gialle apo vdekur, nuk po e gjenin dot, as ate dhe as parate. Dikush thosh se kish ikur jashte shtetit, ndoshta ne Itali apo Greqi, dikush e çonte ne Amerike e Kanada , por ç’rendesi kish se ku kish shkuar, dihej se ai nuk mund te kthehej me ne lagje,nuk mund te kthehej, dhe megjithese ishte çun i lagjes sone dhe e kishim pare te rritej, me perjashtim te prinderve te tij qe me vjen keq se jane njerez te mire e mjaft te urte, askush nuk ja ndjeu mungesen ose me mire nuk i erdhi keq qe mungonte edhe pse kjo e fundit qe kish bere ja kish rritur pak vleren ne syte tane. Vendi i tij ne tryezen e tyre mbeti bosh per nje fare kohe dhe nje dite te bukur vume re se dikush e kish zene, dikush qe nuk ishte i lagjes,nga e folura nuk duhej te ishte as nga qyteti yne por i ardhur, dhe per kete thame shyqyr. Cunat e lagjes kishin filluar t’i rrinin larg Luanit e puneve te tij te felliqura.

                                                      - o -
Atij i erdhi perseri ne gjume. Zvarritese dhe e neveriteshme por qe ne timbrin e zerit te saj nuk kish se si te mos ndjehej kenaqesia.E si te mos ishte e kenaqur. Jo pak por nje djale i ri e i bukur i ishte servirur.Dhe per me teper qe akoma i gialle.Oh, ç’kenaqesi, edhe tani dridhej akoma nga çastet e bukura te kaluara ne terrin e bunkerit. Kohet e fundit nuk kish patur fat, kish rastisur vetem ne pleq apo vagabonde, ndersa ky…oh, , ky tejkalonte ç’do parashikim. I ri, i paster, me nje trup te bukur e te mirembajtur , veç te mendoje se dy dite me pare kish shkuar tek manikuristja…”Shume te falem nderes mik”- fershelleu pa i permbajtur dot jarget,-Kjo po qe ish dhurate …Kemi akoma shume per te bere apo jo…Une do te te ndihmoj, ti me jep ata… ha, ha ,ha . Si i thone nje dore lan tjetren…Hajde toke me mua “- dhe zgjati doren qe ngjante me shume me nje panxhe ariu e perfshiu ne te doren e tij.Tjetri brofi me kembe duke dihatur i trembur. Ndezi driten e pa rreth e rrotull. Ne dhome nuk kishte njeri, por kjo nuk e qetesoi. Kish ndjesine se doren e kish te lagesht nga jarge te erreta e te shpifura qe ishin ngjitur ne te. Vrapoi ne banje e lau mire e mire nje cope here duart e pastaj u kthye ne shtrat e u mundua te flinte me drite ndezur.Nuk kish gjume. U çua, u vesh e doli jashte nga shtepia. Do te donte te zhdukej, te mos e shihte me ate qenje te ndyre por nuk mundej, kish bere nje pakt , kish bere nje pakt me te dhe veteveten, i kish shitur shpirtin djallit. Nuk kish kthim prapa.

