Nje kalores me nje pelerine te erret e kapele te rrasur mbi koke qe mbulon fytyren e tij por nuk fsheh dot floket e gjate e te zeze , si nje hije del nga pylli akoma i pergjumur qe perkedhelet nga drita e pare e agimit.Ne kete cast magjik te zgjimit te gjithesise duket si nje figure fantastike e mbushur plot me mister e trishtim dhe bjen ne kontrast te plote me horizontin qe ka filluar te ndizet , e ngjyen me ar siperfaqen e lumit qe rrjedh aq qete sa duket sikur fle.Kali ne ngjyre kafe perfiton nga ky çast e fillon te pije uje.Heshtje.Kaloresi duket sikur ka ngrire mbi shpine te kalit, as edhe ajri nuk leviz e duket sikur respekton trishtimin e dhimbjen e tij.Lote te nxehte rrokullisen mbi faqet e tij burrerore.Kush ka thene se burrat nuk qajne...Papritmas nje trok i zhurmshem kuajsh vjen nga pylli dhe kaloresi yne duket sikur shkundet .Kali i shqetesuar levizi duke ngritur koken e dihatur me flegrat e tij qe ndjenin rrezikun , u ngrit kas , hingelliu e u be gati per tu leshuar me vrap . I zoti shterngoi frenat duke e detyruar te ulej dhe nje cast u duk i pavendosur se ç'te bente. Kur zhurma erdhi e u be me e forte, nguli thembrat ne barkun e kalit e rendi drejt lumit. Nje pyll akoma me i erret e priste ne bregun tjeter.
- o -
Sapo ai u zhduk ne te, pese kalores ja behen e qendruan po ne ate vend ku kish qendruar ai pak me pare. Kuajt ishin te nxehur e te djersitur. Ju afruan bregut te lumit dhe filluan te shuajne etjen. Kaloresit ishin te inatosur e filluan ti bertisnin njeri tjetrit duke treguar shenjat qe kish lene kaloresi i pare ne toke e pastaj ndoqen me sy bregun tjeter, ku dukeshin ende te fresketa gjurmet e kalit.U ndez nje diskutim , tre donin ta ndiqnin pas , por dy te tjeret ngulnin kembe te ndalonin aty dhe te ktheheshin mbrapsht. Papritmas nje tjeter kalores me kale te zi e floke te bardhe u shkeput nga pylli dhe u afrua. Degjoi te gjithe me rradhe dhe
ne fund tha: "Kthehemi.Ate qe kemi filluar ne do ta mbaroje pylli i zi."
- o -
I Zi quhej pylli, por kur dielli ngrihej lart rrezet e tij benin te shkelqenin gjethet e lisave te medhenj e te fuqishem ne nje ngjyre te gjelber paksa te erret por shume te bukur. Dhe ato zgjatnin deget e tyre e i gezoheshin rrezeve te para te mengjesit dhe dukej sikur e pershendesnin dhe e falenderonin diten e re. Gjethet e pemeve ishin gjithmone te gjelberta ,dukej sikur gjelberimi buronte ne kete vend dhe kjo binte me shume ne sy ne dimer kur pylli perkarshi ishte i zhveshur dhe pemet e tij dukeshin si dordolece qesharake qe dridheshin nga era e te ftohtet e debores se bardhe.Toka, ajo pak qe mund te shihej nga bregu tjeter, ishte e erret dhe ndjehej nga larg kundermimi i mire i dheut te lagesht e te fresket edhe ne muajt me te nxehte te veres.Ishte i bukur si nje pyll endrrash apo perrallash por askujt nuk ja mbante te vinte kembe ne te. Per sa kohe mbahej mend ne fshatrat perreth , kush kish kaluar lumin e kish hyre ne te, ose ish gjetur me pas i vdekur me poshte fshatit ne breg te lumit i sjelle nga rryma ose ... por me mire i vdekur se sa i katandisuar si ata te pakte qe kishin dale gjalle.Vetem pak, shume pak vete kishin hyre e nuk ishin pare me dhe keta numeroheshin me gishtat e nje dore, por i kishin menduar te vdekur. Pra ne kete pyll kish hyre edhe kaloresi yne dhe tashme konsiderohej dhe ky si i tille...
- o -
Pasi u fut brenda ne pyll aq sa mendoi qe nuk e shihnin me nga ana tjeter, Gjini sepse keshtu quhej dhe kaloresi yne, zbriti nga kali dhe filloi te ecte me kembe derisa lodhja i keputi gjunjet e u shemb perdhe. Dhimbja e pushtoi te terin tek pa duart e lyera me gjak. Ishte gjaku i Marikes se bukur.Ai e kish lene atje nen hijen e atij lisi te madh ku takoheshin perhere. Perse ajo shpate kish goditur Mariken dhe jo ate? Perse ja kish mbathur dhe e kish lene atje? Nuk do te ish me mire te kish vdekur bashke me te?Ishte ajo qe i kish thene:-" Ik Gjin! Ik e jeto edhe per mua!"Po c'e donte jeten pa te ? Ai i la rruge te lire dhembjes dhe u shkreh ne vaj.Ngasherimet e tij ngriheshin lart e shuheshin ne deget e dendura te pemeve.Perreth kish vetem qetesi , as zogjte nuk cicerinin,degjonin ne heshtje dhembjen e madhe te kesaj qenjeje te cuditeshme qe kish hyre ashtu papritur ne teritorin e tyre .Diku dhembja dhe lodhja e raskapiten dhe ate e zuri gjumi duke peshperitur emrin e te dashures mes denesave qe po shuheshin...
- o -
Tri vasha me floke te gjate e te shndritshem qe ju zbrisnin vale vale deri ne brez, me fustane te bardhe ,te bukura si yje,e qe leshonin nje drite te bardhe si qumeshti perreth,qe dukeshin se ishin te perbera prej drite dhe ajri, kishin qendruar pak me larg prej tij dhe po e veshtronin me keqardhje.Margaritare te vegjel rreshqisnin faqeve te fildishta te vashes me floke te zinj si nata.-"C'po ndodh me ty moterze ?"- Pyeti vasheza me floke te verdhe si drita e diellit ne agim.Tingulli i zerit te saj ishte si nje mori cicerimash te bukura.
-" Valle e njeh moterze ?"- Pyeti vasheza me floke te kuq si rrezet e diellit ne perendim kur duket sikur merr flake e ndez horizontin.
-" Po moterza e kam pare dhe e kam degjuar kur i binte fyellit e i kendonte te dashures se tij. I bjen aq bukur sa shpesh kam qendruar e jam fshehur nder dege te lisit e shpirtin ma ka mbushur me gezim. Gjin e quajne dhe Marika ,vashezen e dashur te tij.Familja e vajzes eshte ne gjak me familjen e tij dhe e kerkonin per ta vrare, dhe ajo ne vend qe ta kallezonte e deshi dhe e takonte fshehur atje tek ai lisi i madh e i lashte i pyllit tjeter.Por ajo shtriga e fshatit i zbuloi dhe i kallezoi tek vellezerit e saj. Pese jane, nuk jane djem te keqinj, por e dini gjaku eshte gjak per ta.Kur e pikasen se kishin rene ne kurth ishte shume vone. Marika u hodh para duke e mbuluar me trupin e saj keshtu qe shpata qe qe nisur per te marre jeten e tij plagosi ate. Do ta kishin vrare kete djale te shkrete, por aq u hutuan ata tek pane se shpata e tyre kish prere nje grua sa e humben toruan. Keshtu ajo perfitoi nga rasti dhe e keshilloi t'ja mbathte . Ajo shtriga e mallkuar nuk ju kish thene se ishte motra e tyre ajo qe shihej me Gjinin, megjithese e dinte...
-" I shkreti, "- peshperiti flokearta, -"keq i ka punet. Heret a vone do t'i shkoje prane ne qiell".
-"Jo-ja preu flokezeza-ajo nuk eshte ne qiell. Ai e din te vdekur por jo. Eshte akoma gjalle dhe nje femije ka ne bark e nuk e din ende.Une e kam fshehur ...-zeri i saj erdhi e u pakesua sepse hasi veshtrimin qortues te motres se madhe.
