Vertet i dashuri im
tani me thua qe jam nje shtrige
nuk te kish shkuar ne mendje
se prane nje engjelli te embel
nje shtrige qendronte brenda meje
Po ti s’kupton asgje i dashur
qe shtriga ajo qe te hynte ne endrra
e netet t’i linte pa gjume
te magjepsi , pa mend te la
e ne bote s’kish kerkend si une.
Eshte shtriga ajo qe ndez
netet e tua e te dhuron parajsen
e çuditerisht ti e quan engjell
i admiron zjarrin i adhuron flaken…
Dhe at’ engjell te mengjesit
qe aq shume kujdeset per ty
aq sa behet e bezdiseshme
shtrige e quan neper dhembe
shtrige kur te pyet ku ishe..
Sa larg jemi i dashuri im
ndoshta nje djall e nje engjell
mban dhe ti brenda
e ndoshta ajo qe tek une eshte e shenjte
takon perhere djallin brenda teje…
E ndoshta me mire keshtu
ndryshe historia jone
kuptim nuk do te kish
e fundi i saj nje hap larg do te ish…
E mos te te genjeje mendja i dashur
per ty nuk ka me shpetim
e nese do te urreje shtrigen
me engjellin tashme ke rene ne dashuri…
Luaj me shtrigen, ajo do te kenaqet
dhe nese e lendon
gjen menyren te hakmerret
gjen menyren te te falet
Kujdes me engjellin i dashuri im
mos e prek , mos e plagos, mos e lendo
per shtrigen te shenjte jane lotet e tij
nuk i duron , t’i fale jo nuk mundet
do te te beje te vuash
do te te beje therrime
e pastaj do te te beje te zhdukesh…
Nese me ke kuptuar nuk e di
nje e shenjte dhe nje shtrige
jane brenda meje
shtriga te magjeps,
te terheq ne rrjeten e dashurise,
e shenjta eshte per tu dashur, respektuar
…eshte per tu adhuruar….
Imperia , me 10 mars 2008