Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 10:39am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
 » Shaban Cakolli
 » Sanije Myrtaj
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Lumturi familjare (Fragment IV)
E diel, 30-03-2008, 04:21pm (GMT)

Shyqyr qe erdhi demokracia. Ajo u be sebep te zbraznim etazheret nga veprat kapak-kuq e t’i zevendesonim me libra te tjre si dhe me biblen e kuranin. Une i mbaj te dyja.  Gjithashtu u hoqen nga faqja e murit portretet qe e kishin zaptuar per kaq e kaq vjet e diku vendosem ndonje panorame e diku ndonje ikone. Mos u çudisni , ju vete e dini me mire kete pune. Ama nuk harroj ato dollite e ngritura per ideale e per partine . Dasma ime nuk i shpetoi kesaj dollie qe ish ne vend te bekimit te Zotit , por surpriza me e madhe me priste ne dhomen time te nuses.
Hyme ne dhome . Une nuse me vello dhe dhendrri me kostum blu. Me bien ne sy disa durata miqsh e kusherinjsh si nje tabllo e lezeçme  , nje tabaka druri e zbukuruar me motive popullore , nje komplet gotash, e mes te tjerave nje imitim ne allçi e Deas. Befas ne nje rrotullim perqafimi shoh mbi komo dy buste te Enverit. Kthej koken per t’i pare me mire dhe konstatova se ne fakt ishte vetem nje qe dyfishohej ne pasqyre. Qendronte aty serioz si ne plenium e ne perqafoheshim para tij. U shkeputa me veshtiresi nga krahet e tim shoqi e shkoj e qendroj para bustit.
         -C’eshte kjo ?- e pyes.
         - Dhurate ,- me thote ai.
         - Aha,, -them une dhe e kap me nje dore bustin dhe me tjetren hap dritaren.
         - Mos ! –briti im shoq , -do ta kalojme naten e marteses ne burg !
Kishte te drejte.
          - Nxirre jashte ! – them une.
          - Jo , se ka dasmore e na spiunojne.
Perqafimet e tij me zbuten disi. Filluam te zhvizheshim. Busti na veshtronte ftohte e zhbirues. E ktheva nga ana tjeter por syte e tij u vrejten ne pasqyre. E ktheva ne profil. Me dukej sikur me perqeshte.
            - Fshihe , te pakten te mos e shoh,- ju luta tim shoqi.
Ai e mori dhe e futi nden shtratin nuseror duke mallekuar me vehte ate qe ja beri peshqesh. Jo, edhe ketu nuk shkonte, na degjonte. E futem ne dollap por m’u fiksua sikur nga çasti ne çast do te hapej kanati e do te dilte prej tij. Pasi u sorollatem nje cope here me lindi nje mendim. Mora e mbeshtolla me jorganin e pajes dhe e vendosem siper dollapit . Mbi kete deng vendosem tabllone qe ishte goxha e madhe e pastaj ju kthyem… Megjithate kur mendoj se vajza me lindi ne te njejten date me te tmerrshmin Stalin , me hyjne te dridhura deri ne palce. Zot , shyqyr qe qe vajze e jo djale …


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]