Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 08:07am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
SOUVENIR
E shtune, 19-01-2008, 01:33am (GMT)

Mires i doli gjumi dhe vuri re se i shoqi nuk ishte ne shtrat. Pastaj u kujtua se ai as qe ishte kthyer mbremjen e shkuar. U çua dhe shkoi ne kuzhine ku vuri te ziente nje caj.Mori filxhanin ne dore e hyri ne salle ku ndezi televizorin. Gjumi tashme i kish thene lamtumire per kete nate.Ndenji duke kontrolluar kanalet por asgje nuk terhoqi .Pa bere zhurme hapi deren e dhomes se gjumit te te birit.Flinte i qete .Neser ka provim, mendoi ajo dhe mbylli deren ngadale duke i uruar suksese me mendje. Kish provimin e pare  te fakultetit te inxhinierise.I miri i mamit, u rrit, i beri njezet vjet.Vazhdoi ngadale e hyri ne dhomen e se bijes shtatembedhjetevjeçare,dhe vuri buzen ne gaz tek pa tek flinte me ate nenqeshje te bukur qe i endej fytyres. Po sheh enderr, kushedi c’djale  do t’i kete pelqyer. Por ajo ishte nje vajze bukuroshe dhe inteligjente, nuk do ta kish veshtire t’i fitonte zemren kujtdo.Edhe kete vit e pastaj do te kishte problem se ç’do te zgjidhte per te studiuar. Do te benin si do te benin po do ta çonte ne universitet edhe ate. U kthye ne dhomen e gjumit  , pa shtratin bosh e te ftohte e i hyne te dridhura.Mire femijet, tashme kishin marre nje lloj drejtimi, e ajo ish e kenaqur per kete, po ajo ? Ku ishte i shoqi? C’mund t’i kish ndodhur?Apo kish filluar perseri avazin e vjeter te bridhte pas te tjerave?Jo, nuk mund te ishte keshtu. Kish kohe qe ish mbledhur.Vite qe nuk kish patur me probleme dhe e rrethonte me perkujdesje. Asaj ju kujtuan ato nete te tera pa gjume kur rrinte dhe e priste zgjuar. Vendimet e saja per ta lene, por pastaj ato lutje me lote ne sy dhe ata dy femije qe ishin tere qellimi i jetes se saj. A nuk kish bere ajo te pamunduren per ta? A nuk kish emigruar per tu siguruar atyre nje jete e nje te ardhme me te mire se e saja ? Po ky c’u be? Do zoti nuk ka filluar perseri tani qe gjerat  kane marre rruge dhe ajo ishte krenare per kete. A nuk kishin  punuar e ishin lodhur per t’ja arritur kesaj dite? Kujtoi turnin e lodhshem qe e priste ne mengjes  e nuk dinte se si do t’ja dilte pas nje nate pa gjume.Fundja e kote qe mundohej te flinte, me shume do te trullosej…

Ajo ulerinte pas çdo goditjeje qe merrte e i shkaktonte dhembje. Diku burri qe po e rrihte u lodh dhe goditjet pushuan.
                 - Putane- e peshtyu ai,- ku i ke fshehur parate ?
                - Mu mbaruan,- ngulçoi Mira.
Nje shkelm tjeter e goditi ne kurriz.
                 - Nuk e besoj.
                   - Te lutem mjaft- u lut ajo.
Si pergjigje nje goditje tjeter qe dermoi brinjet.
                   - Ne te mbaruan shko e merrja tet shoqi.
                  - Nuk mundem. Nuk me jep me.
Burri e peshtyu. Pastaj u perkul dhe e kapi per flokesh duke ja ngritur koken lart e duke e pare ne sy.
                 - Neser mbrema dua parate. E shkreta ti nese nuk mi sjell. Te pres ketu.
Dhe pasi e peshtyu dhe nje here e shtyu duke ja zhytur koken ne reren e plazhit e u largua. Mira priti derisa ai u zhduk ne erresire e pastaj u çua me kembe e filloi te ecte duke ju marre kembet. I dhimbte i gjithe trupi dhe krahet e kembet e gervishtura si mos me keq i pikonin gjak. Duhej te shkonte ne shtepi e te merrte para te tjera. Efekti i droges qe kish marre ate passite po i kalonte dhe ajo kish nevoje per nje doze tjeter. Po problemi ishte se ku dhe kujt. Tashme asnje nuk i jepte me pasi nuk kish me para. Ato qe kish i ishin mbaruar dhe ajo kish humbur çanten e saj ku kish kartat e kreditit.Nuk mund te genjente me pasi do ta pesonte si sot. Ata nuk te falnin, nese nuk paguaje …Por nuk mund te shkonte keshtu ne shtepi. Cdo te thonte i shoqi dhe femijet. O zot , si ishte katandisur. Me mire te lahej e te pastrohej nje here. U fut ne det. Uji i ftohte sikur  ja kthjelltesoi mendimet. Po, do te shkonte ne shtepi, aq i bente se ç’do te thonin ata. Pastaj e kish marre malli edhe per te vegjlit. Nuk e gjykonin .Aq u bente atyre se nena ishte e droguar , mjaft te ishte ne shtepi me ta. Eshte koha te kthehem e te bej nenen e mire per ca kohe, mendoi tek lante berrylet e pergjakura. Miri, aq i bente per te, ai ishte martuar me punen.Po nuk guxonte. Si do t’u dilte perpara. A nuk do te ishte me mire t’i jepte fund nje here e mire kesaj pune?Ja ty, te zhytej e te mos dilte me. Po a do t’u vinte ndopak keq kur ta gjenin te mbytur? E prese duhej te mendonte per klete, ishte gjeja me e mire qe do te bente perte shpetuar veten dhe ata. Ajo filloi te ecte e sigurt drejte thellesise se detit. Sa e kish dashur kete det, ishte rritur me te, ishte dhe e drejte t’i jepte fund ketu.Te perqafonte valet e tij per here te fundit. Ai ishte aq i madh, kishte vend dhe per te, ai do ta falte. Befas nje ere e forte filloi te frynte rreth saj dhe ajo negriti syte drejt qiellit. Nje njolle e shndriteshme si nje sy i madh po afrohej , e nderkohe nje njolle e zeze, shume e zeze zuri te rritej ne qender te tij duke e erresuar te terin, dukej sikur ttithte driten e tij e te yjeve perreth.E frikesuar nga erresira qe po e gelltiste rendi drejt bregut por uji qe i arrinte deri ne brez nuk e linte te levizte shpejt. C’eshte keshtu, nje ciklon? Si ka mundesi?Nje vrungull ere e perfshiu te teren dhe e ngriti lart dhe ajo pa me tmerr se siperfaqja e detit po largohej me shpejtesi .Siç dukej nuk do te ishte ai varri i saj.
     