                                                        - o -
Besimi rrotullohej perseri ne shtrat. Shume pyetje dhe shume pikeçuditese i perkonin trurin. Kush i kish derguar mesazhin?Kishin mundur te kapnin grupin qe shiste drogen me gjithe mall por nuk kishin arritur te kapnin bleresin qe ish zhdukur me gjithe para. Ne fillim kishin menduar se i kish vene re ose i kish nuhatur dhe pastaj ja kish mbathur e fshehur. Po te ishte keshtu nuk kish se ku te shkonte tjeter veç se tek kapoja e tij , por nuk e kish bere . Kjo kish dale nga grupi i tyre dhe kuptohej nga menyra e etheshme me te cilen po e kerkonin. I shkreti djale si e kish hallin nese binte ne kthetrat e Luanit. A thua te kete patur kaq shume nevoje per para sa ta bente kete veprim? E nese ishte e vertet kjo atehere mund te spjegohej edhe mesazhi qe i kishin derguar ne kompjuter, autori duhej te ishte ai. Jo, kjo nuk kish si te ndodhte. Ku do te kishte marre adresen , nuk mund ta kish kurre. Atehere kush e kish derguar ate mesazh? Ish munduar te zhbironte ndonje gje nga interpoli  se mos ishte ndonje i infiltruar, por dosjet e tyre mbaheshin sekret edhe per vete ata qe punonin siç ishte dhe e tija.Nese nuk ishte Toni qe e kish derguar , kush ishte? Intuita i thosh se nuk ishte Toni, e njihte ate djale, nuk do ta kish tradhetuar kurre kapon e tij pasi e kish shume frike. Atehere kush ishte i infiltruari?Besimi ishte afruar nje tryeze me shume afer grupit te tyre duke u munduar te studjonte e te kuptonte cili prej tyre mund te ishte por deri tani asnje sinjal. As edhe i riu qe kish zevendesuar Tonin. Toni, ku je Toni? Sa here qe e kujtonte kish nje parandjenje se diçka jo e mire i kish ndodhur  dhe kur arrinte ketu, edhe pse nuk kish patur simpati per ate djale, i dhimbsej.

                                              - o -
Koha kalon dhe gjerat duken sikur harrohen . Tani nuk e zinte me askush me goje ate qe kish ndodhur por grupi i djemve sa vinte e behej me i forte. Duke patur ate siguri te padiskutueshme qe te jep paraja tashme ne nje sistem ku nuk ka gje qe te mos blihet mjaft qe te dihet çmimi i duhur ata u bene edhe me arrogante. Vajza te bukura zbukuronin here pas here tryezen e tyre. Ishin vertet mahnitese, aq te reja sa te vinte keq kur hasje shikimin e tyre te trembur e pamjen e nenshtruar te nje qeni te rrahur. Si e kishin hallin qe kishin marre kete rruge , ç’i kishin bere Zotit qe te meritonin kete fat?Nga vinin dhe nga i shisnin per te rrahur trotuaret e botes. Sigurisht nuk ishin as te lagjes e as te qytetit tone, shumica ishin te huaja. Megjithate te dhimbseshin. Nuk ishin veç se mall ne duart e ketyre djemve, nje loje qe luhej me rregulla te caktuara , nje biznes qe sillte goxha fitim. Pasi  i kalonin neper duar dy a tri dite i nisnin me skafe pertej detit. Por njera mbeti me gjate se te tjerat, biles u be pjese e pandare e grupit, Korina. Luani linte koken pas saj. Nuk kish pamje skllaveje si te tjerat, jo, e kish kaluar ate periudhe, ish ferkuar me vaj e uthull, ajo ish autoritare. Dinte si i donte mushka drute dhe keshtu vendosi ti priste.

