| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ditari i diteve te mia pa ty E hene, 04-02-2008, 06:48pm (GMT) Ku je? Ne ç’kend te universit te te kerkoj? U lodha duke kerkuar ata sy, ate shikim qe me ben te ndjehem mire, por nuk i gjej… Ajo u çua e trembur nga gjumi. Ora ishte rreth nje e nates. Mendimi qe duhej te çohej heret ne mengjes per te shkuar ne pune, dhe parashikimi i asaj nate qe do ta kalonte pa gjume , e benin te deshperohej edhe me shume. Megjithese kishin kaluar muaj qe nuk punonte trotuareve naten ,nuk po mesohej akoma me rregjimin e ri. Ajo kaloi perseri neper mend tere ato qe kish hequr dhe mallekoi perseri fatin e saj te keq, nje jetime qe kish rene ne duart e nje…U mundua t’i largonte keto mendime. Per ç’fare te mendonte ? U kap me ndroje siç mund te kapesh pas nje fije kashte , tere frike se mos keputej, pas fotografise... - o - E rrahur, e perdhunuar nga i fejuari me te cilin e kish fejuar daja i saj per ta hequr qafe nga shtepia, nje hall me pak per te. Ai nuk e kish dashur, ose me mire nuk e kish dashur per grua, nuk ish veç nje mjet per te fituar para.E nxirrte ne rruge e i gjente kliente. E parate ishin te tera te tij. Dhe ajo e lodhur, e poshteruar,tek kthehej ne shtepi duke ndjere tere llumin e trotuareve e te atyre felliqesirave mbi trup futej pernjehere ne dush. Por nuk mbaronte me kaq. Pas dushit e kish rradhen ai qe i fuste krupen me shume se tere burrat qe kish kaluar gjate nates.E kur kundershtonte, nese ndonjehere guxonte, ja perplaste koken pas murit duke e peshtyre e share: Putane! Me pas duhet te pastronte apartamentin e te gatuante per te. E vetem me pas mund te shtrihej e te flinte pak ore gjume e pa u errur akoma duhej te ngrihej e te pergatitej…
Jo ajo nuk mund t’i shihte me me sy ato rroba, i ish betuar vetes se sa te kish jete nuk do te vishte me minifunde. Kembet e saja te gjata e te bukura i ndillnin neveri. Kishin qene te bukura, shume kohe me pare , kur i perkisnin asaj e jo kur i perkisnin te gjitheve per te shfryre dufet e tyre per dy leke te qelbura qe perfundonin ne xhepin e tij.Deri kur? Perse valle fati nuk me bjen ne shteg nje kriminel, nje vrases e t’i jape fund vuajtjeve te mia? A thua se jane pak? Cdo dite degjohet vetem per vrasje e per seriale killer , por edhe ketu kam qelluar pa fat.Bie ne dore te çdo lloj ndyresire por jo ne nje siç duhet. Zot, me shpeto!Shpetome shpirtin tim. Nese putanave ju mbetet akoma shpirt, nese nuk ndyhet edhe ai…A do ta pranoje ti nje shpirt te tille …Po çmendem, do ta vras, do ta vras …pastaj do vras veten, nuk kam me shpetim.Ferri nuk mund te jete me i keq per mua… - o - Ku je ti o i panjohuri im qe me shikon keshtu? C’eshte ajo miresi qe buron nga ata sy e me hyn thelle ne shpirt. Eshte nje emer poshte kesaj fotografie por une nuk di as se si ta shqiptoj. C’eshte kjo ndjesi qe rritet brenda meje , kjo qetesi qe me transmeton?Me shume se ata te shenjtoreve. Kam shkuar ne kishe fshehtas tij e jam lutur, kam kerkuar ngushellim ne syte e tyre, por kam gjetur vetem vuajtje. Si mund te te japin force e te te ngushellojne sy te tille qe shprehin vetem trishtim, e si mund te te jape kurajo i biri i perendise qe eshte mberthyer ne kryq e nga plaget i rrjedh akoma gjak , dymije vjet e nuk ka pushuar se rrjedhuri.Kushedi sa vuajne e lus zotin te arrijne ne parajse sa me shpejt e te shpetojne, por nuk kane se si, i mbajne te mberthyer ketu