Ishte akoma erresire kur ajo doli dhe mori makinen. Ku ta kerkonte? Ku te kete shkuar? Megjithese mundohej ta largonte nga mendja, ne tru si nje gozhde fikse i rrinte mendimi per kolegen e re te Mirit.E kish degjuar ta permendte shpesh por nuk i kish dhene rendesi. Biles nje dite i kish thene se kish shkuar t'i bente disa punime hidraulike ne shtepi, i kish thene edhe se ku banonte por ajo perseri nuk i kish dhene rendesi. E kish pare nje here dhe i ish dukur mjaft simpatike. Pa oren , ishte tre pas mesnate kur ajo parkoi prane pallatit ku banonte ajo.Zbriti dhe kontrolloi emrat ne targeten e shkalles. Ishin vetem mbiemrat dhe ajo nuk ja njihte, keshtu qe hoqi dore nga mendimi per t’i rene ziles. U kthye ne makine dhe priti me koke te mbeshtetur ne timon.E pushtoi nje kundershti ndjenjash. I erdhi turp per veten e saj qe rrinte aty si hajdut e ruante te shoqin. A i kishte hije asaj nje gje e tille?Por c’te bente?Te ikte ne shtepi, fundja ajo as qe ishte e sigurt qe ai ishte aty. E shkreta une, mendoi! Pas kaq vitesh martese, perpjekjesh e sakrificash ja tani edhe kjo i duhej. Pa duart e saja te vyshkura e te lodhura nga puna e rende e ore e ore pastrimi neper shtepia te huaja e mendoi se edhe fytyra nuk ishte se ishte ne gjendje me te mire.Nuk ishte me e re dhe per kete nuk kish nevoje te shihej ne pasqyre, i ndjente vitet ne lodhjen e dhimbjet e kockave. Psheretiu.Me mire te ikte ne shtepi, edhe po te ish e vertete se ai ndodhej aty, me mire te mos e dinte. Nuk kish rruge tjeter. Ajo e donte ate burre, gjithnje e kish dashur dhe nuk mund te rronte pa te. Ish kjo, tamam kjo aresye qe ajo nuk e kish lene me pare dhe nuk do ta linte gjithsesi.Ndezi motorrin, por dera e pallatit  u hap e doli Miri me ate tjetren .Fiku motorrin dhe uli koken, papritur mendimi se ai mund te njhte makinen e saj e frikesoi. Ne kete rast nuk mund t’i shmangej ketij diskutimi dhe ajo i trembej atij, kushedi c’rruge mund te merrte.Mund ta humbte dhe ajo nuk donte .Ata i kaluan prane pa e vene re, fundja nuk kish sesi . Ecnin prane , gati ngjitur dhe ai i kish hedhur krahun ne sup e diç i peshperiste ne vesh e qeshnin mbyturazi. Pastaj hipen ne nje makine qe duhej te ishte e saj , makina e tij nuk ndodhej aty, do ta kish  pare.Mbeti me zemer te ngrire tek i pa qe u larguan . Pastaj ndezi motorrin e makines e i ndoqi duke patur kujdes te mos e shihnin.U tmerrua kur i pa qe ndaluan para shtepise se saj. Po tani? C’shpjegim do t’i jepte kur ta pyeste se pse nuk ishte ne shtepi?Ndaloi dhe priti qe tjetra te largohej.Po nuk zbriti nga makina. Fundja ç’do te bente po te ngjitej lart? Sherr, shamate e pastaj…Ndezi perseri makinen dhe u largua.

 

Nje fill drite kish filluar te zbardhte horizontin, por ajo e peshtetur pas parmakut te ures se madhe te qytetit nuk e vuri re. Per te ishte çdo gje e zeze, sterre e zeze. E kish humbur Mirin. Edhe nese ajo do te donte ta falte, a do te donte ai te jetonte perseri me te? Me nje grua qe nuk e donte me? Ajo e kish pare me syte e saj, ai ishte i dashuruar me ate tjetren.I dashuruar. C’fjale e madhe. Po me te kish qene ndonjeher i dashuruar? Apo eshte e vertete ajo qe thone se ne dashuri njeri fiton ndersa tjetri humbet, e ne rastin e saj ishte ajo qe kish humbur. Si do ta kish hallin? Femijet u rriten dhe shpejt do te shkonin ne pune te tyre. Ndersa Miri mund te rrinte me te ose ta linte. Por edhe nese nuk do ta linte, c’jete do te ish ajo qe do te bente me nje burre qe do ta mbante vetem per meshire.Nuk ishte me e sigurte qe kete here do t’ja falte.Befas jeta e saj kish humbur cdo kuptim dhe vetja ju duk si nje kazan bosh e pavlere. Le ta priste ne shtepi, le ta priste dhe ai turn i lodhshem e raskapites, ajo nuk kish me forca per t’i perballuar. I erdhi keq per femijet por fundja c’te mire do te kishin nga nje nene e skleruar e qaramane, do t’u bente nje favor edhe atyre. Nuk mendoi me ,hipi mbi parvaz . Nje rreze e pergjakeshme agimi e veshi te teren dhe ajo veshtroi nje cast duart qe dukeshin sikur pikonin gjak.Papritur çdo gje rreth saj u err dhe asaj ju duk sikur po thithej nga nje grope e zeze.Nuk dua te vuaj me , eshte vetem nje cast, nje cast , nje cast… Ajo u perkul dhe e la veten te lire te fluturonte ne ajer.Dhe pak e do te perplasej poshte dhe… Nje shkulm i forte ere e peshtolli te teren dhe e rrotulloi ne fillim ngadale e pastaj fort e me fort derisa asaj ju moren mendte e humbi ndjenjat.

Zhurmat e pulebardhave e zgjuan nga gjumi dhe ajo e gjeti veten ne nje plazh te madh me rere. Brofi me kembe e pa rreth e rrotull. Reklamat ne gjuhen e saj dhe ai bregdet pa fund e bene te kuptonin se nuk ndodhej me ne ate qytet te huaj ku kish me shume se dhjete vjet qe jetonte, ndodhej ne vendin e saj .Disa te rinj qe vendosnin çadrat e diellit e flisnin gjuhen e saj ja perforcuan bindjen. Si kish mundesi ? Si kish ndodhur? Tani edhe kjo i duhej. Pyeti nje vajze te re se si quhej ai plazh dhe ne ç’qytet ish. Ajo ju pergjigj duke e pare me kersheri e duke qeshur nden buze, por Mira nuk ja vuri re. Ishte ne qytetin e saj te lindjes dhe ky ishte plazhi ku ishte njohur me Mirin. Vajza i tregoi se ku mund te merrte autobusin e te kthehej ne qytet dhe e ndoqi me sy nje cope here duke shtremberuar buzet.
              - Lina – i thirri dikush,- çfare ke ?
              - Asgje-tha ajo,- me duket se eshte ajo gruaja qe ka nja dy muaj qe po e kerkojne.Por nuk jam e sigurte. E dini se si jane ato fotot e gazetave, nuk dallohen mire.