-"Sa here te kam thene te mos perziesh ne punet e njerezve- e qortoi ajo. Asgje e mire nuk vjen prej tyre dhe veç telashe i hap vetes. Prit po do ta shohesh se ç'do te te thone kur ta marrin vesh...
-"Te lutem moter, mos u thuaj!- Zeri i embel u drodh dhe ajo ngjau me driten e qiririt qe lekundet nga era.
Vasheza flokarte ju afrua Gjinit , qe nderkohe pas gjithe asaj dite te lodheshme e te dhimbeshme kish rene ne gjume te rende. I erdhi rrotull dy a tri here , i kaloi lehtas doren permbi floke, veprim ky qe e beri Gjinin te buzeqeshte ne gjume , kushedi ç'kujtim te embel i pat zgjuar ne tru. Vasheza tek pa kete nenqeshje u zbut. U mendua nje cast dhe pastaj tha:"Mire nuk do t'u them gje.Per mbi te gjitha do te mundohemi ta ndihmojme, si thua ti moterze? Do ta veme ne prove .Ndoshta eshte kaloresi qe na duhet"- ju kthye flokeflakes. Tjetra vuri buzen ne gaz e pohoi me koke. Befas filloi te qeshte kumbueshem.:-" E pse jo, do te zbavitemi"-shtoi ajo.Pastaj u kapen per dore dhe u treten ne erresiren qe kish pushtuar pyllin. Tashme ishte bere nate dhe kaloresi yne ka rene ne nje gjume te rende e te trazuar dhe here pas here degjohet ndonje ngasherime e vogel qe prish heshtjen e nates e te keput shpirtin.
- o -
Ai fjeti tere ate dite dhe naten ne vazhdim.Cicerimat e gezuara te zogjve , qe nuk mund te rrine gjate te trishtuar , jeta e tyre eshte teper e shkurter per kete, e zgjuan Gjinin qe ne fillim nuk kuptonte se ku ndodhej. Si gjithmone mendimi i pare ishte per Mariken qe i nderi nje nenqeshje te embel ne tiparet e tij te bukura por papritmas kujtimi i atyre syve qe mbylleshin e i atyre buzeve te bukura qe thonin "ik,ik", e bene te ngasherehej perseri.Hingellima e lehte e kalit qe i erdhi prane e ferkoi turirin ne supin e tij i terhoqi vemendjen. E perkedheli lehtas dhe u ngrit.Desh ta kaleronte por pastaj ndryshoi mendim . I hoqi frerin , e perkedheli , e donte shume kete kale qe nena mezi ja kish blere duke mbledhur grosh pas groshi , duke qeruar syte deri vone mbi gjergjef pas punes se rende e raskapitese ne are.Nena... nje duf i tere dhimbjeje e brerjeje ndergjegjeje e pushtoi te terin.Nena e tij e mire, fill e vetme qe e priste ne shtepi ate qe ish drita e syve te saj, qe kish jetuar çdo çast me zemer te dridhur se mos ja vrisnin te birin siç kishin vrare te shoqin dhe dy kuneterit e saj me vjerrin...Ajo e urrente ate familje qe kish qene shkak i gjithe ketyre morteve ndaj ai nuk i kish treguar per Mariken, e dinte se kjo do ta lendonte.Po tani si e kish hallin fill e vetme , kush do te kujdesej per bagetine, kush do t'i çonte per t'i kullotur ?Kish qene mendjelehtesia e tij qe kish shkaktuar tere keto fatkeqesi. Perse valle e kish bere, perse nuk kish qene i kenaqur me ate cope pylli qe i kishin caktuar per te kullotur bagetine dhe me ate kasolle qe tani i dukej aq e dashur atje ne mes te pyllit, atje nuk mund ta ngiste askush , ashtu ishte rregulli.Ama me te vene kemben jashte ketij teritori ata kishin te drejte ta vrisnin.Dhe ai e dinte kete qe kur ishte femije.Perse nuk e kish respektuar, a nuk e kish respektuar valle nena e tij qe nuk rrezikonte po te largohej por kish hequr dore dhe nga vizitat qe mund ti bente familjes se saj vetem per hater te te birit? Mund edhe te ish martuar e te kish bere femije te tjere, por jo , e desh shume te birin, i kish kushtuar jeten atij.Dhe perfundimi...e kish humbur.Tere ajo sakrifice e shkuar kot.Gjini u ndie perseri shume keq.Me mire te kish vdekur atje nen deget e atij lisi se bashku me Mariken,keshtu qe nena e tij do te mund ta qante nje here e mire dhe ti bente respektin e fundit, ndersa keshtu do ta qante çdo dite e çdo nate me ate fill torturues shprese se do ta shihte perseri, por ai e dinte se nuk mund te dilte gjalle nga ky pyll.Edhe babai i tij kish hyre ne te e nuk ishte kthyer me...Perse, perse kish vepruar keshtu? Fajin qe ndjente, si nje qyrk te rende hekuri ja veshi vetes dhe ndjente zemren ti shterngohej me dhembje ne kraheror.Goditi lehte me pellembe ijen e kalit dhe i peshperiti ne vesh: "Ik, ik dhe ti e fati te ndihmofte " Pastaj vazhdoi me kembe me torben hedhur ne krahe, nuk peshonte shume , kish ne te nje cope buke misri me pak gjize e nje cope prasi dhe nje shishe me dhalle kosi nga qumeshti i dhive te tij, nje vakt i pergatitur me kujdes e dashuri nga duart e nenes.Ish dhe nje fyell i peshtjelle ne nje cope te mandafshte,kujtimi i vetem i babait te tij . Ai kish qene shume i vogel kur e kish pare per here te fundit dhe pothuaj nuk e mbante mend.Perse ja bera kete nenes? Dhe pergjigja ishte aty, ishte ne gjakun qe i rridhte nder dej si ujet e lumit qe rridhte aty prane qe ai e degjonte por nuk e shihte, se ai ishte i gjalle dhe i ri dhe jeta e pasioni i rinise e kishin perfshire te terin dhe ... gjalle nuk do te ishte edhe per shume kohe por i ri...i tille do te vdiste.Por nuk e dinte se si , kete do ta zbulonte me pas.Ai shpejtoi hapin , sa me shpejt aq me mire...