poshte,per tu dhene shembull njerezve se si duhet te vuajne. Per çfare tu lutem atyre, ku do ta gjejne ata shpetimin tim nese nuk kane gjetur te tyrin? Nese eshte i tille , une nuk e dua. E kote te lutem.Te ishin aq te fuqishem nuk duhej te lejonin qe shume gjera te shemtuara te mos ndodhnin ne bote, por ja qe ndodhin e nuk i pyesin.Perse kete funderrine e lene te abuzoje keshtu me mua? Kush eshte zoti i tij? Po i te tjereve? A mund te kemi nje zot te gjithe? A nuk ishte ne meshen e se djeles ne kishe dhe ai funderrina qe u defrye me mua te shtunen mbrema e me pas desh me theu dhembet nga te rrahurat, e njollat e murrme i kam akoma ne trup?A nuk ishte ai zoteri me gruan e tij per krahu e vajzat e tij tek perkulej duke bere kryqin? Burre i nderuar, e nderonin te gjithe aty,edhe prifti , e shihnin me zili veshur ne ate kostum te bukur ndersa mua m’u desh te dal , pasi gjaku me versheu ne fytyre e doja t’ja fusja me grusht fytyres mu aty? Nuk isha une qe duhej te dilja , duhej te ishte ai, ata shenjtore te varur neper mure duhej te kishin gjetur menyren per te perzene ate dhe jo mua.Kush ishte shperblimi im per ato qe vuajta shpirterisht e fizikisht ate nate? Ajo peshe qe mu shtua akoma me shume ne shpirt, per mua nuk kishte me shpetim , nuk mund te me lehtesonte me asnje lutje,atje brenda nuk ishin njerezit qe luteshin, ishin ato figura te zbehta e martire ne mure. Njerezit i kishin vrare e i kishin vendosur aty per te demostruar fuqine e tyre.Une nuk jam shenjtore …une nuk fal… - o - Burgu. Ato dy vjet qe kish kaluar aty e kishin perterire. Nuk kish mohuar asgje. E kish vrare .Me duart e saj, e kish therrur ne gjume. Ndjente akoma gjakun e tij tek i ngrohte duart e mundohej t’i shkrinte zemren e akullt. Ja kish ftohur ai, ai duhej t’ja ngrohte e nuk kish menyre tjeter. Tere ate poshterim vetem me gjak mund t’ja lante.Dhe e kish lare.Per çudine e saj qe priste denim te rende , edhe vdekjen e kish marre parasysh, atyre u kish ardhur keq tek kishin degjuar historine e saj. Nje avokate e kish mbrojtur. Ajo kish dale andej me identitet tjeter dhe e kishin transferuar ketu, ne kete qytet te vogel e te qete. E kishin ndihmuar te gjente edhe pune. Ajo kish filluar t’i gezohej asaj jete , veç nje gje i rrinte peng, mendimi si nje re e erret se nuk do ta shihte me kurre vendin e saj. Nuk kish se si, atje te gjithe e kishin marre vesh se ç’zanat kish bere. Me mire te vdiste se te kthehej prape atje… - o - Po te flas ty o i panjohuri im, sepse edhe ketu te gjithe jane te panjohur per mua, por me mire keshtu se sa te njohur , ashtu siç i kam njohur une. Je ti tani ikona ime, jo per tu falur, per mua nuk mund te kete falje. Mekatet e mia edhe se kam qene e detyruar t’i bej, nuk mund te lahen. Une nuk kam ditur te fal, nuk kam ditur edhe te dua. Kam dashur kujtimin e prinderve te mij para se te vija ketu , tani kam frike edhe t’i kujtoj, e jo me t’i kerkoj qofte edhe ne endrra. I kam poshteruar. Do zoti me çon ne ferr e keshtu te mos jem e detyruar t’i shikoj edhe ne boten tjeter. Une kam qene e vogel kur i kam humbur, nuk e mbaj mend se si me veshtronin ata sy, patjeter qe me dashuri, por a mjafton… Ndoshta por nuk dua ta provoj, zhgenjimi mund te jete shume i madh.Kam menduar se e doja djalin me te cilin me fejuan e shpresa te bukura qendisen horizontin tim te shkrete prej jetimeje, iluzion qe u shua qe naten e pare qe e takova . E urreva, dhe