Letërsia Shqiptare

Fragment nga libri “Lumturi familjare”
E merkure, 19-03-2008, 06:42pm (GMT)

Ne , domethene une, burri me i mire ne bote dhe femijet me te embel ne bote , jemi nje familje qe jetojme ne harmoni te plote , per t’u pasur zili. Punet i kemi te ndara natyrshem , pa u lodhur , sipas prirjeve dhe talenteve qe ka secili prej nesh. Keshtu , zararet , lodrat , televizorin e telekomanden jane pune qe i bejne shkelqyeshem e me zell te madh femijet. Gazetat , domethene leximin e tyre , zgjidhjen e fjalekryqeve , gjumin e pasdites , ndjekjen e lajmeve e disa pune te tjera te ketij tipi monoton e te merzitshem i ben me vullnet e zell te madh burri im i dashur pa u ankuar fare. Ate pakice punesh ordinere e te thjeshta qe mbeten si larje , gatim , hekurosje e vogelsira ta tjera i bej une , ç’eshte e drejta jo me qejf , po i bej. Kur te gjitha ecin sipas kesaj menyre ndarjeje çdo gje shkon mire e bukur. Por nuk eshte e thene . Nganjehere mua si gjithe grate e tjera me vret e mira e nis e ankohem se gjoja me dhemb koka, kurrizi , apo ndjehem e lodhur . Fill pas kesaj femijet shtojne si me komande intensitetin e veprimeve te tyre e seç u shkrep te vrapojne e te ulerijne si indiane duke permbysur çdo gje qe u del perpara . Im shoq fillon e ngryset . Per kunderveprim une e hap gojen me shume duke u ankuar. Atehere burri nuk mbetet vetem ne ngrysje por kundervihet me fjale . Fillon kesisoj nje nga ato seanca qe mund t’i quash zbrasje thesi e dyaneshme me shprehje opinionesh si pershembull rri e ben sehir , gazetaxhi , nuse prej lecke , dembele etj. Pasi mbarojme me njeri tjetrin e kane rradhen njerezit e mij , pastaj te tij , shtohen argumente e “komplimente” te reja nga ato te seances se parafundit . Rezultati , pas kater oresh debat , nje jave pa folur derisa mua me vijne mendte perseri e vazhdojme sipas rregullit te arte te vendosur qe ne fillim…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.