- o -
Gjashte kaloresit u kthyen me trok te shpejte tek lisi i madh qe ndodhej ne mes te pyllit per te pare se kush kish qene ajo grua qe ju kish prishur pune. Nuk ishte zbardhur ende , por drita ishte e mjaftueshme qe ata te verenin se nden lis nuk kishte njeri.Ata nuk e vune re Dilen, shtrigen e fshatit qe u fsheh pas trungut te nje peme e po i veshtronte me sy te perskuqur nga urrejta." Do te vije dhe rradha juaj" mermeriste ajo me vetvete,"do te vije dhe une do ti pjek ne zjarr zemrat tuaja derisa te pelcasin e pastaj do ti ha. Ashtu sic kam ngrene zemrat e Gjikvet, qe me vrane burrin dhe dy djemte, pastaj ato te Frangajve ,ato te Gjetajve, do te ha zemrat e burrave te gjithe fshatit, le te provojne nuset, nenat e motrat ato qe kam vuajtur une..." Isha une qe e shpura vajzen tuaj afer kufirit te pyllit te Gjinit qe te degjonte sa bukur i binte fyellit, e bera une te dashurohej me te, keshtu qe te dilte nga burgu i tij e ta vrisnit, megjithese per kete mjeshtri e padroni im me qortoi e nuk e di sepse, perhere ka qene i kenaqur me punet e mia...Dhe i thoni vetes burra, nuk ishit te zot te vrisnit as edhe nje grua.Ha, ha ,ha sa do t'ju vije keq se keni vrare motren tuej, dhe ti plak flokebardhe bijen tende qe te falte aq gezim, pale kur ta marresh vesh se ishte e dashura e armikut tend e te ka tradhetuar ...Por meqe rrodhen punet keshtu une desha ta lej gjalle e ju te hanit buken me turp. Por Ai me ka dhene urdher ta vras , ti çaj barkun e ti marr fetusin e t'ja coj...Ha, ha , ha, nje bastard i vogel nuk do te ishte keq per krenarine tuaj e ju do te luteshit qe me mire te vdisnit se sa...Dhe tani vini rrotull si budallenj pasi nuk po gjeni dot gje, por mos u lodhni kot .Ajo Zana e kish bere te padukeshme por jo per mua,pastaj ju mund ta shtypnit me kuaj se nuk do ta shihnit dhe une e kam vene atje lart, e keni mbi koke e nuk e shihni dhe ajo do te vdese ...Gjynah, nje vajze aq e bukur dhe e mire, me jepte perhere per te ngrene e per te pire kur vinte e me gjente tek burimi i fshatit, me jepte buken e saj e agjeronte tere diten kur shkonte me dhi...por une nuk doja buken e saj,nuk me lehtesonin dhimbjet,desha gjakun ,ah sa te mire e ka shijen, ajo lepiu gishtat, e kish mbledhur pertoke e keshtu nuk kish lene asnje gjurme e kaloresit shihnin perreth te habitur .Shiheshin qarte gjurmet e perleshjes dhe te kuajve por tjeter hiç. Me ne fund plaku qe ishte kerrusur duke verejtur vendin u çua e tha:"Duket pune e magjepsur. Me mire ikim" Te gjashte u hodhen mbi kuaj dhe u nisen. Papritur diçka i terhoqi vemendjen Markut, vellait me te vogel, diçka i pikoi mbi sup dhe ai vereu se ishin pika gjaku .Ngriti koken dhe pa me habi se nga gjethet e lisit pikonte gjak.Dielli u ngjit lart dhe rrezet e tij shkelqyen deget e siperme te lisit dhe atij ju duk se dalloi dicka .Zbriti nga kali dhe me shpejtesi filloi te ngjitej ne peme.Babai i thirri nga poshte dhe e urdheroi te zbriste por ai vazhdoi te ngjitej me gjak te ngrire nga misteri ,dhe zemerdridhur nga ajo thirrje e deshperuar per ndihme qe e perceptonte me tere shqisat e tij , sa me shume ngjitej .Kish diçka te njohur ne te, diçka te shtrenjte qe ai e kish shume per zemer, e zemra i dridhej siç i ish dridhur se here kur ishte i vogel e kujdesej per motren e tij...Por nuk kish mundesi, motra e tij ishte ne shtepi dhe tani nuk eshte ngritur ende nga shtrojet, ai e dinte se nuk i pelqente te ngrihej heret ne mengjes, ndihej pak e lodhur keto kohet e fundit dhe ai kish qene i shqetesuar , e kish frike se mos ishte e semure ose ndonje plake dashakeqe e kish henger me sysh...Jo, jo nuk ishte motra e tij po perse zemra e tij dridhej ne kete menyre sa i bente t'i keputeshin krahet e gjunjet...Edhe pak, edhe dy dege te tjera dhe arrij por...si ta kap duket vertet trup gruaje por sikur te ishte prej ajri...Mos valle dikush po me ben ndonje loje? C'me terheq aq lart ? Po babai me vellezerit ç'kane qe bertasin aq shume e me terheqin vemendjen? Ja arrita , degen tjeter me mbetet veç te zgjas doren e ta kap.Mblodhi te gjitha fuqite , ngriti trupin drejt duke rregulluar kembet per te mbajtur ekuilibrin mbi degen e lisit qe ju duk mjaft e forte sa per te mbajtur peshen e dy trupave dhe zgjati duart duke i vene njeren nden qafe dhe tjetren nden shpinen e asaj figure dhe zemra ju hodh perpjete nga gezimi, ishte e prekshme, nuk ishte prej ajri. Rregulloi me mire kembet dhe filloi ta terhiqte."Mark"- zeri i babait tashme ishte kthyer ne nje ulerime ,por ai nuk mund te kthente koken e te pergjigjej.Tere vemendja e forca e tij ishin perqendruar tek ai trup qe pak nga pak u shkeput nga dega e pemes e ra ne krahet e tij. Ne kete cast nje hije e zeze e perfshiu te terin.Ngriti koken i hutuar te shihte se ç'ish por nderkohe dy kthetra te fuqishme qe e gjeten ne befasi, ja rrembyen trofene nga duart dhe mbi koke i ra pelerina e zeze e madhe e gruas duke e peshtjelle te terin e ja mbuloi shikimin .Ai e flaku tej por ishte teper vone. Ajo qe pa me tej e la me goje hapur. Nje shqiponje e madhe largohej me shpejtesi drej majes se malit .Ne kthetra mbante trofene e tij. I pafuqishem u ul mbi degen e pemes duke shternguar fort pelerinen dhe ndjeu nje arome te njohur qe nuk mund ta ngaterronte.Pak me tej dicka shkelqente. Zgjati doren dhe terhoqi nje zinxhir te arte me nje medalion ne forme te nje luleje.Ja kish dhuruar ai motres .E peshteti mbi zemer dhe nje ulerime dhembjeje shpertheu nga gryka e tij qe beri te ngrinin burrat poshte. -"Gjin"- degjoi ai zerin e shqetesuar te te atit por nuk mund te pergjigjej,dhembja e kish pushtuar te terin. Vellezerit qe ishin poshte, zbriten nga kuajt dhe filluan te ngjisnin me shpejtesi deget e pemes per ti ardhur ne ndihme vellait te vogel qe duhej te ishte ne rrezik te madh .Ulerimat erdhen duke u pakesuar dhe kur ata u afruan pushuan . Te shqetesuar me shume per heshtjen qe pllakosi ata u shpejtuan.Gjini i ndjeu , palosi me shpejtesi pelerinen dhe e fshehu ne nje zgaver qe shqoi aty prane ndersa medaljonin e rrasi thelle ne xhepin e kemishes se trupit ku fshihte parate .Ata e gjeten te ulur me koken nder duar dhe sy te perlotur.