shume e perçmova. Burrat qe kaloja ne nate kurre nuk i kam dashur, dashuria ime shitej per llogari te nje tjetri qe duhej te ishte e vetmja dashuri e jetes sime. Atehere ku duhet ta kerkoj faljen. A nuk shkruhet ne vangjelin e Lukes : “Mekatet e saj jane falur , sepse shume ka dashuruar…”E une…une nuk kam dashuruar.Ti po qe me fal. Syte e tua me falin, e ndjej, ne çdo te rrahur te zemres sime tek i shikoj . Me fal te lutem miku im i panjohur… - o - Mos ma merr per keq, nuk te flas si nje mashkulli te zakonshem, ato gjera qe kam bere me te tjere as qe me bjen ndermend t’i bej me ty. As edhe me ndonje tjeter. Mjaft me burra, kam kaluar aq shume sa nje gruaje te zakonshme i duhet te jetoje dhjetera jete mbi toke per te arritur numrin e tyre. Ka shume kliente qe vine ne restorant e m’i ngulin syte, e une nuk di ku te fshihem e skuqem nga turpi.Pasi me kalon frika se mos me kane njohur, me vjen per te qeshur kur mendoj se ata me kujtojne per ndonje vajze te ndrojtur e ndoshta te virgjer… Virgjeria , te gjithe njohin ate prag fizik te saj, por jo ate te shpirtit, e une jam e virgjer … - o - E pastaj, e kujt i behet vone. As edhe mua. Zemra ime nuk ka shkrire akoma, eshte ende e akulluar, e mbuluar me bryme mosbesimi. Tani nuk besoj me as edhe ne fe , e nuk kam me frike prej saj. Frike perendie, nuk eshte kjo qe me shqeteson, kam frike nga njerezit, te gjalle a te vdekur. Ai ngrihet çdo nate mbi flaket e ferrit e me tmerron gjumin me gjakun qe i shperthen ne currila te vegjel nga fyti, ç’gjak i lig, as ferri nuk e than dot. Edhe se mendimi im i fundit para se te bie ne gjume eshte per te, e mallekoj me gjithe forcen e shpirtit qe te gremiset ne skutat me te largeta te ferrit per te mos u kthyer me . E mendimi i pare i se nesermes eshte perseri per te : mallkuar qofsh.Ndihmome ti o miku im ,me shpeto nga ky mendim. - o - Une nuk te njoh , me fal qe te bie me qafe me keto lutje e ndoshta te merzis. Une nuk merzitem me ty, ti dukesh njeri i mire , e njerezit e mire jane si koha e bukur, nuk te lodhin kurre. Nuk e di nese je i martuar apo beqar, nese ke femije a jo , biles nuk te perfytyroj dot as qe te hysh e te falesh ne ndonje kishe. Zemra ime nuk i beson me asaj. Me jep force te harroj. Eja, kalero ti mbi endrrat e mia e m’i zbardh netet e zeza. Nuk kerkoj shume, nje shikim te embel e nje buzeqeshje e zemra ime ndoshta do te filloje te marre fryme. Ndoshta do t’i besoje atij djali te ndruajtur qe vjen çdo mbremje te darkoje ne restorant e qe shihet qarte se e ben per mua. Jane njemije gjera te vogla ne xhestet e tij qe me bejne te mendoj keshtu. Eja miku im , me jep pak nga ai besimi i embel i syve te tu… - o - Nuk e di se si po ti erdhe vertete mbreme. Mbi nje re te bardhe qe i ngjante nje kali me flatra e me buzeqeshe. Zerin nuk ta degjova, por nuk ka gje. Me mjaftuan syte e tu. Me beri te kisha me pak frike nga ai demon qe u ngrit perseri nga thellesite e ferrit. Dhe syte e djalit ishin me te embel sonte e si pa dashur me çiku doren kur i servira goten . Nuk eshte se me beri ndonje pershtypje te madhe por befas kuptova se nuk kisha frike nga kjo prekje. Si thua, o miku im i panjohur , a ka valle shprese edhe per mua ta provoj se ç’eshte dashuria ?Ti po buzeqesh perseri, mos valle kjo do te thote po?Sa do te kisha deshire te te buzeqeshja edhe une por zemra ime eshte akoma e mbuluar me bryme. Naten e mire shpirt i mire i nje bote qe