Letërsia Shqiptare

Suzana Kuqi
E enjte, 06-03-2008, 10:03pm (GMT)

Nga Autorja

Suzana Kuqi
Suzana Petrit Kollaku ( Kuqi ) lindur me 13.10.1959 ne Ostrave te Cekosllovakise, sot Rep. Ceke. Babai im ka kryer studimet per ing. Minierash atje ku u martua me nenen time qe eshte çeke. Pas studimeve u kthye ne Shqiperi se bashku me gruan e vajzen dy vjeçe, qe isha une.U emerua ne miniera te ndryshme larg qytetit te tij te dashur  Durresit duke filluar me Bulqizen, Pishkashin, Kurbneshin dhe ne fund ishte k/ing ne minieren e Manzes. Ne Kurbnesh u semur me silikoze, semundje qe i mori jeten ne moshe te re, sapo kish mbushur 41 vjeç. Keshtu qe une filloren e kam bere ne Kurbnesh, tetevjeçaren ne Manez, shkollen e mesme ne Shijak dhe ne fund mbarova fakultetin e Ekonomise agrare ne Kamez, pasi bera nje vit stazh , vitin e pare ma mohuan te drejten e studimit pasi kisha nenen te huaj. Kam punuar si ekonomiste ne Durres ne ndermarrje te ndryshme e ne fund para se te vija ne Itali kam punuar ne Degen e tatim taksave te Durresit. Te shkruarit ka qene thjesht nje deshire. Per te botuar shume pak, nje tregim te shkurter tek gazeta Drita, disa poezi ne nje reviste per gruan, dhe me 1999 nje liber te vogel qe titullohej “Lumturi familiare”, shume i vogel. Emigrimi qe nje stres ashtu si per te gjithe. Por tani pas kaq vitesh gjerat sikur marrin rruge  femijet  rriten e keshtu me mbetet pak kohe e lire. Punoj ne nje azil pleqsh, pune e veshtire  por njefare soji te shperblen moralisht, ose me mire desha te them se kam humbur nga ana intelektuale por  jam bere me humane. Me vone mund te dergoj pjese nga libri qe kam botuar me pare. Endrra ime : te mesoj te shkruaj siç duhet qe te jem ne gjendje te shkruaj nje liber te denje per babain tim te dashur. Ka qene per mua njeriu me i mire qe kam njohur gjate gjithe viteve te jetes sime dhe ja kam borxh.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.