-" Na ngrive gjakun he burre"- degjoi zerin e ashper e qortues te vellait te madh, por sado qe u mundua te ishte i ashper zeri tradhetonte ndjenjen e frikes qe kish patur per vellain e vogel.Pasi ndenjen pak ne heshtje, kohe per te marre fryme filluan te zbrisnin nje e nga nje, e pastaj ne heshtje u hipen kuajve e u drejtuan per ne shtepi.Babai nuk i foli fare, duhej ta qortonte, por zemra nuk ja ndjente pas asaj qe kish perjetuar ate moment qe e kish menduar ne rrezik. Ai i donte bijte e tij, aq shume sa ishte i detyruar te vriste per ta, kurre nuk do te donte ti bente keq as edhe nje mize...I kaloi nder mend Gjini dhe nena e tij. E shkreta grua , si e ka hallin qe pret te birin ne shtepi.Mendimi se nuk e kish vrare me doren e tij ja lehtesoi pak shpirtin.Nuk do te kish dashur ta vriste, kish patur rast dhe nuk e kish bere.Por frika se ai mund te kish vrare ndonje nga djemte e tij dhe turpi nga fshati qe donte te zbatohej zakoni. Cfare zakoni, duhej te ishin ata qe te kishin frike dhe jo Gjini. Ishte rradha e tij per t'u hakmarre e t'i merrte nje nga djemte por dhe zakoni ishte ndryshuar. Ai ishte me i forte kish pese djem ndersa ai ishte vetem nje...Por zakoni, si njerezit, ishte gjithnje me me te fortin.Ai mbajti hapin e kalit dhe la ti kalonin perpara nje e nga nje dhe zemra i mbushej nga krenaria dhe dashuria.Ishin te forte, te rinj e te bukur.Ishin gjithe ç'ka kish ai , pale po te mendonte te bijen, ate vajze qe edhe hena fshihej nder re kur e shihte se ja kalonte per bukuri.Ai shpirt delikat dhe i dhembshur , ajo menyre si te vjen rrotull e te sherben pa patur nevoje ti thuash gje...Doda se keshtu quhet,psheretiu tek mendoi se kish ardhur koha te vendoste per ta martuar. Te shumte ishin trimat qe e kishin kerkuar, djem te mbare e me prokopi por asnje nuk ja mbushte syrin, asnje nuk ishte i denje per loçken e zemres se tij.Por duhej te vendoste dhe shpejt, vellezerit nuk ishin martuar akoma sepse prisnin me pare te behej nuse ajo,megjithese ishte me e vogel. Kish qene edhe kerkese e tij. Asnje nuse sado e mire qofte nuk ja vlente te ishte kunata e saj, dhe shpirti do ti erresohej nga xhelozia e do ti bente keq. Neser, mendoi, tek Marku kaloi bri tij pa e veshtruar ne sy, neser do ti mbledh te gjithe djemte e do te shqyrtojme kerkesat.E di qe do tu vije keq e per me shume Markut qe e ka patur gjithnje kujdes, por kjo pune nuk pret. Do te bej dasem te madhe.I dha kalit dhe doli ne krye. Marku e ndoqi me bisht te syrit dhe u mundua te mbante lotet e dhembjes per te motren. Ishte i mpire dhe i trullosur nga dhembja.Nuk eshte se kish kuptuar shume se ç'kish ndodhur, dinte vetem se kish humbur te motren dhe se motra kish...nje ndjenje e vagullt xhelozie i shpoi kraherorin. Si mund t'ja falte kete , kjo ishte tradheti, ajo mund t'i kish treguar se ç'bente dhe ai ne mos do ta kishte ndaluar do ta mesonte se si te ruhej e te mos e zbulonin.Sa pak besim kish patur tek vellai i saj.Kish mbetur prapa dhe degjoi vellezerit qe i thirrnin qe te shpejtonte hapin. Asnje nuk e di perveç meje, dhe asnje nuk ka per ta ditur.Nderi i motres se vdekur e kerkonte kete.Por kush tha se ka vdekur.Aresyeja i thosh se po, por zemra nuk ja pranonte. Ai do t'a kerkonte, do ta gjente e gjalle a vdekur do ta kthente ne shtepi.Po ku? Ku do ta kerkonte?Sado qe mundohej te shtjellonte mendimet e te gjente nje shteg , nje mur i madh ngrihej para tij ku ai kerkonte te gjente nje te çare te vogel, sado te vogel...Nje hije e zeze rreshqiti pas nje peme dhe ai ndali kalin nje cast e pastaj vazhdoi perseri. Ishte nje hije e parendesishme, e c'mund ti bente ajo pas gjithe asaj qe i kish ndodhur ate nate.Le te ikte ne pune te vet. Ai kish gjera me te rendesishme per te bere, duhej te gjente motren. A mund ta ndihmonte per kete?Ai u drejtua nga ana ku e kish vene re e nguli thembrat ne barkun e kalit per te nxituar.E pa perseri tek largohej me shpejtesi kete here pa u fshehur siç dukej nuk dyshonte se e ndiqte njeri.Marku mbajti kalin, tashme dinte ku ta kerkonte e ta gjente. Kish njohur Dilen...
- o -
Marika filloi te vinte ne vete dhe pati ndjesine qe ndodhej ne ajer. I dukej sikur e kishin futur ne nje djep te ngushte, shume te ngushte per te , qe e shterngonte dhe i shkaktonte dhembje.Nuk pati kohe te mendonte me shume pasi ju duk sikur djepi u ça dhe po binte poshte dhe ajo hapi syte nga tmerri por nuk dalloi asgje tjeter veç nje mjegull te bardhe e te lagesht qe i kalonte me shpejtesi neper trup e ngjitej lart duke i dhene nje ndjenje lehtesimi qe zgjati shume pak. U perplas pertoke me nje zhurme te shurdher dhe dhimbja qe ndjeu ne te gjitha qelizat e trupit te saj e bene te humbte ndjenjat perseri.
- o -
Gjini ecte kuturu neper pyll.Sa me thelle hynte aq me shume e habiste larmia e tij. Kish peme te bukura qe nuk i kish pare kurre me pare ,nga me te çuditeshme.Po keshtu dhe shkurret e lulet qe rriteshin mbi barin e gjelber ishin nga te gjitha ngjyrat.Le te mos permendje pastaj zogjte.Kish lauresha , dallendyshe, bilbila qe ciceronin e kish dhe zogj te tjere te bukur qe nuk ju njihte emrat .Edhe gjethet ishin me ngjyre te ndryshme, kish peme me gjethe ne ngjyre te gjelber, por dhe ne ngjyre te kuqe apo te verdhe, apo ne ngjyre vjeshte. I beri pershtypje se kish shume lisa. Vende vende pemet hapeshin ne luadhe te vogla ku rrezet e diellit ngrohnin bimesi nga me te habitshmet dhe ne hauzet e vogla qe ishin ne mes tyre notonin peshq te bukur te arte. Sa me shume hynte ne pyll aq me i bukur ish.Diku pa zogj fare te vegjel qe kishin veshur ngjyrat e luleve e ne fillim i kujtoi per flutura. Drere me brire te gershetuar, dhi te egra, kuaj te bardhe, te murrme ,te vegjel, mesatare e te medhenj sa nuk ja kish merre mendja se mund te kish. Pastaj ishin ata me vija te zeza e te bardha .Por ai u rrinte larg, kish frike .Imazhi i fytyres se merakosur te nenes se tij qe e priste prane vatres se kasolles i shkaktonte dhembje.Ai duhej te kthehej , po si?Mundohej te kalonte neper mend tere c'kish degjuar per ate pyll, por u bind se nuk dinte asgje.Sa me shume qe i forcohej mendimi se duhej te kthehej ne shtepi aq me shume i shtohej frika se nuk do t'ja dilte.E kush ish kthyer valle i sakte ? Nje sakat pa tru ,i budallallepsur ishte gjeja me e fundit qe mund t'i uronte vetes e po ashtu edhe se emes. Papritmas diçka u shkeput nga dega e nje peme dhe si nje gur u perplas mbi toke. Ai mbajti frymen. Cdo gje e trembte, cdo gje i fuste friken dhe e bente te dridhej.Deshira per tu kthyer ne shtepi i kish kthyer deshiren per te jetuar, ndaj duhej te bente kujdes.U afrua mengadale dhe vuri re se ishte nje dallendyshe qe perpelitej mbi bar me nje krah te thyer.E mori ne dore duke bere kujdes qe te mos i binte tek perpelitej e perpiqej te ikte. Ndjeu zemren e zogut tek rrihte furishem nga frika dhe filloi ti fliste me ze te bute per ti ndjelle besim e ta qetesonte. Diku dallendyshja u duk sikur u qetesua por me shume mundesi kish qe ti ishin mbaruar fuqite dhe Gjini e dinte kete. Duke mbajtur me nje dore zogun me tjetren hapi torben e tij e nxorri fyellin.Mori mandiljen e mendafshte me te cilin ishte mbeshtjelle e duke e kapur me dhembe e terhoqi derisa grisi nje fashe te holle. Pastaj sistemoi krahun e zogut duke u munduar ti shkaktonte sa me pak dhembje dhe e lidhi.Pas kesaj e sistemoi ne nje dege peme te mbrojtur nga era dhe u nis perseri .