nuk me perket mua, pafsh endrra te bukura. - o - Tashme mendimi im i fundit kur bie te fle nuk eshte me nje mallkim per ate, nuk i trembem me, eshte nje urim per ty. Te uroj naten e mire edhe sepse nuk e di se ne ç’ane te botes gjendesh, ketej nga une apo ne hemisferin tjeter ku akoma eshte dite. Per te qeshur apo jo, ne vend qe te te them miredita apo miremengjes , une te them naten e mire. Edhe mendimi i pare i mengjesit eshte per ty , miku im i vetem qe kam ne kete bote. Ndoshta kur te mbledh ca para, edhe se nuk dalin kurre, mund te provoj te te kerkoj. Nuk e di se si, por do te me pelqente. Mund te me pyesesh perse kam zgjedhur nje mik e jo nje mike ? E thjeshte, jane aq shume gra qe do te lendohen po ta marrin vesh se ç’kane bere burrat e tyre me mua… e per me teper per to nuk mund ta kene kurre fajin ata, putana jam une. Ndersa ti nuk je ndyer me mua i dashur mik, gruaja jote nese do te kishe ,nuk do te kete aresye te me urreje. Lere fare, te vij e te kerkoj… edhe po te te shihja ne rruge do te fshihesha duke ndjere zemren te me vdiste perseri, ashtu siç na vdes gjithmone kur humbim nje mik… - o - Ai djali i kendshem me ftoi per nje kafe dhe une pranova.Per here te pare u ula ne nje tryeze me nje djale siç mund te ulet nje vajze me nje djale te ri. I kish syte te kalter e te sinqerte. Me pelqyen. Ka pothuaj moshen time, ndoshta ndonje vit me i madh.Nuk ishte me i ndrojtur, ishte mjaft simpatik e me beri disa here te ve buzen ne gaz me ato qe tregonte. Pastaj gjithe mbremjen mendova vetem per te , dhe ty te harrova. Ka disa dite e disa nete qe nuk t’i dergoj me urimet e mia, me vjen pak turp, por duhet te me kuptosh. Nje syth i brishte e i kendshem ka filluar te bulezoje ne shpirtin tim e me ka dalldisur fare .Eshte shume i lezetshem e une e ruaj si syte e ballit. Kam frike se keputet e shkretetira e shpirtit tim behet perseri e padurueshme. E mendoj tere diten , e enderroj tere naten, buzet e mia kendojne pa pushim. A thua eshte kjo dashuria ? Fol miku im, eshte apo gabohem, se ti e din se sa frike kam nga zhgenjimet. A mund t’i besoj atij dhe zemres sime?Miku im i dashur e misterioz me dergo nje shenje te lutem ose me mire me thuaj po, une ty te besoj.Kalero perseri sonte mbi endrrat e mia …Dua te krahasoj syte e tu me syte e tij… - o - Jam e dalldisur . Sigurisht nga lumturia. Ai veshtrim i kalter premton vetem gjera te mira. Me ben te ndjehem mire dhe e sigurte. Sonte me ka ftuar te darkoj me te ne apartamentin e tij. Pranova, e si mund t’i thoja jo atyre syve qe me lusnin aq shume? Shkova perseri ne kishe pas kaq shume kohesh e ju luta Zotit te me falte mekatet e mia e te me jepte pak qetesi. Te pakten te bejme nje pakt armepushimi. Kam kaq nevoje per pak pushim ne kete beteje ferri e parajse ne shpirtin tim. Syte e pervuajtur u duken sikur me degjuan, megjithese nuk kuptova nese e bene nga deshira per te me ndihmuar, apo pafuqia e tyre per te luftuar kunder lumturise sime. E si mund te jene dakort me lumturine fytyra kaq te trishteshme … Dola me vrap nga ai vend para se shpirti te me helmohej me dhembje e vuajtje… - o - Kam nje ore qe rri para pasqyres e akoma nuk e kam vendosur se ç’fustan do te vesh. As te krehurit e flokeve nuk e kam mbaruar, nuk di se ne ç’model t’i bej. Akrepat e minutave nxitojne me shume se ato te sekondave dhe une u bera vone. Kur pashe se kishin kaluar disa minuta nga ora e takimit, vesha te