Mira doli ne rruge dhe u detyrua te bente kujdes se trafiku ishte goxha i ngarkuar. Me shume e habiten makinat qe kalonin , nuk i kish pare ndonje here, sic duket i kane blere nga ndonje vend tjeter, jo ne perendim, mendoi. Gjeti pa mundim stacionin e autobusit dhe priti te vinte. Edhe menyra e te veshurit te njerezve i beri pershtypje, ishin te veshur me kostume te gjithe gra, burra edhe femijet. Autobusi arriti dhe ajo hipi.Ishte mjaft komod e i ri. Dhe une budallaqja qe ika ne vend te huaj, mendoja se nuk do te behej asnjehere ky vend.Ja, eshte me i bukur e persa shikoj njerezit jetojne  mire. Ironi e fatit. Nuk do ta zgjas, do te marr femijet e do te kthehem, le ta bejne ketu shkollen. Miri te bente ç’te donte. Papritmas ishte bere indiferente karshi tij. Faji ishte i saj qe kish ndenjur kaq shume vite pa ardhur e pare vendin e saj. Se pari do te shkonte ne shtepine e saj, çelesat i kishte. I erdhi per te qeshur se si ai veprim qe te mbante çelesat e shtepise se braktisur per vite te tera ne çanten e saj e t’i ruante me xhelozi, tani i kish hyre ne pune.Autobusi mberriti ne qender te qytetit dhe ajo zbriti pa jua vene veshin veshtrimeve te kalimtareve. Ç’kish per tu çuditur , ish veshur ndryshe e asgje tjeter. Perveç nje ngjashmerie te lehte, asgje nuk ishte si me pare. Ndertesat anash rrugeve dukeshin sikur ngjanin ndopak me ato qe mbante mend por asnje nuk ishte ashtu siç kish qene. Per tu orientuar filloi te shihte tabelat e emrave te rrugeve. Njohu nja dy a tri emra, kaloi dhe nja dy kryqezime dhe me se fundi mori rrugen qe e çonte ne shtepine e saj. Do zoti  gjej drita dhe uje, mendoi , kur kujtoi se heren e fundit … prit kur ka qene, pothuaj dhjete vjet me pare, ne kete qytet mungonin.Tani duhej te ishte fare afer, pallati 880,881,882….885 , ja pallati i saj. Por ky nuk i ngjan aspak, sa ka ndryshuar? Ne vend te dritareve te vogla, ishin te medha e te shndriteshme. Pa emrat ne tabelen e shkalles por nuk ishte i saj, as i Mirit. C’kish ndodhur, valle ai ja kish shitur edhe shtepine kur kish qene ketu heren e fundit? Ankthi e pushtoi dhe ajo shtypi me sa force qe kish butonin qe duhej te ishte i shtepise se saj.Dikush nga lart hapi dritaren dhe filloi t’i bertiste qe te pushonte se reni ziles ashtu.
                - Hapme deren te lutem !- ju pergjerua Mira.
                - Kush je ?- e pyeti burri nga lart.
                - Jam e zonja e kesaj shtepie. Hape deren!- klithi ajo.
Tjetri hyri brenda e mbylli dritaren. Mira priti se mos zbriste poshte. U peshtet pas murit te pallatit. Ne vend te tij dy police me uniforme ju afruan.
                - Mund te vini me ne zonje !
Mira i pa e frikesuar e  ngriti koken lart ne drejtim te dritares. Burri qe banonte atje lart kish dale ne te  e po e veshtronte. Siç duket i kish thirrur ai.
                - Nuk kam bere asgje te keqe .- tha me nje fije zeri ajo.
                - Eja me ne, do ta sqarojme ne komisariat.- i thane dhe pa e zgjatur e hipen ne makinen e policise dhe u nisen.

Asaj i beri pershtypje qe ne polici nuk i kerkuan dokumentat. Silleshin me te sikur e njihnin dhe kur ajo u tha se dyshonte se i shoqi i kish shitur shtepine filluan te qeshnin.Pastaj e vizitoi nje doktor , i moren  gjak per analiza dhe e lane te priste vetem ne nje dhome te zbrazet.Ajo nuk fliste me. Ishte e kote ,askush nuk donte ta degjonte. Diku erdhi doktori me fleten e analizave ne dore, e bashke me te edhe dy policet.Ajo nuk kuptoi shume nga ato qe thane.Degjoi doktorin qe u thosh se nuk kish marre droge, se ishte pak konfuze e se nuk mund ta shtronte ne spital. Pastaj ai doli dhe nje nga policet e ftoi ta ndiqte pas.
             - Ku do te me çoni?- pyeti ajo.
             - Ne shtepi zonje.
Ajo i ndoqi pas e nenshtruar . Sigurisht qe e genjenin, nuk kishin se si ta  çonin ne shtepi.Ajo nuk kish me shtepi ketu, as atje. Banonte me qera. Por nuk kish rendesi shtepia, rendesi kishin djali e vajza qe kishin filluar t’i mungonin tmerresisht.Andi, Elona ku jeni?
                       Makina ecte ngadale dhe ajo shikonte se sa shume kish ndryshuar qyteti i saj, aq sa nuk e njihte. Dolen nga qyteti e rruga mori drejt nje kodre. Ne maje te saj ishin nje grup shtepish te lezeçme me kopesht dhe vazo lulesh ne dritare. Ata u drejtuan drejt tyre dhe ndaluan para shtepise se dyte. Shtyne deren e gardhit qe ish e hapur e i thane te hynte brenda ndersa ata ndaluan aty.Mira qendroi nje çast medyshas pastaj u nis me hap te dridhur. C’do te kish pas asaj porte, e kujt ishte ajo shtepi e bukur? Meqe asnje nuk i jepte asnje spjegim duhej ta gjente vete. Forca, i tha vetes dhe zgjati doren per te shtypur butonin e ziles. Por dora i mbeti ne ajer. Ne targeten e portes ishte emri i saj dhe i Mirit. Zemra filloi ti rrihte me rrembim.Shtypi butonin dhe priti. Pas pak dera u hap dhe Andi u shfaq pas saj.
              - Andi !- briti ajo dhe desh ti hidhej ne qafe.
Por Andi i perplasi deren ne fytyre .Dy policet u afruan dhe   i rane ziles. Andi u shfaq perseri dhe nuk e fshehu ndjenjen e bezdise kur i pa ata. U ktheu krahet e u fut brenda duke e lene porten krejt te hapur. Policet e ftuan te hynte brenda dhe e shoqeruan deri ne nje sallon te madh ku ajo zuri vend ne nje kolltuk. Pas kesaj e pershendeten e u larguan ndersa ajo filloi te shikonte rreth e rrotull .Ora e murit trokiti dhe ajo vuri re se ishte nje e drekes.Cdo gje ishte e bukur, duke filluar nga llampadaret e deri tek tapetet. Dritaret ishin te medha e drita e diellit zoteronte cdo skute te asaj dhome. Bime te bukura i jepnin pamjen e nje kopeshti ekzotik. Bukur, mendoi ajo, por zemra nuk i ndillte asgje te mire .Perse Andi i kish mbyllur deren dhe ish zhdukur ? Po Elona ku ishte?C’po i ndodhte keshtu, mos jam ne enderr? Pickoi fort krahun  .Dhimbja therese i tha se jo.