- o -
Kur erdhi ne vete Marika mallekoi fatin e saj qe nuk kish vdekur me pare. Prane saj nje perbindesh qe asaj ju duk sa nje mal nuk ja shqiste syte e nxirrte ca tinguj te tmerrshem.Sapo hasi ate veshtrim Marika i mbylli syte menjehere me shprese se ajo qenje e shemtuar nuk e kish vene re qe ishte zgjuar. Por me kot. Ndjeu se ju afrua e filloi ta nuhaste nga kembet e deri tek koka.Pastaj ju kthye perseri duke e nuhatur e ndaloi siper barkut te saj .Marika ishte teper e tmerruar per ti mbajtur syte mbyllur. I hapi dhe u lemeris kur pa tere ate koke te madhe veshur me nje lekure te ashper qe dukeshin si luspa ne ngjyre plumbi qe ishte gati sa ajo.Flegrat gjigante dridheshin me nervozizem a ajo ndjente frymemarrjen e rende qe i ngjalli krupen. Befas perbindeshi ngriti koken lart uleriu dhe bashke me ulerimen shpertheu zjarr nga goja dhe flegrat e hundes.Kjo eshte kuçedra, mendoi ajo duke kujtuar perrallat qe i kish treguar gjyshja . Fakti qe i kish gjetur nje emer ketij perbindeshi nuk e lehtesoi por ja shtoi me shume friken.Syte e medhenj ne ngjyre te gjelber te erret cuditerisht te bukur e pane me perbuzje.Hapi gojen dhe ajo verejti dhembet e medhenj e te mprehte qe po i afroheshin. Mbylli syte.Zot, bej ti jape fund sa me shpejt. Dridhej e gjitha. Ndjeu dhembet ta preknin ne trup e te rreshqisnin anash pa e prekur nje here, dy , tre e pastaj tek mbylleshin por nuk kishin prekur ate por xhamadanin dhe po e kthente permbys duke ja shqitur.Marika rrasi fytyren pertoke e kafshoi dheun nga tmerri.Tani ndjente frymen e dihatjen e tij prane veshit dhe dhembet qe i preknin qafen.U be njesh me token.Degjoi kercitjen e dhembeve qe u mbyllen e kete here kapen jaken e kemishes dhe ja shqiti me force .Ajo klithi.Nje hungerime shurdhuese ju pergjigj.Pas kesaj nje gje e lagesht ja peshtolli tere shpinen duke i ngjallur nje neveri qe i hyri deri ne palce. Po e lepinte, kjo ishte gjuha e tij." Te lutem me vrit" foli ajo me nje fill zeri .Ndjeu gjuhen e tij afer qafes dhe nje leng i verdhe i rrodhi supeve.Humbi ndjenjat perseri.
- o -
Gjini e kish humbur sensin e kohes. Ecte neper pyll dhe megjithese merrte drejtime te ndryshme perfundonte perseri tek nje burim uji te kulluar qe ushqente nje perrua te vogel.Ndoqi edhe perroin por pas nja dy oresh verejti se humbiste nden nje grumbulli guresh te bardhe dhe ai mbeti perseri ne mes te pyllit. Pak nga pak po erresohej.Diku ju be sikur degjoi nje renkim te dobet.Mori nga ajo ane.Ne nje lendine , nje drenushe e vogel kish rene ne nje lak,dhe nuk i kishte punet mire. Kushedi sa kohe kish aty dhe ishte duke ngordhur . Befas degjoi ulerima qe po afroheshin.Nuk pat dyshim,ishin ujqer. Nxorri shpaten , u perkul duke vene nje gju ne toke prane drenushes dhe priti. Pa tek dolen nga pylli, dy ujq te murrme , njera duhej te ish ulkonje.Syte ju shkrepetine dhe u hodhen mbi drenushen. Ai ngriti shpaten dhe goditi ulkonjen e cila uleriti fort ndersa tjetri ja mbathi vrapit e u fut perseri ne pyll. Cliroi drenushen nga laku por ajo ishte dobesuar aq shume sa nuk mund te ecte.Ndoshta do te ish me mire ta vriste e te ndizte zjarr e ta piqte. Ky mendim i ngacmoi nervat e stomakut e filloi te ndjente uri.Fundja o ai o ujku. Ju afrua perseri dhe ngriti shpaten por veshtrimi i trembur i syve te saj ja ngrine doren ne ajer.Une nuk e di nese do te jetoj ende neser edhe po te ha mish drenushe, ndersa ajo po shpetoi sot do te jetoje edhe neser. E mori, e hodhi ne kurriz dhe u drejtua nga degjohej zhurma e ujit. E leshoi buze perroit dhe e shikoi se si shuante etjen.Pak nga pak drenusha e mori veten dhe filloi te qendroje ne kembe. "Mos ik tani , ik neser"- i tha ai duke vene torben nden koke dhe aq i lodhur ish sa e zuri gjumi menjehere .
- o -
Puna e pare qe beri Marku kur hyri ne shtepi shkoi drejt e ne dhomen e se motres.U habit kur pa se shtrati nuk ishte bosh ,dikush ishte nden mbulese e kish mbuluar edhe koken dhe ai u kujtua se ajo gjithmone e mbulonte koken kur flinte. Terhoqi me nje fill shprese mbulesen dhe gjeti dy jasteke te vene per se gjati.I futi jasteket ne sendukun qe ndodhej prane dritares dhe nga xhepi nxorri nje trumcak te vogel qe kish kapur rruges. I keputi koken dhe beri qe gjaku te pikonte mbi shtrat pastaj perdhe deri poshte dritares te cilen e hapi me kujdes dhe ferkoi parvazin me te.Pastaj beri ca rremuje ne dhome e doli duke patur kujdes se mos e shihte kush.Shkoi tek pusi e lau duart e fytyren me uje te fresket. Te gjithe do te mendonin se Mariken e kish grabitur dikush naten, bile dhe e kishin plagosur.Te gjithe do ta kerkonin . Hodhi kraheve gunen qe kish lene aty afer dhe rrasi qeleshen mbi koke. Dita tashme kish hapur krejt , dielli ishte ngritur lart e gjithe shtepia ish zgjuar.Ishte ora qe duhej te zgjohej dhe Marika e babai e priste ti bente kafene e mengjesit, i shijonte nga dora e saj.Hyri ne dhome e gjeti babane e vellezerit te ulur ne çiltet perreth dhomes. "Eja Mark se ty po te prisnim"-degjoi babane t'i thoshte."Sot te bisedojme e te zgjedhim nje nga kandidatet qe kane kerkuar doren e Marikes. Nese biem dakort muajin qe vjen do te bejme dasem" . Marku uli koken e mposhti denesen qe ju ngrit nga kraherori. Te ishe menduar me pare baba, mendoi me vete, te patem thene qe nuk eshte me e vogel, shoqet e saj jane me burra e femije sot.E shkreta moter!-"Shko e thirre- ju drejtua babai nenes qe po rrinte me kembe,-"duhet te jete zgjuar tani"
Ajo doli e heshtur nga dhoma e ata degjuan hapat e saj neper shkalle, nje trokitje te lehte, zhurmen e deres qe u hap dhe ...Ato klithma qe nuk dukeshin me njerezore i bene te brofin te tere perpjete e te ngjisnin shkallet nga dy e nga tre.