                                                   - o - 
Kur Toni erdhi ne vete ishte erresire e plote e nuk mund te dallonte asgje rreth e rrotull. Nuk kishte idene se ku mund te ndodhej. Ajo qe konstatoi qe se ishte lakuriq e i lidhur duar e kembe mbi nje shtrat hekuri ne ate menyre sa nuk mund te kthehej as majtas e as djathtas por vetem te rrinte shtrire drejt ne shpine.U mundua te lironte duart por ajo qe arriti ishte te berit keq kyçeve qe filluan t’i dhembnin. Dikush levizi aty afer. Kjo i dha shprese.
            - Kush eshte aty?
Asnje pergjigje. Disa hapa qe hiqeshin zvarre ju afruan. Ai mbajti frymen. Po tani ç’do t’i benin?
             - Ndihme- u pergjerua ai qe papritmas ndjeu frike, shume frike.
Dikush i preku kembet duke filluar nga poshte e pastaj ato duar te lageshta e te peshtireshme ju ngjiten lart neper kofshe dhe…pastaj akoma me lart ne pjeset intime dhe ai ndjeu gishta te ftohte qe mberthyen organin e tij.
               - Putane!- thirri ai , tashme i bindur qe duhej te ishte grua,- zgjidhmi duart e pastaj ta tregoj une si behet qej…-Nuk e mbaroi dot fjalen pasi nje grusht i forte i goditi nofullen nga poshte duke ja mbyllur gojen. Ky nuk ishte grusht femre, nuk jane kaq te fuqishme, atehere ne ç’duar kish rene? Ndjeu perseri qe i preken organin , i hyne te dridhura e ndjeu vete te lagej nga urina e tij e ngrohte.
                - Ta marrte dreqi – degjoi me shume nje si vershellime se sa ze njeriu dhe kjo ja ngriu me shume gjakun . Nje dore e lagesht i mbertheu nofullen e poshtme duke i hapur me zor gojen dhe ai ndjeu t’i derdhej ne te nje leng i ngrohte e kuterbues qe kuptoi se ishte urine. U mundua ta nxirrte jashte por nuk mundte, dora ja mbante koken drejt e goja ju mbush plot. Gati po mbytej. Dy gishta te fuqishem i zune hunden  keshtu qe pas disa çastesh, me lotet qe i rridhnin faqeve ai gelltiti e çoi poshte ate leng te felliqur e pas kesaj ndjeu t’i rreshqiste nje tjeter gje deri ne gryke e te ferkohej gojes e fytit te tij ritmikisht shoqeruar me tinguj epshi e kenaqesie.Ne sedren e tij prej mashkulli te lenduar luti Zotin qe ta bente te vdiste.

                                                 - o -

Ato kohe tranzicioni jeta qe mjaft e veshtire per ne. Mbi te gjitha duhej te nderronim botekuptim. Nuk kish me ndere, çdo gje ishte reduktuar me jep , te te jap.Miqte shpesh benin sikur nuk e dinin qe kishe ndonje hall, biles nderronin edhe rruge se mos u kerkoje ndonje nder. Brezi yne qe ai qe u pershtat me me veshtiresi ndersa te rinjte ishin ndryshe.Shume iken pertej detit per te kerkuar pune qe ketu mungonte, shume qe nuk kishin mundesi te iknin u munduan te sistemoheshin ne ndonje firme private. Disa ju kushtuan studimeve e te tjere u hodhen ne biznese te ndryshme.Disa prej tyre ishin droga e prostitucioni. Varferia qe kish lene sistemi i kaluar rriti deshiren per pasurim, pasurim te shpejte gje qe nuk behet dot me pune te ndershme.Ata guxuan. Jo se u desh ndonje guxim i madh pasi shteti ishte i ri e i dobet e nuk funksiononte siç duhej. Pra nuk ja kishin friken ligjit, por guxuan ne kuptimin moral. U shemben tabute, i shemben  dhe u pasuruan. U bene aq te pasur sa nderronin makinat çdo dy a tre muaj, nderrroheshin celularet, rrobat e deri tek dashnoret.Ndertuan shtepi te reja, vila qe ngjanin me shume si pallate mbi toka qe nuk ishin te tyre dhe pa leje ndertimi. Dhe ajo qe ishte me e bukur, them e bukur ne thonjeza si puna e asaj qe qesh per te mos qare, ishte se lavderoheshin me ato qe kishin bere,shisnin mend per çdo lek te fituar ne ate menyre a thua se ishte gjeja me legjitime.Njerezit qe jane mesuar me varferi, njerezit qe u ka ardhur varferia ne maje te hundes por nuk kane guximin moral per te vepruar ashtu, njerez qe jane mesuar te binden, i shikojne me nje lloj zilie te fshehur diku thelle ne skutat e erreta te shpirtit te tyre. Pasi u bene me para dhe paraja eshte pushtet ne kete sistem. Ndersa une mezi nxirrja buken e gojes per familjen time me ate kjoske te vogel qe kisha vene ne lagje dhe mendoja se si do ta kisha hallin nese vajza kur te rritej do te kerkonte te shkonte ne universitet.Me çfare do ta mbaja. Nejse nuk e dija se si do te vinin punet ne ate kohe, per shume gjera njeriu e vret mendjen kot pasi punet rralle vine ashtu si i ke planifikuar. Nderkohe lista e banoreve te lagjes qe blinin pa paguar pasi nuk kishin para e duhej te prisnin rrogen apo asistencen e varfer , rritej duke renduar me shume gjendjen time financiare. Nuk mund te beja ndryshe, ishin te lagjes sime…

