| Letërsia Shqiptare | ||||
|
SIRENA E diel, 24-02-2008, 05:20pm (GMT) Braktisur ne mendime ajo nuk e vinte re bukurine e nates. Kembet i ishin futur ne uje dhe ajo me hap te perhumbur ecte vijes se lehte e delikate ku valet puthnin bregun.Ishte e lodhur e me shpirt te trazuar. Martesa, burri qe tashme ... femijet e rritur me mendje te marre nga simpatite e dashurite e para, tere shtepija rremuje dhe ajo...Ate nate shpirti i saj ish rebeluar tek kujtonte te shoqin qe ja kish ngulur veshtrimin asaj vajze te bukur e gazmore ne dyqan, ndersa ate… kish kohe qe nuk e veshtronte me ashtu. Ishte pika e fundit qe kish derdhur goten, pas nje dite te lodheshme pune e ore pastrimi , gatimi e hekurosje ne shtepi. Gerhima e lehte e te shoqit qe flinte me fytyre kthyer nga ana tjeter i cingriste nervat.Perse kish arritur deri ketu.Pergjigja e vetme ishte: nuk ishte me e re.Por nuk mund te vazhdonte me keshtu...Kembet e leshuan dhe ajo vendosi te ndalej.U ul aty ne breg te detit me kembet te zhytura ne uje dhe ngriti instiktivisht fustanin qe te mos i lagej.Valet e lehta e ritmike te detit filluan t'i zbraznin mendjen e shpirtin nga mendimet e trishteta dhe e lane bosh.... - o - Ai veshtroi oren, ishte vone. E pastaj? Kush e priste? E shoqja ishte ne gjume dhe ai po te kthehej nuk do te bente gje tjeter vecse do t'i bezdiste ato enderra te bukura e fantazioze me ate tjetrin.Tjetri tani hynte edhe ne enderrat e saj, per kete ishte i sigurte. A nuk ja kish vene re ate nenqeshje te paqte tek flinte , qe i ndizte ate deshire te cmendur per ta zgjuar e per t'a sjelle prane vetes ate shpirt te geuar per te ngrohur naten e tij...Por pastaj ai zgjim agresiv e ajo drite aspak mikpritese ne syte e saj e detyronte te kthehej ne anen tjeter duke mermeritur neper dhembe dicka qe ngjante me nje me fal. Ai e donte ende te shoqen.E kish dashur qe ne momentin e pare qe e kish pare.Ishte marosur pas saj.Po tani, ku e kish humbur valle, ku kish gabuar?Ne ç'moment i rrembyer nga punet e mendimi per te fituar dy leke me shume nuk e kish vene re se ishin zbehur ato te qeshura e perkedheli ? E per me teper nuk i kishin bere me perhtypje e nuk kish vene re as edhe kur nuk i kish me. - o - Drita e agimit,ajo drite e bekuar e atij casti magjik kur nata si nje dashnor i embel e i betuar ne nje dashuri te pamundur e te perjeteshme puth te dashuren e tij , diten e re qe vjen e mbushur me padurim, gezim e nostalgji e etheshme per te mos humbur ato pak momente qe ka per te shuar mallin me te dashurin e saj e zbras me delikatese dhe e kujdeseshme rrezet e saj per te mos e debuar, e per te mos e lenduar e vrare shpejt, megjithese e din se ai do te vdese gjithsesi, siç vdiq ajo nje nate me pare, por u rilind me shpresen per ta pare, siç e din se neser ne mengjes do ta prese prape aty, i ri , i paduruar , i dashuruar...Kjo drite e madherishme e atij çasti lindje, dashurie dhe vdekje qe perseriten pambarimisht e qe shpreh njekohesisht gezim, dashuri, ekstaze e trishtim, e bukur deri ne mallengjim binte ne fytyren e atj burri te panjohur duke e bere aq fisnike sa asaj ju duk me te vertete si princi i perrallave.Kush ishte valle ai njeri? Cfare donte ajo aty? Ju kujtua qe naten e shkuar e kish quajtur sirene.I erdhi per te qeshur, por nuk qeshi nga frika se mos e zgjonte. Vertet mund te ishte edhe princ, por nuk ishte i saji.Mblodhi rrobat e saja dhe para se te largohej u perkul dhe e puthi lehtas mbi balle.Rruges per ne shtepi hapin e kish te lehte e mendimet i çeleshin me çeljen e dites se re e te bukur.Nje fllad i