- o -
Kur u zgjua Marika dielli ishte ne te perenduar . Perbindeshi ishte me kurriz dhe qendronte i qete e i palevizur e dukej sikur po sodiste e shijonte rrezet e fundit te diellit.Ajo u çua me kembe e per çudi nuk ndjeu me dhembje ne shpatull.Veshtroi supin e zhveshur dhe aty ku kish patur plagen qe i rridhte gjak ishte vec nje vije te holle ne ngjyre te trendafilte.Kontrolloi me poshte kurrizit, por nuk kish gje.Ish sheruar.Por kjo per te nuk kish rendesi, ajo duhej t'ja mbathte prej andej. Rrembeu kemishen e shqyer te hedhur perdhe dhe e hodhi mbi trup. Nuk ish se i mbulonte shume , por me mire se hiç.Pasi pa rrotull shqoi xhamadanin prane bishtit te perbindeshit. U afrua pa bere zhurme dhe e mori.Ai nuk e kish ndier deri tani , ndoshta do te kish fat e do te ikte pa e vene re. U afrua edhe me shume dhe pamja qe shtrihej poshte kembeve te saj e la pa fryme ,kurre nuk kish pare diçka kaq te bukur.Pyje e kodra te gjelbera shtriheshin nga te gjitha anet e liqene te kalter si pasqyra te bukura shkelqenin mes tyre, ndersa ne fund shtrihej nje mase e madhe e pafund uji qe ndizej nga rrezet e diellit qe po zhytej ne te. Ne fillim u tremb, kish frike se dielli do te mbytej e nuk do te dilte me, ajo ish mesuar ta shikonte tek humbte pas atij mali.Aq e kish humbur mendjen sa kish harruar se ku ish.Vertet ku ish ? Perpara kish kete pamje ndersa prapa ishte nje gryke qe vinte e zgjerohej ne nje shpelle te madhe e te erret.Ik, i tha vetes dhe u afrua me shume drejt daljes.Por kur arriti ne cep shtangu nga tmerri.Poshte mali zbriste thike sa ajo nuk e shihte fundin ne ate mugetire.Shpresa e humbur beri ti mbusheshin syte me lot.Veshtroi perbindeshin dhe per here te pare shqoi se kish krahe, krahe me te medhenj se ato te shqiponjave .Pra ajo nuk mund te ikte dhe askush nuk mund te vinte e ta nxirrte prej andej nese nuk kish krahe.Deshperimi e pushtoi te teren tek mendoi se edhe nese kjo kuçeder nuk do ta hante siç kish menduar me pare, do te ish e detyruar te rrinte tere jeten ne shoqerine e saj .Me mire e vdekur mendoi dhe u afrua me guxim drejt humneres. Ja dhe dy hapa dhe nje dhe,papritmas nje bisht i gjate dhe i trashe qe asaj i vinte deri ne brez i zuri rrugen dhe me nje goditje qe i dha e hodhi dhe e perplasi disa metra prapa.E shtrire perdhe dhe e derrmuar Marikes ju duk vetja shume e shkrete ndaj u shkreh ne vaj e qau fatin e saj nje cope here.Te pakten te dinte diçka per Gjinin, a ish gjalle ende apo vellezerit e saj e kishin copetuar me shpate.Nese jo ku ish tani dhe si e kish hallin.Papritmas ndjeu ftohte dhe uri. Ky ish nje ngushellim per te ,te pakten do te vdiste nga te ftohtet e uria. U mblodh kruspull duke u dridhur e dhembet filluan ti kercisnin.Kjo i terhoqi vemendjen perbindeshit qe ktheu koken ."-Ke ftohte"- degjoi nje ze si bubullime.Ajo brofi me kembe e veshtroi perreth por ishte erresire e nuk pa asgje."-Ke ftohte"-kete here zeri ishte me i ulet e megjithate beri te jehoje tere shpella.-"Po"- u pergjigj ajo me gjysme zeri. Perbindeshi ktheu koken nga ana tjeter dhe volli zjarr mbi nje grumbull shkarpash qe ishin disa metra larg tij. Marika u afrua prane zjarrit duke nderur duart perpara per t'i ngrohur.Ai levizi dhe hyri me thelle ne shpelle e me pas u kthye me disa shpende te ngordhur nder dhembe. U ul aty ne hyrje te shpelles ku kish qene ne fillim e filloi ti hante nje e nga nje e asaj i hyri krupa tek degjonte kercitjen e kockave . Papritmas dicka e goditi ne kembe dhe ajo brofi perpjete, por u qetesua kur pa se ish nje rose e vogel lumi."-Duhet te hash"- bubulliu perseri. Ajo rrembeu rosen i hoqi puplat dhe e vuri ne zjarr per ta pjekur. Ish aq e uritur sa nuk mundi te prese sa te piqej mire dhe filloi te hante.Ndjente se ai nuk ja ndante syte.-" Uji eshte pak me thelle"-bubulliu perseri duke e levizur koken ne drejtim te shpelles. Marika qe po vdiste nga etja rrembeu nje dege te thate te ndezur nga zjarri dhe me hap te dridhur mori per nga brenda shpelles. Dhe vertet pas nja njezete hapash degjoi zhurmen e ujit qe rridhte. Ishte nje burim i vogel ,nje vije uji qe rridhte nga zemra e shkembit.Peshteti buzet ne te dhe piu pa marre fryme derisa shoi etjen. U kthye prane zjarrit dhe ja nguli syte flakes. E ngrene, e pire dhe ne te ngrohte nuk ndihej dhe aq keq. Veshtroi me bisht te syrit perbindeshin dhe frika ju kthye perseri. Po sikur te jete kuçeder si e kam hallin.-"Jam dragua , "- degjoi ajo bubullimen e fundit per ate nate dhe gjumi e zuri tek mundohej te kuptonte se ç'ish ne te vertete kucedra dhe ç'ish dragoi , dhe si kish mundesi qe ai dinte ç'kish ajo ne mendje . Ajo nuk dinte asgje.Dinte vetem se kuçedra hante mish njeriu sipas perrallave te gjyshes ndersa per dragoin nuk i kujtohej asgje.Si gjithmone e keqja na ngulitet me mire ne tru.
- o -
Marku degjonte ne heshtje urdherat qe jepte babai.Zemra i shterngonte ne kraheror tek shihte dhimbjen e madhe qe kish shtremberuar tiparet e buta te te jatit, por nuk mund te fliste. U derguan lajmetare ne te gjithe anet e vendit dhe kerkimet kishin filluar. U lajmeruan te gjithe pretendentet qe kishin kerkuar doren e motres se tij dhe pak para perendimit te diellit oborri i shtepise u mbush me djem te rinj e trima qe prisnin urdher . Te gjithe ishin treguar te gatshem e ishin bashkuar per ate shkak per te cilin i kishin ndenjur larg e i ruheshin njeri tjetrit.Jo vetem kaq ,kishin marre me vete dhe shoket e tyre me te mire. Tashme ajo qe kish rendesi ishte te gjenin vashen qe kish ushqyer endrrat e tyre keto dy vjetet e fundit, ate lule te bukur qe kish shperthyer ne moshen pesembedhjete vjecare e secili e donte te zbukuronte vatren e tij.Ke do te zgjidhte nuk kish me rendesi,ajo ndodhej ne rrezik.Familja e Markajve ishte familje e madhe e respektueshme e me pasuri te konsiderueshme ne toka e gje te gjalle, si edhe flitej se kishin nje senduk te madh me florinj. " Nisuni trima me sillni time bije. Kush do ta gjeje le ta gezoje ate dhe gjysmen e pasurise sime" -ishin fjalet e fundit te plakut Dode.Pas kesaj te gjithe u nisen e u shperndane me pese grupe duke patur ne krye secili njerin prej vellezerve.
- o -
Marku u nis me grupin e tij e mori drejtimin e malit qe shtrihej pas pyllit te zi dhe meqenese nuk mund te hynin ne kete pyll , menduan ti binin rreth e ta ngjisnin malin nga ana tjeter.Grupet e tjere u shperndane ne kater anet e tjere te vendit, edhe pse ai kish ngulur kembe te shkonin te gjithe ne ate drejtim por kur e pyeten se perse ngulte kembe , hoqi dore. Nuk mund t'u thosh se ajo qe kish rrembyer shqiponja e ishte larguar ne ate drejtim , ishte motra e tyre. Muzgu kish filluar te binte ngadale dhe pas nje cope udhe ai u fsheh ne pyll duke lene te tjeret te iknin perpara.Priti sa erresira mbuloi gjithshka dhe u kthye perseri ne drejtim te fshatit. I ra rrotull pasi shtepia e Diles ishte nga ana tjeter dhe ju afrua ngadale. Lidhi kalin pas nje peme dhe vazhdoi me kembe. U afrua tek dritarja , xhamat ishin shume te piste por megjithate e lejonin te shikonte. Nen driten e llambes se vajit qe me shume nxirrte tym se drite ai pa nje plake te xhveshur lakuriq qe lyente trupin e shemtuar e te fishkur me lengun e zi te nje kusie te vogel qe e kish lene afer vatres.Sa e shemtuar ish.Markut ju perzien zorret e i erdhi per te vjelle.Donte te hynte brenda e ta bente t'i tregonte gjithe ç'dinte per te motren .Fakti qe ish lakuriq e permbajti dhe mendoi se do te ishte me mire te priste qe te vishej.Mirepo dukej se plaka nuk kish ngut. Pasi u lye e tera ndezi dhe nje llambe tjeter vaji dhe pastaj ndezi zjarrin ne vater dhe nderkohe qe flaka ngjitej lart ajo u shtri mbi nje pllake guri e ra ne gjume. Pervec zhurmes se lehte te bagetise qe flinte ne nje dhome me plaken cdo gje ra ne heshtje.Marku shtyu kanatin e dritares qe u hap pa shume veshtiresi, ajo nuk kujdesej per ta mbyllur, fundja kush guxonte te shkelte ne shtepine e saj. Kerceu brenda duke mbajtur ne dore shpaten e ngritur lart per çdo rast. Pa hedhur mire hapin degjoi nje klithme te eger dhe dicka i nguli thonjte ne pulpen e kembes, e gerrici dhe me nje kercim doli ne anen tjeter te kasolles e u zhduk.Ai mbajti frymen duke verejtur se mos kjo e kish zgjuar plaken e ju afrua ne maje te gishtave me shpaten e ngritur mbi koken e saj.Plaka flinte me goje hapur e atij ju perzie tek pa dhembet e paket te shtrember e te verdhe te piset qe e benin te dukej akoma edhe me e shemtuar.Papritmas nje tym i zi e kuterbues filloi te dilte nga goja e saj e te ngrihej si nje bolle e trashe nder trare qe e trembi dhe ai me dy kercime u gjet perseri jashte dritares e ndiqte me zemren qe i rrihte fort nga frika e tmerri. Jo, shpata nuk i bente pune por edhe nuk donte te ikte, megjithese e dinte se nje rrezik i madh i kanosej aty. U be njesh me murin prej balte te kasolles dhe nguli syri tek nje vrime qe shqoi aty afer. Ajo qe pa e degjoi e la me goje hapur...