Mira kish mbetur ulur aty ku e kishin lene policet ,me koken nder duar e perpiqej te kuptonte diçka nga sa i kish ndodhur nga momenti qe kishte pare Mirin me ate tjetren. E lodhur dhe e çorientuar siç ish zuri te dremiste.Zilja e deres e beri te brofte me kembe. Degjoi  porten qe u hap dhe zerin e Andit qe fliste e britma femijesh. Befas aty ja behu nje vajze e embel ,jo me shume  dymbedhjete vjeçe dhe nje djale rreth te dhjetave e ju hodhen ne qafe.
                  - Mami, mami!- therriste vajza.
                  - Sa mire qe u ktheve mami!- i thosh djali.
Mira nuk dinte ç’te bente. Nuk i kish pare kurre ne jete te vet keta femije. Kush ishin?Nje gje ishte e sigurte, ajo nuk ishte nena e tyre. Cfare po i kurdisnin?Mos ishte e tera nje loje  qe Miri e femijet e saj po i kurdisnin? Si nuk e kish menduar me pare ? Dhe ajo qe ishte munduar te gente shkakun e gjithe ketyre gjerave te çuditeshme qe po i ndodhnin. Ishte veç nje loje.Loje simpatike.Hapi krahet e i perqafoi, i puthi e u ledhatoi faqet e floket, u puthi syte e shikonte se ç’gezim u shkaktonte kjo atyre. Sa aktore te mire, mendoi, duhet te jem edhe une ne nivelin e tyre. Por vuri re se nuk kish nevoje te shtirej. Cdo gje i vinte natyrshem . Dhe ndjehej çuditerisht mire.Ata filluan ti tregonin se ç’kishin bere ate dite ne shkolle, ajo i pyeti se ç’kishin ngrene per mengjes, pastaj i folen per nje mesues te rrepte qe i kish rene djalit ne qafe dhe ajo edhe se nuk e njihte se kush ish e perse, i dha te drejte atij. Kish shume gjera qe nuk kuptonte nga ato qe i thoshin, por ajo duke qeshur u vinte pas fijes duke i bere te ndjeheshin akoma me te kenaqur. Ta rregulloj qejfin une ty , Andi, here tjeter pergatit dialogje  me me kuptim.Befas ne dere u shfaq Elona  e ajo brofi me kembe duke hapur krahet.
                     - Elona , shpirt, eja tek mami!
                     - E solle koken perseri ? Me mire te mos kishe ardhur!- i briti ajo.
Mira mbeti e shtangur. Si guxonte t’i fliste keshtu ?As mos  ta çonte neper mend ta trajtonte ne kete menyre qofte edhe per shaka. Shterngoi nofullat e u be gati ti bertiste kur djali kerceu e i briti se motres.
                      - Mos i fol keshtu mamit tim!
                      - Beri shume mire qe erdhi , - u hodh vajza tjeter.
Elona i hodhi nje veshtrim perbuzes qe e beri Miren te ndjehej keq.
                      - Si gjithmone shfrytezon dobesine e te vegjelve. Po prit se do te rriten dhe ata e pastaj do te shohesh ne do te te doje me njeri ne kete shtepi.I shkreti baba!-tha ajo dhe u largua.
Mira e ndoqi me sy me zemer te dridhur. Ishte vertet loje? Vajza e saj qe e trajtonte ashtu dhe keta dy te huajt e vegjel qe nuk u dinte as emrat.Desh ti pyeste se si i quanin, por nderrroi mendje, se mos do ti tregonin te verteten…
 

Femijet u larguan e ajo mbeti perseri vetem. Kushedi ç’surpriza e prisnin akoma. U çua e qendroi para nje pasqyre te madhe me kornize te gdhendur bukur qe ishte varur ne mur. Gjithnje i kishin pelqyer pasqyrat, i pelqenin dhe tabllote qe ishin varur aty. Fytyra qe pa ne te ishte e lodhur dhe floket i kish si mos me keq.I erdhi per te qeshur kur mendoi sa stononte me ate ambjent te bukur. Pa te shohim pjesen tjeter te shtepise.Drejtoi trupin e hapin e kish me te sigurte. Fundja ç’te keqe kish. Doli nga salloni . Majtas hapej nje ambjent ndenjeje  e madhe  me divane e me nje televizor te madh vendosur ne faqen e murit. Ne fund ishte nje kuzhine e madhe ngjyre mjalti me nje tryeze te madhe buke e karrike shume te lezetshme.Ishte plot drite. U afrua e filloi ti prekte me gisht. Perkedheli lulet qe ishin neper vazo . Ambjenti ish i huaj per te por i pelqente shume. Cdo gje i pelqente, nuk kish asgje qe mund te ish jashte shijes se saj.Ju duk vetja si ne nje enderr te bukur. Po te mos ishte per ata femije qe nuk i njihte …
                 - Qenke kthyer ?- degjoi ajo pas vetes.
U kthye me rrembim. Nje vajze qe duhej te ishte pak me e madhe se Elona qendronte para saj. Dhe i ngjante shume veç se ishte pak me e gjate e me sy te kalter. Po kjo, mendoi , ku e kane gjetur?
                  - Mire ke bere, babai ndoshta do te te fale perseri si ka bere heret e tjera.Pastaj eshte Sara me Dejvin  te kane kerkuar tere kohen.Dhe ai nuk ja prish atyre.
                   - Sara me Dejvin !?- arriti te thonte ajo me nje fill zeri.
Vajza filloi te qeshe.
                 -  Cka ndodhur me ty mama , nuk dukesh e njejta.
                 - Ashtu!?
                 - Duket  se kete here te ka ecur keq. Je veshur per faqe te zeze.Pastaj te mos flasim per floket. Ku dreqin ke shkuar e ke gjetur kete ngjyre te shpifur.
 Mira nuk dinte si ti pergjigjej. Nje vale zemerimi e pushtoi te teren. Mire qe e vinin ne loje po edhe e ofendonin.
                   - Ku eshte Andi me Elonen ?- pyeti ajo.
                   - Kane dale dhe do te kthehen vone. Nuk duan te jene ketu kur te vije babai se nuk duan te degjojne ato qe do te thoni.Ata nuk duan qe ti te rrish ketu. Kete here e ke dreqosur fare.
                   - Ashtu!? Cfare kam bere une sipas jush ?- tha ajo e inatosur.
 Papritmas vajza shpertheu ne te qeshura.
                   - E bukur edhe kjo.Jo ti nuk ke bere asgje. Ti je nje engjell mama!- tha ajo dhe mori te largohej.
                   - Eja ketu ti vajze e pacipe!Kujt i flet keshtu?- uleriu Mira. Tash ish e nxehur e nuk donte te vazhdonte me kete farse qe i cingriste nervat. Ish koha qe ti thonin se ç’po ndodhte dhe ç’i kishin kurdisur.
                   - Nuk jam e pacipe  mama. Le qe e thene nga ti duket kompliment.Ka te drejte Andi me Elonen.-ajo doli duke perplasur porten.

