Letërsia Shqiptare

Lumturi familjare (XI)
E marte, 08-04-2008, 10:19pm (GMT)

Femijet e mij jane me te emblit ne bote., kete shumekush e pranon . Kane nje pamje e fytyre engjelli. Ne , domethene une dhe burri me i mire i botes i duam shume , bile caze si teper , aq sa mundohemi t’jua plotesojme çdo deshire qofte ajo edhe teke.
   Nuk perdorim kurre metoda te tilla si te uleritura , lenie pa ngrene apo te rrahura. Dhe rezultatet jane fantastike. Duhet te pranoj se dhoma jone , pasi ne shtepi posedojme vetem nje dhome , peson ndryshime te dukshme çdo jave. Femijet kane nje fantazi te zhvilluar dhe nje talent e zell aq te madh krijues e trasformues per sende te ndryshme sa qe te lene me goje hapur. Asgje nuk u pelqen ashtu siç e ka bere fabrika. Sapo shohin diçka te re ne shtepi syte fillojne e u leshojne shkendia dhe truri u vihet ne levizje. Veprimtaria e tyre kap çdo send qe ata mund ta perpunojne qe nga lodrat e deri tek dollapet e dysheqet. Pershembull nje jave pasi te jete blere nje kukull e re , ate e gjen poshte ndonje krevati me nje dore apo kembe mangut , me fustan me model tjeter , me gjysmat e flokeve ose pa to , me nje sy , pa hunde dhe shpesh edhe pa koke. Ndersa ajo qe ka mbetur eshte perçudnuar aq shume sa te duket sikur sheh vepra moderniste te koheve te fundit , ose sikur te kane ardhur per vizite ne shtepi personazhet e filmave horrore.
        Nje dite u tmerruam kur pame nje kukull qe po digjej mbi furnelen e vajgurit, pasi me te emblit e botes desheronin te shihnin se ç’forme do te merrte kukulla pas kesaj.  Makinat pershembull brenda dites zberthehen e me pas u mbetet nje a dy pjese si kujtim . Me to im bir ka bere nje koleksion nga i cili kur i teket me pjese te ndryshme krijon nje makine te re qe u ngjan atyre te kohes se monizmit. Sigurisht kjo pune na ka hyre ne gen se dikur pata degjuar se nese ne bote ekzistonin nje numer i caktuar tipesh te makinave ketu tek ne ky numer ishte plus pese. Kjo si rrjedhoje e asaj qe merresh shasia e nje tipi, motori i nje tipi tjeter , kabina e nje tipi te ndryshem nga dy te paret dhe ja ku ndodhte mrekullia qe ne ja kalonim dhe botes kapitaliste…
   Do te isha e kenaqur sikur kjo pune te mbetej tek lodrat , por zelli i tyre eshte kaq i madh sa nuk kursen as orendite shtepiake. Kanatat e dollapeve nuk duhet te hapen normalisht por duhet domosdo duhet te bien pertoke e mundesisht te te zene ndonje kembe. Dysheku “Dormi Lux” duhet te kete anash disa foleza te cilat hapen me thike per te fshehur lodrat e vezeve kinder. Frigoriferi nuk duhet te punoje tere diten pasi te shqeteson zhurma e tij prandaj hiqet priza ose stakohet termostati dhe po te mos e kesh mendjen mishi te qelbet.Butonat e manjetofonit rralle i sheh ne vendin e tyre funksional ama dihet se po nuk qene aty ndodhen ne xhepat e djalit te embel.Shiritat e kasetave te manjetofonit jane tamam per te lidhur e per te terhequr makinat.
      Jo rralle matem t’i rrah , t’i zhdep ne dru me sa fuqi te kem por nuk me le burri i dashur.
       - Degjo grua – thote ai – ose do te prishen sendet ose femijet.
Teoria e tij se femijet prishen po t’u bertasesh ose t’i rrahesh po na kushton ca si shtrenjte per xhepin tone modest.
        - Po çmendem ! – i thashe nje dite.
        - Mos u anko se ty te kane ngjare .- ma ktheu ai
 Si gjithmone per te gjitha gjerat e keqia ata i kane ngjare se emes dhe per te gjitha cilesite e mira, babait.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.