Lumturi familjare (Fragment VII)
E premte, 04-04-2008, 04:53pm (GMT)
Eshte per tu çuditur se sa shume i duan nuset ne shtepine e burrit. Aq e madhe eshte kjo dashuri per to , sa per çdo zarar qe bejne femijet e embel , edhe ne rastet kur nuset nuk ndodhen ne shtepi , prape se prape ne vend te femijeve qortohen e shahen ato . Per shembull , mbaj mend qe djali me i embel i botes nuk i kish ende pesembedhjete muaj e pat fshehur kushedi se ku çorapet e gjyshit . Ky i fundit kerko e kerko e se fundi e humbi durimin dhe shpertheu : - Ku m’i ke fshehur mor maskara i gjyshit qe te te dhjes t’emen ! Une qe sapo isha bere gati per ta ndihmuar qe t’i gjente , bera prapakthehu ne dhomen time e thashe me vehte : - Kurre mos i gjetsh ! Gjera te ngjashme me keto ndodhin pothuajse çdo dite dhe qe te mos prishesh gjakun jo vetem qe duhet te mesohesh por edhe te gjesh menyren e te kenaqesh me keto variacione te jetes familjare. Gjithashtu eshte per t’u çuditur se sa shume i duan femijet , u plotesojne çdo teke e i inkurajojne te bejne veçanerisht ato gjera per te cilat u prishet gjaku nuseve . Edhe ledhatimet i kane te variueshme. Deri sa e ema nuk eshte ne shtepi ata jane pellumbesha , princesha , i miri , e mira , zemra , shpirti etj etj. Ama, sapo ne dere ja beh e ema shnerrohen ne maskarai i gjyshit , m… i halles, debil etj etj. Megjithate çdo e keqe e ka nje te mire , keshtu dhe une jam e sigurte se femijet e mij nuk do te zihen kurre me shoke e shoqe per nje fjale goje apo te share . E pse jo? Une vete nuk e prisha gjakun nje mbremje te bukur kur djali i embel me ciceroi : - Mami, halla me tha se kam nje bab-koti dhe nje mam-muti…
|