Mira mbeti vetem ne shtepi . Kishin dale te gjithe. Nuk dinte se ç’te bente. Hapi dollapet e kuzhines. Ishte e pajisur mire. Pa se edhe ushqimet nuk mungonin.Nuk kishte uri. Ne frigorifer gjeti nje shishe vere te ftohte. Etje po, kishte. E mori ne dore dhe u ul mbi nje divan. Mendoi nje here te ndizte televizorin, kish enderruar gjithnje te kish nje te tille te madh, por nuk e beri. Filloi te pinte me ngadale veren ne shishe qe i pelqeu shume.Ishte shume e mire, ndoshta e kishin ruajtur per ndonje rast. Asaj aq i bente per rastet.Do t’ja paguanin keto qe po i benin. Piu shishen deri ne fund e ndjeu alkoolin ti rridhte i ngrohte ne deje. As qe duhej te vriste me mendjen. Shishja i rreshqiti nga dora e ra mbi tapet. Aq i bente edhe per te. I vinte gjume. E perse jo? U shtri mbi divan e u ndie rehat. Sa gjume qe kish, muzgu kish filluar te binte ngadale e te erresonte shtepine pa i hequr aspak nga bukuria. Ju duk vetja si ne enderr. E perse jo , nese nuk ish , le te vinte endrra e ta merrte ne krahet e saj , mjaft te ish e bukur. Syte ju mbyllen e asaj ju duk sikur krahe te medhenj shpendi e peshtollen dhe e ngriten lart duke i falur nje ndjesi qetesie e rehatie per te cilen kish aq shume nevoje.

Nuk kish zbardhur ende kur u zgjua. Mbreteronte heshtje ne tere shtepine. Ndezi abazhurin qe ish ne tryezen e vogel prane divanit e pa oren. Ishte kater e mengjesit. Nga dritarja shqoi nje vije te zbardhet ne horizont. U çua dhe filloi te kerkoje per nje banjo. E gjeti aty ne koridor. Hyri brenda e pasi kreu nevojat e saj lau fytyren. Pastaj doli dhe filloi te ecte neper shtepi. Mori shkallet qe te çonin lart. Sa shtepi e madhe. Ne te dyja anet e koridorit ishin dyert e mbyllura. I hapi me kujdes pa bere zhurme. Ishin dhoma gjumi. E para ishte e Dejvit dhe ajo e kundroi nje çast tek po flinte e pafajesia feminore e asaj fytyre e mallengjeu.Doli dhe vazhdoi ne dhomen tjeter qe ishte e Sares. Sa e bukur qe ish. Mbylli deren e shkoi tek tjetra. Elona , zemra i rrahu me rrembim. Desh ti shkonte prane e ta puthte por nuk e beri. Mund ta zgjonte e nuk dinte se ç’mund ti thosh perseri per ta lenduar. Dhoma tjeter ishte e vajzes qe nuk i dinte akoma emrin. Megjithese nuk ishte vajza e saj , diçka shume familjare endej tipareve te saj.Andi, qe ish rritur e kish marre tipare burrerore. Zemra ju mbush me krenari per kete djale te mbare.Por ç’kish patur sot qe i kish mbyllur deren ne fytyre? Ai qe zakonisht e priste buzegaz dhe i jepte nje te puthur ne faqe. Cfare ish e gjithe kjo, mos ndoshta ndonje nga ato emisionet me kamera te fshehura? Ndoshta, ne kete rast çdo gje ishte e qarte. Do ta merrte vesh. Kish mbetur edhe nje dere. Ajo e hapi ngadale e ndenji medyshas. Te hynte apo jo? Pas asaj qe i kish punuar i shoqi ,kembet nuk i benin. Megjithate ajo hyri dhe qendroi prane shtratit.E veshtroi nje cope here . Ai ishte aty, njeheresh i dashur dhe i urryer. C’te bej, mendoi, ta zgjoj, ti flas per ate tjetren, ta perze nga shtepia apo…Doli nga dhoma pa zhurme dhe e la deren hapur. Nje here te sqaronte se ç’po ndodhte e pastaj te vendoste.Zbriti shkallet e pastaj doli jashte . Po agonte e ngjyrat e agimit i ngjallen optimizem. I ra rrotull shtepise duke admiruar kopshtin e bukur. Pas shtepise dalloi nje kolibe. U afrua dhe vuri re nje qen te madh pastor ngyre kanelle. Ai doli nga kolibja e filloi te tundte bishtin.
              - Po ti ketu? Si e ke emrin- qeshi ajo me ze te ulet dhe filloi ta perkedhelte. Qeni filloi ti lepinte doren .
              - Ti nuk e ke vendin ketu, eja me mua- i tha ajo dhe i zgjidhi zinxhirin qe e mbante lidhur. Hyri ne shtepi bashke me te.U ul perseri mbi divan e qeni u ul prane saj. Te pakten ky me ben shoqeri, mendoi ajo, pastaj ish aq i bukur.Nuk dinte per sa kohe do ta kish se me siguri te zotet do t’ja kerkonin ,por tani ishte aty.Ndenji dhe pak e kur rrezet e agimit ndriçuan dhomen sa te shihej mire u çua .Se shpejti do te zgjohen te gjithe, bej mire t’u pergatis mengjesin. Kuzhina e bukur me tiganet e bakert ishte mjaft ftuese. Vuri nje perparese qe e kish pare ne nje nga sirtaret e saj dhe i hyri punes.