                                              - o -
Lajmi qe beri buje dhe qe e moren vesh te gjithe ishte se Luanin e kishin arrestuar. Shume mire ja kane bere qenit, u tha. Ishalla e mbajne ca kohe aty brenda biles ta mbyllin e ti hedhin çelesat ne det. Shkak ishte bere nje patrulle policie qe e kish ndaluar ne hyrje te qytetit dhe e kish kontrolluar. Ju gjet ne bagazh te makines nje arsenal i tere armesh. E kishin shoqeruar ne komisariat. Ai kish lajmeruar te atin i cili kish shkuar atje jo me nje por me dy avokatet me te mire te qytetit. Nuk di sado t’u kete ofruar atyre te dyve qe nuk mund ta shihnin me sy njeri tjetrin e jo me te punonin bashke. Rezultati , Luani doli nga burgu pas dy ditesh dhe me kapadai se kurre u paraqit ne kafenene tone.

                                                      - o -
Kafeneja jone nuk eshte se ishte e vetmja ne qytet. Kishte edhe me shume seç duhej.Ato kishin mbire dhe shtuar si kepurdhat pas shiut. Nuk kish rruge e rrugice qe te mos kishte biles ne nje kryqezim rrugesh gjeje kater te tilla nga nje per çdo qoshe.Te mos flasim pastaj per bulevardin kryesor qe ishte i mbushur me kafene te bukura e vezulluese e qe nxirrnin tryeza e karrike edhe ne trotuare duke penguar kalimin e njerezve neper rruge ne te cilat ishte shtuar edhe trafiku i makinave. Grupi i djemve per te cilin flasim nuk eshte se nuk i frekuentonin kafenete me te bukura te qytetit, prishnin mjaft para ne to, por kafeneja e lagjes sone mbeti qendra e tyre ku ata organizonin e koordinonin veprimet e tyre. E ku mund te gjenin vend me te mire se atje. Lagja e qete qe kish qene edhe e tyre , ku ishin rritur , ku njiheshin te gjithe pasi ishin vendalinj, te ardhur nuk kishte ne lagjen tone. Lagje qe nuk kish patur spiune as ne kohe te diktatures. Droga, prostitucioni, rrahjet, vrasjet, peshperitej se i benin edhe keto. Nderkohe Arif Zikoja ishte bere edhe me i fuqishem, kish blere edhe dy ndermarrje te tjera e synonte te behej kryetar bashkie. Ku nuk arrinte me fjale e para, fuste ne pune te birin. E kujt ja mbante te kundershtonte. Pasi perfunduan disa persona ne reanimacion , ishin te pakte ata burra qe ta kundershtonin. Asnje nuk mund te vinte ne rrezik veten e aq me pak familjen. Nuk ishin gjera qe i diskutonim me ze te larte. Jo. Biles as qe donim ti degjonim, i rrinim larg belase. Ishte vendosur nje pakt i heshtur mes nesh, klienteve te tjere dhe grupit te tyre. Sapo hynin ata ne lokal , tryezat prane tyre zbraseshin ne heshtje a thua se njerezit kishin frike se merrnin zgjeben.Nuk behej shaka me ta. Vajza gjithnje e me te bukura shoqeronin djemte e grupit por Korina mbeti ne krah te Luanit si vajze fikse dhe te gjithe e vune re se ai e kish humbur mendjen pas saj. Teper e bukur, teper inteligjente , e pajisur me po ate babezi per pushtet e para ajo kish ditur t’i hynte ne zemer e ta bente t’i bindej e ta degjonte. E merrnim me mend se ajo kish pjesen e saj ne tregetine e vajzave, ishte ajo qe zgjidhte se cila prej tyre mund t’u bente shoqeri ne