parin fustan qe me ra ne dore dhe floket i lashe te leshuara. Desh theva qafen shkalleve te pallatit dhe me zemer te dridhur trokita ne deren e apartamentit te tij. Nje sekonde, dy, tre… dhe ja tek dera shpalosi kaltersine e syve te tij. Zemra me mbeti nje çast e nuk mundja te merrja fryme, ish dere e parajses apo e ferrit ajo qe hapej para meje. E vendosur bera perpara, nese nuk hyj brenda kurre s’kam per ta ditur. Nje perqafim i embel me trullosi mendjen e me ledhatoi shpirtin.Cdo gje tjeter mbeti jashte meje e u zhduk, edhe muret e apartamentit … - o - Eshte hera e fundit qe po flas me ty o miku im i panjohur . Keshtu siç erdhen punet do te mbetesh gjithnje i panjohur, megjithate miku me i embel e me i dashur qe kam patur ndonjehere.Nuk e di nese ti mund te vazhdoje te ishe miku im po te merrje vesh gjithshka per mua.Diku kam lexuar se mik eshte ai qe din gjithshka per ty e te mbetet perseri mik.Megjithese dyshoj, kam deshire te mendoj se po. Po tani nuk ka me rendesi, ç’do gje ka mbaruar. Une do te shkoj ne ferr. Ne rrugejeten time te shkurter humba besimin tim ne zot, humba shpresen se do te behesha e mire , e humba edhe dashurine. Per me keq e vrava kete te fundit. Cdo gje shkoi mire derisa ju afruam shtratit. Megjithese duart e tij ishin delikate e te kujdeseshme, nuk i sheruan plaget e mia, i hapen . Tere ai llum trotuaresh e burrash erdhi e u derdh mbi mua e sado qe u perpoqa t’i largoja nuk munda. Prane ,mbi nje komodine ishte nje koleksion kamash te vjetra. Rrembeva njeren e ja ngula ne zemer. Syte e tij te kalter u permbysen mbi mua me nje shprehje habie e dhimbjeje, e ende ne to nuk ishte fshire ajo dashuri e çilter. E vrava, ate ndjenje fisnike e mbi te gjitha ate djale te pafat e te pafajshem. Si gjithnje ata qe paguajne jane te pafajshmit. Jam e tera e mbuluar me gjakun e tij ,buze nje lumi ku desha te pastrohem , por nuk ka det ne bote ta …. Nuk me ben zemra ta laj, nese vdiq ai dua te vdes dhe une. Do ta bashkoj gjakun tim me te tijin, per here te pare dhe te fundit ne kete bote. Miku im , ç’kam bere keshtu? Ke qene me fat qe nuk me ke njohur, qe nuk te kam njohur. Ndoshta do te isha dashuruar me ty e do te kishe patur te njejtin fat. Ndoshta…Degjoj sirenat e policise qe afrohen por kur te me gjejne do te kem shkuar ne ferr. Nuk me tremb me ferri, perkundrazi me gezon, do te gjej ate atje, shkaktarin e fillimit … E betohem ne ate Zot se atje do t’ja nxij me shume jeten.Kam shume hesape per te lare me te. Do te me ktheje me kamate çdo qindarke qe ka marre per çdo burre qe ka kaluar mbi mua, per çdo te rrahur , te share e poshterim qe me eshte dashur te duroj. Ty, miku im nuk do te shoh me, fotografine tende nuk e marr dot me vehte edhe sikur te dua, as dashurine time nuk do ta shoh me, do te jete shnderruar ne nje engjell te bukur me krahe te kalter si qielli…Veç nje gje te mire pata nga kjo jeteshkurtera ime, dashurova nje here te vetme ,edhe pse nuk e gezova. Ndryshe do te thoja me mire te mos kisha jetuar… Vetem tri rreshta ishin shkruar te nesermen ne gazete, nja vajze e re kish vrare te dashurin me nje kame antike e me pas kish prere damaret me nxjerresin e tapave ne breg te lumit…Berr… beri dikush qe lexonte gazeten ndersa pinte kafene e mengjesit, me nxjerresin e tapava te shishes, nuk kish mjet tjeter me te pershtatshem… Imperia, e merkure 30/01/2008 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||