- Mami ç’te ka gjetur keshtu ?-para saj qendronte vajza qe akoma nuk ja dinte emrin.
                     - Miremengjes – i tha Mira.
Ajo nuk u pergjigj e u ul ne tryezen e shtruar . Provoi nje nga omletat e filloi te qeshte.
                  - Per zotin mami, kete here largimi te ka bere mire. Ke mesuar te gatuash.
Miren e rrembeu perseri nje vale zemerimi. Gjithnje kish ditur te gatuante. Si kish fytyre e i thosh nje gje te tille. Hoqi perparesen e po mendonte se si duhej t’i pergjigjej por ate kohe ja behu Elona.
                 -  Arome e kendeshme. Le t’i provojme keto qe na ka gatuar.
                 - Miremengjes Elona- i tha ajo me embelsi, por edhe ajo nuk ja ktheu pershendetjen. Erdhi Andi dhe ajo pat shprese se ai do t’i thosh ndonje fjale te mire.
                 - Miremengjes Andi.
Ai beri sikur nuk e degjoi, biles as qe u ul ne tryeze. Zbrazi kafene ne nje filxhan e filloi ta pinte me kembe.
                 - Perse nuk ulesh bir ?
                 - Nuk kam uri – qe me shume nje hungerime qe i ngriu gjakun Mires.
                 - Mami, do te me ndihmosh te vishem ?- degjoi Saren qe e therriti nga lart.Mira veshtroi nje çast Andin dhe Elonen sikur priste ti thonin diçka por ata e injoruan dhe ajo filloi te ngjiste shkallet ngadale. Deri kur do te duronte keshtu.Nuk kishte me as deshire dhe as durim per te vazhduar kete loje.Hyri ne dhomen e Sares dhe pa se syte e saj shndriten nga gezimi.
                  - Miremengjes Sara.
                  - Oh mami!
                  - Me thuaj per çfare ke nevoje?
Sara kerceu nga shtrati dhe ju hodh ne qafe e nuk po i shqitej.
                  - Doja te te shihja. Kisha frike se mos nuk ishe.
                  - Jam ketu , mos ki frike- tha Mira dhe befas ndjeu se vajza ishte e sinqerte.Syte i kishte te shndritur nga lotet.
                  - Me premto se nuk do te ikesh perseri.
 Mira nuk dinte ç’ti thoshte.
                  - Nuk do te iki.
                  - Te kam xhan mami.
                  - Edhe une- ja ktheu padashur ajo.
Ndenji aty dhe e shikoi tek vishej. Pantallonat ishin te gjera dhe bluza qe vuri siper nuk i shkonte aspak me to , le pastaj xhaketa ,por nuk foli. As se si ishin veshur te tjeret nuk i kish pelqyer, I ish dukur fare pa gusto, por nuk ishte kjo qe e shqetesonte. Kur Sara mbaroi se veshuri i tha te zbriste poshte e te hante mengjes.
                     - Do ta zgjosh ti Dejvin mami? Kohet e fundit eshte bere dembel e mezi çohet nga gjumi.
                      -  E  zgjoj une.
Sara zbriti shkallet e ajo u drejtua ne dhomen e djalit te vogel kokeulur. Desh u perplas me Mirin . Shtangu dhe e veshtroi drejt e ne sy por ai e shmangu veshtrimin e saj.
                      - Miri, mund te me thuash se çfare po ndodh ne kete shtepi?
                      - Duhet te ta them une ?
                      - Kush tjeter ?
Ai e veshtroi me perçmim gje qe e vrau Miren ne shpirt.I ktheu krahet e u largua duke zbritur neper shkalle.
                        - Miri,- i briti ajo nga pas,- shiko se ke per te ma paguar.
Ai nuk ktheu as koken, dhe ajo e zemeruar mori ta ndiqte nga pas.
                        - Mami, mami !- degjoi zerin e Dejvit qe e therriste. U kthye pas e inatosur , ti thosh nje here e mire se nuk mamaja e tij dhe se duhej t’i jepte fund asaj loje. Por tashme Dejvi kish dale nga dhoma dhe i ish hedhur ne qafe.
                         - Mami!
 Mira perseri ngeli pa fjale. Ai trup i vogel qe nuk i arrinte as deri tek supi, ngrohtesia e tij dhe ajo ere e mire femije ja zbuten shpirtin.
                          - Dejvi , çfare ke ,- ajo u mundua ta shqiste.
                          - Asgje, jam i kenaqur qe je ketu.
                          - Ke uri ?
                          - Jo mami.
                          - Atehere vishu e zbrit poshte. Po deshe te hash te kam pergatitur diçka.
                           - Vertet mami ? – syte e tij shkelqyen.- Po ta kesh pergaitur ti do te ha.
                           - Ja nje fjale me mend. Vishu tani.
Ajo mori te dale nga dhoma.
                           - Rri me mua te lutem.- syte e tij ishin lutes.
Ajo u kthye e u ul ne nje kolltuk te vogel qe ishte ne qoshe te dhomes dhe e veshtroi tek vishej. Sa ngjante me Andin kur kishte moshen e tij. Kjo e beri ti zgjohen kujtime te atyre koheve dhe shpirti ju mbush me mallengjim. Ktheu syte neper dhome e veshtronte orendite e lodrat . Kishte makina, shume makina te vogla. Edhe mbi komodinen e vogel afer shtratit. Ish dhe nje kornize aty. Zgjati doren dhe e mori.Mbeti shtang. Ishte ajo aty me Dejvin ne krahe . Dhe prapa ne nje tryeze ishte nje torte ditelindjeje me pese qirinj. Ku e kishin bere kete foto? Atje ajo ishte me e re. Jo, nuk kishte mundesi te ishte e vertete me siguri do te kishin bere ndonje montazh. Po deri ketu te kishin arritur? Dejvi ishte veshur dhe qendronte para saj.
                     - Eshte fotografia qe me pelqen me shume mami!E kam hequr nga albumi dhe e kam vendosur ne kornize. Elones nuk i pelqen qe ta mbaj.
                     - Ke bere mire Dejvi. Po ku e ke albumin?
                    - Eshte ne kutine siper dollapit. Nese do ta shohesh ta zbres kur te vij nga shkolla. Tani jam vone mami , babi me siguri me pret .
Ajo e ndoqi poshte ku gjeti Mirin dhe Saren me kembe qe po i prisnin.Te tjeret kishin ikur.
                    - Bobo!- briti Dejvi,- çfare ben ketu ai? Ty te ben alergji mami. E nxjerr une jashte.- ai rendi drejt qenit.
                   - Jo Dejvi, e futa une brenda.
                   - Je e sigurte mami. Nuk ta kane bere per inat?
                   - Jo Dejvi.
                   - Dejvi jemi vone bir. Ikim.- degjoi ajo Mirin.
Ai ju hodh ne qafe dhe e puthi, e pas tij edhe Sara qe i peshperiti ne vesh.
                      - Te kam xhan mami. Po te beri alergji Bobo, ktheje ne kolibe!- dhe vrapoi pas te atit. Mira i ndoqi me sy derisa makina u zhduk ne kthesen e rruges.Ishte e hutuar.Po tani nga duhej t’ja fillonte? Diçka duhej bere perndryshe do te çmendej.Po çfare? Te dilte, te telefononte ,po kujt? Kish vite qe nuk ish me aty dhe i kish humbur tere lidhjet qe kish me shoqet e saj. Papritmas ra zilja e telefonit dhe ajo rendi drejt tij. Ishte Miri.
                    - Ne sirtarin e pare te komodines ke çanten tende me dokumentat dhe kartat e kreditit nese do te duhen.
                   - Miri…
                   - Nuk jane te bllokuara, keshtu qe mund ti perdoresh .
                   - Miri…
Po ai e kish mbyllur.Perplasi me mllef receptorin dhe shfryu. Veç te kthehej po do t’ja rregullonte qejfin atij maskarai te ndyre qe pasi e kish tallur duke ja dredhur me grate e botes tani po e luante mendsh . Veç te kthehej po kishte per t’ja thyer koken. Rrembeu nje nga pjata qe ish mbi tryeze dhe e perplasi me sa fuqi kish ne toke . Pjata u thye me zhurme e u thermua e disa nga ciflat e goditen ne duar e fytyre. Mire qe kish akoma xhinset qe e mbrojten nga kembet .Rrembeu nje tjeter dhe u mat ta perplaste pertoke, kur degjoi nje ze gruaje nga pas.
                     - Miremengjes!
Mira u kthye me rrembim e pa nje grua rreth te tridhjetave qe e shikonte e habitur.
                     - Po ti çfare ben ketu?
                     - Ate qe bej perdite.
                     - Ashtu? Hyn perdite ne shtepi te huaja pa lajmeruar njeri?
Tjetra mbeti shtang e Mira vuri re se habia e saj vinte e rritej dhe kjo ja beri qejfin. Mire, tha me vete, nuk e njoh dhe nuk me behet vone fare se kush eshte.Vete me erdhi ne shteg, do ta bej te me paguaje per çfare kam kaluar keto ore.
                     - Tani do te lajmeroj policine dhe do tu them se ke ardhur per te me vjedhur.
                    - Zonje te lutem…
                    - Mos u lut hiç se nuk degjoj nga ai vesh.Shko e u shpjego atyre se ç’ben ketu ne pike te mengjesit…
                    - Zonje…
                    - Dhe mos me thuaj zonje . Ulu aty dhe prit sa te vije policia se te betohem do ta paguash shtrenjte.- Mira u afrua tek telefoni.
                    - Zonje…
                    - Ose…-u mendua nje çast.- ose me thuaj te verteten se ç’po ndodh ketu dhe une nuk lajmeroj policine.
                    - Une nuk kam bere asgje te keqe zonje. Bej vetem punet e shtepise.
                    - Vetem kaq? Nuk ke bere asgje tjeter?
Gruas ju mbushen syte me lot.
                    - Asgje tjeter?- ngulmoi Mira.
                    - Me fal zonje po do  t’i kthej ato dy fustanet qe kam  marre nga dollapi. Kisha per te shkuar ne nje feste …
                    - Fustane ?
                    - Ate te kuqin dhe ate te ziun.Nuk te kam luajtur gje tjeter.
                     - Perse ?
 Gruaja filloi te qante. Dhe per çudi dukeshin  lote te vertete e Mires i erdhi keq.
                     - Me thuaj si ndodhi ?
                     - Po pastroja dhomen tende te gjumit dhe hapa dollapin. Kur pashe tere ata fustane te bukur nuk i rezistova ngasjes per ti provuar. Pastaj kur mu deshen per nje feste…
                     - Kete e dogjova.
                     - I mora. Mendova se po te ktheheshe do ti vija perseri ne vend pa e kuptuar.
                     - Kthehesha nga ku?
Gruaja hapi syte me habi.
                     - Kete nuk e di zonje. Dhe nuk guxoj te bej asnje koment. Jane folur shume por une nuk  merrem me thashetheme. Me fal zonje , une nuk nderhyj ne punet e te tjereve. Me kane pyetur shume vete por nuk kam thene asgje.Ti me njeh mire, nuk te ke dale as kaq nga une.-Foli gruaja duke treguar majen e thoit.
                    - Perse, kishte kaq per te treguar per mua- tha Mira duke imituar xhestin e majit te thoit.
Gruaja veshtroi dyshemene.
                    - Jo .
                   - Mire atehere, çdo te besh tani?
                   - Punet e shtepise .
                   - Nuk kam nevoje, i bej vete.Ik tani se dua te rri vetem.
                   - Po me pushon nga puna?
Mira e veshtroi ne sy dhe pa ate ankth qe e kishte provuar aq here vete dhe i erdhi keq per te.
                    - Jo. Nuk te pushoj nga puna. Me fal po si te quajne?
Tjetra e pa e habitur . Megjithate u pergjigj duke veshtruar perseri dyshemene me ze te perulur si gjithe nevojtaret.
                    - Vera.
Vera? Nuk i thosh asgje ky emer.
                    - Sa kohe ke qe punon ketu ?
                    - Dhjete vjet.
Dhjete vjet. C’paturpesi, nje njeri qe nuk e kish pare kurre pretendonte se kish dhjete vjet qe punonte per te. Por fundja nuk ishte faji i saj e kishin detyruar te genjente.Dhe kishin bere mire qe ja kishin derguar. Do t’ja nxirrte me grep nje e nga nje tere sekretet .
                    - Mire Vera. Do te rrish por vetem me nje kusht. Punet do ti bejme bashke. Une jam pak e çoroditur dhe shume gjera nuk i mbaj mend.Une do te ndihmoj ne punet e shtepise dhe ti do te me ndihmosh te rifitoj kujtesen. Dakort!
                    - Dakort zonje. Neser do te te sjell fustanet.
                    - Mund ti mbash. Ti kam falur.
 Nje buzeqeshje e lehte ndriçoi fytyren e merakosur te Veres.
                    - Te faleminderit.
Mires i pelqeu kjo buzeqeshje.
                       - Mos me falendero.Kur te mbarosh pune shko e zgjidh ç’te duash . Mund ti marresh te gjitha .
                      - Oh jo! Nuk do te guxoja.Jane te kushtueshme.
Mira filloi te qeshte. Te kushtueshme? E çfare pastaj, se mos i kish blere ajo.Kush kish marre guximin per te shpenzuar ato para per te, le ti shpenzonte dhe per kete grua qe po i dukej gjithnje e me shume simpatike. E ndjente se do te beheshin mikesha te mira.
                      - Atehere bejme keshtu.I ndajme pergjysem.
                      - E ke me te vertete? Nuk do te lajmerosh policine ?
                      - Policine!?
Ajo filloi te qeshte perseri. Vertet kish qene ide e bukur ajo qe kish patur me pare.Tundi koken e ngjiti shkallet. Bobo e ndoqi pas.
                      - Bobo- i thirri Vera- eja te te nxjerr jashte.
                      - Lere Vera, nese do te rrije brenda le te rrije.Ti fillo te besh diçka ketu poshte e une po ve rregull ketu lart. Pastaj mendojme ç’te gatuajme per dreke.
                      - Do te hash ne shtepi , nuk do te dalesh te hash jashte ?
Mira u kthye dhe e veshtroi se mos po tallej. Por jo, fytyra e saj ishte serioze.
                      - Do te ha ne shtepi, nese kjo nuk te bezdis.
Ngjiti shkallet e inatosur. Te ha jashte, e kur keshtu?Me perjashtim te ndonje ditelindje ose pervjetori kish ngrene gjithnje ne shtepi e kish gatuar vete ajo , ose Elona.Nejse po e kaperdij edhe kete. Po tani nga ta filloj?