- o -
Pasi bene nje cope udhe grupi i kaloresve vuri re mungesen e Markut. Ndaluan e priten nje cope here se mos kish ngelur prapa,por ai nuk dukej.Atehere u kthyen prapa e filluan ta kerkonin neper pyll duke e therritur por nuk u pergjigj njeri. Ndaluan ne nje lendine te vogel e filluan te diskutonin nese duhej te ktheheshin prapa ne shtepi per te pare se mos ishte kthyer atje e te siguroheshin nese ishte mire. Por kete mendim e larguan , nese nuk e gjenin atje do te benin me shume merak plakun Dode. Ne fund vendosen te vazhdonin rrugen me nje peshe ne zemer duke uruar qe ai te ishte mire dhe te bashkohej se shpejti me ta.
- o -
Pas disa çastesh bolla e zeze prej tymi zbriti poshte dhe ...Marku zgurdulloi syte, tashme ne kasolle nuk ishte nje po dy plaka identike, njera ishte shtrire ne ate pllaken e gurit qe i sherbente si shtrat e dukej sikur po flinte , tjetra qendronte me kembe parpara vatres duke i folur flakeve me fjale, qe ai i hutuar siç ish nuk po i kuptonte. Nuk vonoi shume dhe nga vatra nje tjeter hije e zeze filloi te dilte e shperndahej duke mbushur tere dhomen e pastaj mori formen e nje burri veshur me te zeza e nje kapuc i zi i mbulonte koken e nje pjese te fytyres e keshtu qe Marku nuk i dallonte dot tiparet e tij , veç nje mjekrre te zeze sterre qe i zbriste deri ne brez. Plaka ra ne gjunje e u perkul derisa balli i saj preku token.
-"Shtrige , nuk i zbatove urdhrat e mia"- nje ze i tmerrshem beri te trembej gjeja e gjalle qe flinte brenda kasolles e filluan te leviznin nga te gjitha anet .Pulat e rosat filluan te fluturonin neper dhome duke kakaritur , gomari rrotullohej neper dhome duke pellitur me sa kishte fuqi ndersa Marku u detyrua te largonte veshin qe kish ngjitur pas murit se aty prapa mungerima e lopes vinte e llahtareshme. Kjo i dha bezdi burrit me te zeza i cili hapi krahet dhe ne ate moment ngjau me nje lakuriq gjigant nate e shpertheu me ze akoma me te tmerrshem.-"Ngordhshi" . Dhe ne moment cdo gje qe levizte brenda kasolles u perplas pertoke e pllakosi heshtje.
- Desha fetusin e asaj gruaje.
- Me fal imzot, shqiponja e rrembeu dhe e çoi tej , drejt malit te dragoit.-u pergjigj shtriga me ze te dridhur.
- Aaaaa- ulerima ishte e padurueshme-domethene ka rene ne dore te atij qe nuk duhej te zoteronte.
- Dyshoj imzot, gruaja ishte duke vdekur, me te vdekur ajo vdes edhe ajo çka ka ne bark.
- Kjo duhet vertetuar. Po djali?
- Hyri ne pyllin e zi .
- Kjo nuk do te thote qe ka vdekur. Ai duhej te kish vdekur.
- Me fal imzot!-
Nga ku ishte Marku dallonte lotet e qurret qe dilnin nga hunda e kerrusur e plakes e binin pertoke. Dridhej e tera si nje purteke por kjo nuk ndolli as edhe nje fije meshire per te.
- Djalin mund ta marre nen mbrojtje shoqeria e pyllit dhe kjo me hap shume telashe. Neser mbrema dua zemren e nenes se tij ketu , do te vij e do ta marr. Vetem me te mund ta lidh pas vetes. Jepi shtrige nisu e vepro e kete here nuk dua as edhe nje gabim sado te vogel.Ndryshe do te zgjoj ushtrine e zeze dhe te liroj bishen ndersa ti nuk do te gjesh vrime ku te futesh.
Me te thene kete u shnderrua ne mjegull e u zhduk ne oxhak. Plaka ,qe dridhej si nje purteke, u ngrit e i erdhi rrotull dhomes duke qare gjene e ngordhur dhe ashtu e qaravitur u shnderrua ne tym e u fut dhe ajo ne oxhak e Marku e pa tek ngrihej lart e largohej mbi majat e pemeve.
- o -
Marku nuk dinte se ç'te bente.Ti vihej prapa e te shkonte te shpetonte nenen e Gjinit, pasi ishte i sigurte qe per te behej fjale, do te arrinte teper vone.Te shkonte ne shtepi e te kerkonte ndihme...nuk bente, duhej te tregonte gjithe sa ç'dinte. E ndau mendjen te priste aty.E pastaj a do ishte ne gjendje te mundte kete plake te felliqur, vetem mendimi se do ti duhej ti rrinte perballe e mbushte me mornica.Ai ishte i forte , mund te kaleronte me dite te tera, mund te mundte ne shpate tre trima se bashku por ketu nuk behej fjale per force krahu dhe ai nga keto gjera nuk merrte vesh. Pergjonte me bisht te syrit trupin e plakes se shtrire mbi rrasen e gurit dhe mendoi te shkonte e ta grinte me shpate por me tjetren çdo te bente qe ishte akoma dhe me e rrezikshme?Koha kalonte dhe ai nuk dinte se ç'te bente. Kerceu perseri dritaren dhe hyri brenda.Duke u dridhur ju afrua me shpaten e ngritur lart. Te vriste nje here kete ketu, pastaj me tjetren shihte e bente.Jashte u degjua nje ze kendezi, dita nuk ishte larg dhe ajo duhej te kthehej nga çasti ne çast.Atehere le ta kryejme kete pune. Beri nje hap prapa , u mbush me fryme, mori ne shenje qafen e peshtireshme te plakes dhe ...Nje ze qe i ngjante nje fershellime gjarpri erdhi nga ana e oxhakut dhe ai me bisht te syut verejti bollen e zeze dhe u hodh perpara por kete cast macja qe i kish mbire perpara ju ngaterrua neper kembe duke e penguar e gerricur dhe ai ra mbi plaken .Kontakti me te i ngjalli aq neveri sa ai kerceu nga ana tjeter duke e rrotulluar plaken e shtrire padashje se prapthi. Hija qe here fryhej e here ngushtohej fershellente akoma me fort duke u perkulur drejt tij dhe ai i tmerruar leshoi shpaten e zuri veshet me duar.-"Ktheje siç ish"-ulerinte ajo, ndersa ai nuk kuptonte asgje.Cduhej te kthente? Hija ulej mbi trupin e plakes e kerkonte me deshperim te hynte brenda por nuk mundte pasi aty ku me pare ishte goja tani haste nje pale kembe te shemtuara me gishta te shtrember te pista.Markut filloi ti kthehej aresyeja. Mori shpaten e goditi macen qe ish hutuar duke pare veprimet e se zonjes dhe koken e saj e futi ne gojen e hapur te plakes ne momentin qe hija po matej te futej ne te. Fershellima zuri e te dobesohej derisa u shnderua ne nje ze te pervajshem e hija u shtri mbi plaken pa mundur te futej brenda ne trup. Sapo rrezja e pare e diellit preku catine e kasolles trupi mori flake e mbi rrasen e gurit mbeti veç nje dore hi i erret e i shemtuar . Marku i mbushur me mllef nga tmerri qe kish kaluar beri nje gje qe nuk do ta kish bere kurre me pare mbi hirin e nje te vdekuri, zbertheu pjesen e perparme te tirqeve e shurroi mbi te.Pastaj kaloi dritaren e u fut ne pyll, ndaloi nden nje hije peme e u shemb perdhe nga lodhja dhe e zuri gjumi.