embel i perkedheli floket e fytyren dhe i ndezi shpresen se ajo do ta gjente perseri princin e saj te burgosur nen korracen e puneve e rutines se perditeshme , do ta çlironte e do ta gezonte per tere jeten.Do ta bente patjeter. A nuk kish qene dhe ajo dikur nje sirenete qe kish braktisur thellesine e oqeaneve te endrrave e shpresave te saj per dashurine e tij... - o - Rrezet e ngrohta te diellit dhe zhurma e plazhisteve e zgjuan. Ndenji disa minuta duke vrare mendjen se ç'donte aty dhe nuk ndodhej ne zyre ne ate ore.Filloi te kujtoje naten e kaluar,kur kishte dale nga bari i dehur,dhe me nje shishe konjaku ne dore dhe kish ardhur aty, dhe pastaj nje grua me pamje sirene qe dilte nga deti qe ai e kish perqafuar, e kish marre ne krahe dhe e kish prure aty ku ... Po pastaj c'kish ndodhur? Atij nuk i kujtohej mire pasi siç duket kish qene nden veprimin e avujve te alkoolit, por ishte i bindur se kish qene nata me e bukur e jetes se tij edhe sepse nen driten e forte e vezulluese te diellit qe te kthen ne realitet, pak e nga pak figura e saj vinte e zbehej e prej saj nuk kishte as edhe nje shenje, ish zhdukur, kish avulluar, por a kish ekzistuar valle? E cfare pastaj, edhe sikur vetem te kish fantazuar ç'rendesi kish.Ajo qe kish rendesi qe se naten e kaluar ai ishte ndier princ dhe kish takuar nje sirene.Per nje nate, kur ai kish nevoje per te.Por tani nuk kish me nevoje per te , ai kish princeshen e tij qe dikush tjeter donte t'ja rrembente.U ngrit ne kembe , u perkul per te marre kemishen e tij qe ndodhej pertoke e zhubravitur dhe me njolla te bardha kripe deti te thare ju fanit perseri sirena dhe zeri i saj: Mirembrema princ! - o - Ai nuk u kthye me ne ate vend. Tashme e kish fituar serish zemren e gruas se tij dhe kujdesesh te mos e humbiste prape.Kujtimi i asaj nate te magjishme u zbeh dalengadale derisa u shua krejt dhe ai e harroi.Ish i dashuruar pas se shoqes , pas atyre syve qe shkelqenin kur e shihte,pas atyre buzeve qe e puthnin e i peshperisnin fjale perkedhelie kur vinte i lodhur nga puna, pas zerave gazmore te femijeve e i preokupuar ndaj problemeve te tyre te moshes.Jeta familjare nuk linte shume kohe, por ate qe i mbetej ja kushtonte asaj. Dhe ja ku ishin nje nate te ngrohte vere tek shetisnin bregut te detit dhe ajo plot gaz e humor i tregonte se si kish zbuluar se vajza kish rene ne dashuri me nje djale.Ecnin perdore ,si dikur kur kishin qene te rinj,dhe ai perpinte cdo fjale qe dilte nga buzet e saj kur papritmas u perplas me dike qe ecte prane dhe degjoi nje :Ah! Ish nje grua qe ecte prane nje burri, edhe ata te kapur perdore dhe ai u kthye per te kerkuar te falur, dhe ngriu.Si nje shkendije,trurin ja pershkoi nje kujtim i fshehur thelle siç fshihet nje gur i çmuar e i vjedhur qe nuk don te ta shohe e zbuloje kush.Nden driten e praruar te henes ,ajo siluete e hireshme gruaje , ato floke te gjate dhe ato supe krenare...nuk kish me dyshim ishte sirena e tij. Shikimet ju kryqezuan dhe ndjeu zemren t'i rrihte me rrembim.Te ish valle ajo? Ajo vuri buzen ne gaz si e zene ne faj pa thene asnje fjale e ai e ndoqi me sy tek peshteti koken pas supit te burrit dhe u larguan ne drejtim te kundert. - E njeh ate grua ?- degjoi ta pyeste e shoqja me kersheri. ..."Te faleminderit sirene" mendoi ai duke ja besuar mendimin ajrit te vaket me shprese se do t'ja percillte asaj.Dhe nuk u cudit kur ne eterin e nates nen buzeqeshjen e praruar te henes degjoi zerin e saj : " Te faleminderit princ i huaj" Imperia, korrik 2007 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||