Nuk e pat veshtire te vendoste se nga duhej te fillonte. Hyri ne dhomen e Dejvit e uli kutine nga siper dollapit. Gjeti vertet nje album te bukur me kapak te praruar . E mbajti nje cope here ne dore pa e hapur. A ja vlente ta linte veten qe ta genjenin akoma? C’do te gjente aty brenda? Edhe pa e hapur e dinte se çfare. Montazhe fotografish.E futi perseri ne kuti dhe e ngjiti lart. Rregulloi shtratin e filloi te rendiste lodrat. Poshte nje makine gjeti nje kartoline. Nju Jorku, Manhatan. E ktheu nga ana tjeter. “Dejvit me dashuri. Mami” Ishte shkrimi i saj. Si kish mundesi, nuk e kish shkruar ajo dhe nuk kish qene asnjehere ne Amerike.Pa daten. Shtator 2004. Ktheu dhe e pa perseri kartolinen. C’genjeshter edhe per daten. Aty ishin dy kullat binjake qe ishin fshire nga faqja e dheut qe me 2001 pas atij sulmi te tmerrshem terrorist ku kishin humbur jeten mijera njerez te pafajshem. Nuk kishin bere histori keta njerez? Mori kartolinen dhe e futi ne xhepin e pantallonave. Jua tregoj une qejfin atyre.Doli nga dhoma por u kthye perseri. Ish me mire  te shihte albumin. Zbriti perseri kutine poshte dhe e nxorri. Nuk pati me asnje çast medyshjeje. Edhe ti kopuk i vogel do te ma paguash, tha ajo tek mendoi Dejvin qe i kish folur per te.  

