Ne shtepine tone te rehateshme jetojme ne harmoni te plote tri kurora. Jo vetem ne por edhe fete tona. Festohen pashket dhe krishtlindjet e tyre por ama askush nuk me ndalon te mbaj ramazan. Te them te drejten ne fillim e pata te veshtire . Ama tani ata ja kane ndier lezetin aq sa kur ka ndonje sebep fetar me presin tek dera :
-Do hame hallve sot ?
Ose
-C’gje te mire do na besh sot ?
Megjithate deshira per te ma prishur sado pak fare nuk u eshte shuar ende. Vendos te agjeroj per ramazan. Nja pese a gjashte here me kerkohet t’ua kontrolloj gjellen nese ka zier ose nese ka kripe . Ndonjehere harroj dhe e prish ramazanin e si rrjedhoje merzitem teksa humori i tyre eshte rritur. Ndersa une kurre nuk kam refuzuar te ulem ne tavoline me ta per te festuar pashke e krishtlindje , dhe jo pa lezet. Nje nate , se e kam te fiksuar se ishte nata e pare e pashkeve qe televizioni shqiptar transmetonte meshen e mesnates se ringjalljes se Krishtit. Isha shume e lodhur dhe e keputur per gjume. Siper dollapit skuqte nje shporte me veze te ziera. Filloi mesha . Per çudine time prifti fliste greqisht .
- Nga greku e marrim ?- pyes une.
- Jo!- ma preu shkurt im shoq qe po e ndiqte me vemendje.
Une deri atehere kisha pare e degjuar vetem meshat e Papes se Romes dhe veshi sikur me ishte mesuar ca me kumbimin e latinishtes ama greqishten…Le qe nuk di as edhe nje fjale te kesaj gjuhe. Qendroja prapa kraheve te tim shoqi se po me merrte gazi. Diku them ashtu kot :
- Kur do te shkojme ndonje dite ne kishe ?
Me mire te mos kisha folur fare. Burri me i mire i botes qe siç duket me kish vene re shpertheu :
- Kurre ! Me ty kurre ! Apo te turperohem me ty atje…
Shyqyr qe trokiti çasti per te thyer vezet e kuqe se kushedi se ç’sherr do te kish nisur.