|
|
|
Lumturi familjare (Fragment V)
E diel, 30-03-2008, 04:24pm (GMT)
Siç ndodh gjithmone para se te nisesh per pushime beme nje lloj pazari qe e uli ca peshen e xhepave te burrit. Kjo kryesisht per gjera qe ne gjuhen e perditeshme quhen gjera qejfi , si çader dielli se ajo qe kishim qe bere vrima vrima e vetem hije nuk bente, kostume te reja banjoje , topa , komardare , nje pale letra bixhozi , syze dielli , nja nje dyzine libra e nja nje dyzine gazeta , pasi ne ate fshat te larget nuk vinin gazetat. Gjithashtu peshkuam neper miq nje radio me bateri se e jona kish kohe qe qendronte ne nje cep te dhomes sa per figure , si dhe nje aparat fotografik. Kur u nisem ngarkuam ne furgon televizorin , nje cope antene, ventilatorin, nja dy thase me rroba, ca batanije, nje shuk çarçafesh etj etj , e pastaj u nisem. Pa bere as dhe dy kilometra rruge u kujtova dhe i thashe tim shoqi : - Bobo, kam harruar topin! - Cfare !? Une nuk arrita dot ta perseris se femijet me te embel te botes ja dhane ulerimes aq fort sa shoferi i trembur frenoi menjehere dhe ne desh thyem hundet pas xhamit te makines. Na u desh te perdornim tere arsenalin e fjaleve qetesuese e ledhatuese por femijet nuk e pushuan ulerimen deri sa moren premtimin se do t’u blinim nje top tjeter. Sapo pame diku rruges topa qe shiteshin , zbrita nga furgoni e bleva dy cope , nje te bardhe e nje te kuq. Nga nxitimi nuk e vura re se ishte mall turk. Rruga sa vinte e behej me e keqe e une me bisht te syrit vereja shoferin qe mallekonte veten qe kish marre persiper ta bente. Nuk i thosh shaka , makina zor se dilte sagllam . Pas nja tri oresh rruge me troshitje arritem . Kishin dale per te na pritur tek porta e shtepise ku kishim marre nje dhome me qera tere njerezit e shtepise qe beheshin gjithsej gjashte. Ishte Plaku, plaka, dy vajza midis njezete e tridhjete vjeç dhe djali me nusen. Na uruan mireseardhjen. Na sodisnin tere gaz ndersa ne shkarkonim gjithe ate rremuje sendesh e plaçkash pa na dhene asnje dore. Pas kesaj na ndoqen ne dhomen qe na kishin dhene me qera e u shtruan per state pale qejfe per te shijuar kafene nga dora ime. Burrit tim te dashur nuk i pelqen te beje miq kaq shpejt , keshtu qe pasi pine kafene u ndenji rende e ftohte ashtu siç din te rrije vetem ai kur don , ndaj ata te pezmatuar u larguan nje e nga nje. Pasi i morem fjalen shoferit se do te vinte te na merrte pas pesembedhjete ditesh dolem t’a percillnim kur pashe djalin tim te embel qe po me vinte karshi me nje kallam ne dore ku rrinte varur nje si biçim flamuri i bardhe. Kur u afrua vume re , disi me zor me thene te drejten , se ajo plaçka e bardhe ishte topi i posablere . Bera sikur nuk e vura re shikimin qesendises te tim shoqi e po prisja te me bente verejtjet per pazaret e dobeta qe bej perhere. Por ai siç duket kish bere ndrmend te mos krijonte tension ato dite pushimi dhe heshti. Megjithate nuk ishte e thene t’i shpetoja kesaj. Dal e kerkoj plaken e shtepise te cilen e gjeta poshte dritares se dhomes sime ku po merrej me diçka qe une nuk e kuptova , po fshinte apo po germonte, pasi i binte me fshese po te njejtit vend e ne te njejtin pozicion me veshe ngritur. I drejtohem me embelsi : - Zonje, a keni lope ? - Posi jo – u drejtua ajo. - Po qumesht a mund te na shisni ? - Sa doni ? - Tri litra ne dite, po e duam te mire .- i them une me guxim. - Si ta beje lopa .- m’u pergjigj ajo me agresivitet. - Me ç’fare çmimi ? –guxoj e pyes une me nje fije zeri. - Me sa e merr ne qytet ?- ndjeva ca gjalleri ne zerin e saj. - Me dyqint e pesedhjete .- them une duke menduar se ja hodha pasi e merrja me treqint. - Atehere po ta shes me dyqint .- e mbylli ajo triumfuese e pashe se si ju drejtua trupi e u be si nje vajze e re. Kthehem tere qejf ne dhome qe t’i shes mend burrit se me ne fund kisha bere nje pazar te leverdisshem, kur pashe syte e tij gati sa nuk po leshonin shkendija. - Epo , nuk kam pare , shkon e ben pazar ta blesh qumeshtin me dyqint leke kur ajo duhet te beje dy kilometra rruge me kembe per ta çuar ne baxhe me njeqint… C’te beja . I thashe te dilte e ta kthente pazarin por ai nguli kembe se fajin e kisha une , se isha ngutur , nuk kisha pritur ta bente ai …pastaj pushoi. Siç dukej ish kujtuar se kish ardhur per te pushuar . Duhet ta pranoj se e mora qumeshtin akoma me shtrenjte , por per kete nuk u ndjeva per te mos i prishur humorin burrit . Plaka me jepte gjithnje qumeshtin e darkes te cilin e maste me nje kavanoz nje litersh dhe kavanozi i trete mbetej gjithnje pergjysem dhe me thosh se gjysmen tjeter do te ma jepte ne mengjes. Po kur vinte mengjesi plaka zhdukej e nuk e di se si ja bente qe me mbinte tek praku i portes kur dilja per te shkuar ne plazh dhe gjithe perzemersi me uronte dite te mbare…
|
|
|
 |
::| Krijimet e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|