Kish mbetur aty e ulur kembekryq perdhe tek shfletonte albumin. E kish pare disa here , e i kthehej perseri nga fillimi.E gjente veten ne çdo flete te tij, me Dejvin e porsalindur ne krahe, me Dejvin e Mirin. Si kish mundesi ti kishin bere kaq origjinal. Emocione. Emocione percillnin ato foto, shume te persosura si fotomontazhe. Pastaj ishin fotot e ditelindjeve te Dejvit dhe ajo shihte veten viti pas viti, nje grua gazmore, e shkujdesur. Te kish qene valle kaq e shkujdesur ne jete te vet?Ishin dhe te tjeret ne to, Andi, vajza qe nuk i dinte akoma emrin, Elona , Sara .Ndonje gje e madhe ishte ne loje qe ishin te detyruar te benin gjithe keto ,por çfare? E shfletoi edhe nje here e qendroi tek fotoja e fundit. Dejvi qe bente dhjete vjeç, dukej torta, e ne sfond ishte nje çift qe ajo nuk po i dallonte dot. C’rendesi kish, nuk i interesonin se kush ishin . Kish dicka shume familiare, diçka qe truri i saj i lodhur  nuk e pranonte. U çua e shkoi prane dritares per te pare me mire e njohu nenen e saj qe i kish futur krahun nje burri e peshtetej ne te. Si kish mundesi, jo , nuk kish mundesi nuk mund te ish…Ai burre i ngjante shume babait te saj, por ai nuk ishte me , kish vite, kish me shume se njezet vjet qe kish vdekur.Kujtimi i tij i mbushi syte me lot e shpirti i dhembi.
Baba, foli me vete, baba i dashur sa me ke munguar. Kush te ka vene ketu dhe perse? Kaloi gishtin siper fotografise duke perkedhelur ate copez te vogel ku ish ai. Do te ma paguajne , u betua me vete, do ta gjej dhe do te ma paguaje shtrenjte kush ma ka bere kete. Hoqi fotografine nga albumi dhe e futi dhe ate me kujdes ne xhep qe te mos e prishte. Tani do te kontrolloj edhe dhomat e tjera.Te shohim se ç’thesare do te zbuloj.

Dhoma e Sares ishte e qeshur e gazmore si dhe ajo vete. Kukulla te bukura me floke shumengjyreshe, perde e kuverte ne ngjyre roze te bukur qe te kujtonin trendafile te fresket pranvere e nje parfum trendafili sundonte tere atmosferen e saja dhome te kendeshme. Cudi si nuk e kish vene re ne mengjes.Cdo gje ishte ne vend dhe ajo rregulloi vetem shtratin.Pastaj hapi dollapin e filloi te kerkonte neper rroba. Nuk kish kartolina dhe as fotografi. As siper dollapit nuk kish gje. Veshtroi rreth e rrotull. Hapi sirtaret e komose se vogel dhe ajo ne ngjyre te trendafilte si dollapi. Ne sirtarin e fundit, ne cep gjeti nje kuti te vogel. E hapi dhe pa se ishin bizhuteri. I terhoqi vemendjen nje zinxhir i holle i arte ku ish varur nje medaljon ne forme zemre. E lemoi, kish patur dhe ajo dikur nje te ngjashem me te. Ja kish dhuruar Miri kur kishte lindur Elonen. Kujtimi i atij momenti te bukur e perfshiu te teren dhe ajo e shterngoi fort medaljonin qe u hap. Ishin dy fotografi ne te, ne njeren ish ajo dhe ne tjetren Sara. Ajo dhe Sara! Atehere duhej te kish edhe te tjera. U ul poshte e veshtroi poshte shtratit. Gjeti nje baule te vogel e nje album fotografish ne te. U ul kembekryq e hapi albumin. Fotoja e pare, ajo me Saren e porsalindur ne krahe…Asaj i ra albumi nga dora.

- Zonje ndjehesh mire ?- Vera qendronte me kembe  ne hyrje te dhomes. Mira e veshtroi nje cope here pa ditur se ç’ti thoshte.
                      - Jam mire,- i tha me ne fund.- Mund te largohesh.
                      - Te te bej nje kafe ?
                      - Po, te faleminderit.
 Mira futi albumin ne baulen e vogel dhe e varrosi perseri poshte shtratit. Tani duhet te shkoj ne dhomen e Elones mendoi. Po ta pikaste ajo se i kish hyre ne dhome, çdo t’i thosh? Ashtu si ishte sjelle keto dy dite nuk mund te priste asgje te mire. Ndaloi nje çast para deres. Me mire po zbres e po pi kafene nje here ,  Vera po e priste  me tabaka ne dore ku kish vendosur  filxhanin e kafese qe avullonte.
                - Urdhero zonje !- ajo zgjati tabakane.
                - Ku e ke kafene tende ?
Vera e shikonte e habitur pa i dhene pergjigje.
                - Nuk e pi kafene ti?
                - Po zonje…
                - Mos me thuaj me zonje. Me thirr Mira.
Vera u pertyp .Shihej qarte se ishte ne siklet e Mires i erdhi keq.
                - Vera, bej nje kafe per vete e eja ulu prane meje ta pijme bashke.
                - Nuk mundem zo..
                - Mira!- ja preu shkurt ajo.
Vera mbushi nje filxhan per vete e u ul prane saj.
                 - Je e martuar?
                 - Po.
                 - Ke femije?
                 - Tre. Por ti e din mire . Perse me pyet?
Mira u mendua nje çast. Keshtu nuk arrinte gje.
                -  Une nuk di asgje se ç’po ndodh ketu dhe ç’po ndodh me mua. Le ta zeme se kam humbur kujtesen dhe nuk mbaj mend asgje.
Vera beri buzen ne gaz. Sa simpatike ishte kur buzeqeshte.
                 - Vertet ?
                 - Po, nuk mbaj mend gje prej gjeje.
                 - Kjo eshte serioze zonje.Prandaj ke munguar nje kohe kaq te gjate ne shtepi?
                 - Sa te gjate ?
                 - Tre muaj.
Mira rrufiti safene. Tre muaj?!Bukur.
                 - Sara me Dejvin kane pyetur perdite per ty.
                 - Ashtu?Po Andi, Elona dhe…me fal po nuk ja kujtoj emrin…
                - Arbena ?Si ka mundesi te mos i kujtosh emrin.
               - E shikon? Jam nje rast i deshperuar. Dikush duhet te me ndihmoje.
Veres i ishin mbushur syte me lote.
                 - Me vjen shume keq zonje.
                 - Te lutem me thirr Mira.
                 - Mira- tha ajo me gjysme zeri.
                - Te kerkoj nje nder. Me ndihmo.
                - C’fare duhet te bej ?
                - Mi thuaj te gjitha  çfare din per mua. Dua te rifitoj kujtesen.
Vera e pa e tmerruar e ishte ngjites tmerri i saj se Mira ndjeu mornica t’i kalonin neper trup.
                   - Te gjitha, te gjitha ?
C’gje te tmerrshme kish bere ajo  qe Vera rea