- o -
Doda e kish gdhire tere naten zgjuar ulur prane vatres por pa u kujdesur per ta mbajtur ndezur. Nga lart i vinin tingujt e zerit te gruas qe vajtonte vajzen perkulur mbi pajen qe ja kish qendisur tere keto vjet me dashuri e merak. Shtepia ishte e shkrete, asnje zhurme e levizje perveç gjese se gjalle ne oborr .Ajo shtepi qe ish mesuar ta shihte plot me djem qe i jepnin gjalleri e force dhe me nurin e vajzes qe e zbukuronte tani heshtete dhe ai u ndie i vetmuar.C'fund kish bere e bija dhe ç'fund do te benin djemte e tij. Ai vriste e vriste mendjen dhe mendimi i mbetej gjithnje ne nje pike fikse:Gjini.Nuk duhej te ish nisur per te vrare ate djale, qielli e mbronte.A nuk i kishin vene pengese ku kish hasur shpata e djalit te madh? A nuk u kishte ikur?Po ajo shqiponja e madhe ?Nuk kish pune te paster ketu, ishte pune e nemur dhe kish qene budalla ai qe kish degjuar ate mbremje fjalet e Diles, se e dinte se ku ta gjente dhe se njerezit qeshnin pas shpines se tij. Po,po kish diçka qe ai nuk e dinte por ndoshta nena e Gjinit dinte me shume. Vetmia po i merrte frymen ndaj u çua e shaloi kalin e tij te zi. Do te shkonte ta pyeste.Ngau kalin qe ja dha vrapit e u ndal tek gardhi i shtepise se Gjinit. Nuk kish qene kurre atje, dhe ajo mund ta shihte nga dritarja e kasolles , ti bente prite pas dere e ta vriste,ose ai do te ish i detyruar ta vriste per tu mbrojtur.Te vriste nje grua !? Sa turp! Mendoi nje here te kthehej prapa por imazhi i shtepise mbetur shkrete dhe te qarat e gruas se tij te mire qe i kish dhuruar pese djem e nje vajze i beri ti therrte zemra. Do te shkoj perpara,mendoi, le te behet ç'te behet. Zbriti nga kali kerceu gardhin si te ish djale i ri , kaloi me nje fryme largesine qe e ndante nga dera pa i vene veshit pulave qe kakaritnin e i ngaterroheshin neper kembe dhe trokiti. Heren e pare lehtas dhe meqenese nuk i pergjigjej njeri me fort. Askush nuk u pergjigj dhe duke menduar se ajo mund te ishte pas dere dhe e priste me sopate a diçka tjeter ne dore, i dha nje shqelm te forte deres qe u hap duke u perplasur pas murit.Hyri dhe pa se nuk kishte njeri pas dere ndaj beri perpara ne gjysmeerresiren e kasolles. Ishin dy shtreter,njeri ishte bosh dhe atij i theri ne zemer kur mendoi se duhej te ishte i Gjinit, ndersa ne tjetrin ishte shtrire nje trup i vogel e imcak.Duke menduar se mund te ish ndonje kurth ai nxorri shpaten duke e shternguar fort ne doren e djathte dhe me tjetren kapi cepin e mbuleses ne fund te shtratit dhe e terhoqi me force. Ajo qe zbuloi e zuri me ne befasi se nje kurth...
- o -
Nderkohe rrezet e embela te diellit kishin gjetur rrugen mes gjetheve te pemes e kishin nje cope here qe lodronin mbi fytyren rinore te Markut ndersa milingonat kishin filluar ta gudulisnin ne qafe.Marku u zgjua dhe u ul ndenjur.Ku je moter? Ishte kjo pyetja e pare qe i beri vetes.Nga sa kish degjuar naten e shkuar, shtriga kish thene se duhej te kishte vdekur ndersa ai tjetri nuk ishte i sigurte dhe per kete seç kish shtuar por ai i shurdhuar nuk kish mundur ta degjonte.Ndau mendjen te shkonte edhe nje here tek kasollja e Diles se ndoshta atje diç mund ti kujtohej e ti kthjellonte mendimet,megjithese kembet nuk donin ti bindeshin te ecnin ne ate drejtim. Atehere i fishkelleu kalit qe po kulloste disa hapa me tutje dhe e kaleroi. Hyri me kujdes brenda me frike se ndoshta ishte ringjallur dhe i bente ndonje rreng. Tafi i eres se rende qe ngrihej nga trupat e ngordhur te kafsheve i ra rende ne stomak. Jo nuk kish asgje qe mund ti mesonte ndonje te re. Mori te dale por syri i hasi ne nje torbe te zeze te hedhur prane vatres. E hapi dhe pa nje zemer qe levizte akoma si te ish e gjalle.I trembur e hodhi pertoke e ja dha vrapit drejt daljes."-Mos ik"- degjoi nje ze te embel qe e beri te shtangej ne vend por nuk u kthye, ktheu vetem koken ne gadishmeri per t'ja dhene vrapit perseri.C'ish ky ze, kurre nuk e kish degjuar,mos valle nje rreng tjeter?
-Mos ik te lutem,-kete here u bind se zeri vinte nga trasta,-Te kerkoj vetem nje nder .
- Kush je -foli ai me gjysme zeri pa levizur vendit akoma ma majat e kembeve drejt daljes.
- Jam zemra e nje neneje.
E Gjinit , kujtoi ai diskutimin e shtriges me ate burrin e zi.
- C'kerkon nga une.
- Asgje qe nuk mund ta besh. Vec ndiz nje zjarr e me vendos ne te derisa te digjem krejt . E pastaj nese don te me besh edhe nje nder tjeter...
-Cfare?- pyeti ai.
- Merr hirin e ma shpernda ne lendinen pas kasolles sime.
Marku heshti.Nuk kish as deshire dhe as kohe ta bente kete, ish shume pas gjithe asaj nate te tmerrshme.Ai duhej te gjente te motren.
- Te lutem- zeri ishte pergjerues.-Ti nuk e din se cfare mund te beje ai me mua.Une tashme kam vdekur dhe nuk dua te behem shkaktare te vdese im bir...Apo po i drejtohem personit te gabuar? -psheretiu.
-Nga e din ?-pyeti i habitur Marku. Nje zemer nuk ka sy per te pare, thjesht do te kete degjuar zhurmen e hapave te tij,por ajo nuk ka as veshe mendoi pas pak dhe i erdhi inat me veten e tij.
- Kur je e vdekur din gjera qe nuk i din kur je gjalle. Ti ke zemer te mire Mark edhe pse je armiku i birit tim dhe do ta besh kete per mua.
Marku nuk foli. Ju afrua vatres dhe e ndezi.Kur flaket u gjiten lart ai hodhi ne te zemren qe pulsonte akome dhe priti aty derisa u dogj dhe u be hi. Pastaj mori nje luge dhe e mblodhi me kujdes ne shamine e tij te xhepit .E futi ne gji dhe sperkati kasollen me vajin e llambes e i vuri zjarrin. Doli, kerceu mbi kale dhe rendi drejt kasolles se Gjinit. I erdhi rrotull e doli nga pas te gjente lendinen.Edhe nje here nuk po u besonte syve e shtangu mbi kale ...
- o -
Ajo qe pa Doda, ish nje grua me kraheror te hapur ku ne vend te zemres ishte nje zgaver. Kembet nuk e mbajten dhe u leshua ndenjur pertoke duke fiksuar tiparet akoma te bukura te kesaj gruaje qe nuk e kish pare asnjehere ne fytyre.E kish perfytyruar ndryshe. Frika dhe urrejtja ja kishin bere ta imagjinonte te shtrembur dhe te shemtuar. Ashtu siç do te me kete imagjinuar edhe ajo. Nje dore e vogel e rrudhur nga mosha e lodhja e puneve te perditeshme varej e binte poshte sht