Letërsia Shqiptare

Si te lashe…
E shtune, 22-03-2008, 01:20am (GMT)

                                                    Si te lashe , si te lashe ,
                                                    si te lashe
                                                    e me s’te pashe,
                                                    moj e bukura….
                                                                 Arbereshe


Si te lashe moj e bukura ime
mbuluar  serish
me nje vel dhimbjeje…
 
Si te lashe moj e shtrenjta ime
si mendova se pa ty mund te bej une
kur me dhembje e dashuri
m’i perkedhel endrrat ne gjume …

Shpirtmdhja , shpirtmira nena ime
shpirtplagosur
trup selvi e sakatosur
 me gjerdane betoni  shemtuar
 me çibane baruti mbjellur…

Zemerlenduar, zemerplasur
zemermadhe tek me thua
se ne te ka vend dhe per mua…

Sybukur , syperlotur
si nuk t’u thane lotet kurre
dhemb trupi i plagosur
dhemb shpirti per bijte e tu…

Bij te urte , bij te mire
bij puntore qe te bejne nder
bij te tjere qe nuk rrojne me djerse
qe fatet e tua ne dore duan t’i kene
bij arrogante e mendjemedhenj…

Shpirtfisnike, shpirt i urte
koken e bukur prape ta kane ule
e ti gelltit lotet e turpit
me shume dhembin se ato te trupit…

Nene e dashur me zemer te madhe
nene e shtrenjte me shume halle
fali… ti bijte e tu
mendjemedhenj se kane harru
te jesh biri yt çfaredo me thane
te jesh krenar e fatlume
se mbi kete toke jane kalimtare
e ajo qe nuk vdes kurre
…Je veç ti moj nane…

Imperia 18 mars 2008



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.