Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 22-08-2008, 03:24am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
 » Shaban Cakolli
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Lumturi familjare (XII)
E marte, 08-04-2008, 10:21pm (GMT)

Si çdo grua apo femer kenaqesia ime eshte te vesh nje fustan te bukur , kepuce , rrip , çante qe te kombinoje me fustanin , e mundesisht kepucet te jene me taka te larta qe te rregullojne te ecurit. Kapse flokesh , vathe , bizhuteri etj pra te gjitha ato gjera te vogla por te domosdoshme qe kompletojne nje femer te lezeteshme ne kopertinat e revistave . Fatkeqesisht fustanet e mia presin rradhen per muaj e pse jo per vite te tera , e per fat garderoben e kam mjaft te pasur fale instiktit te femres qe i ngjit syri ne gjera te bukura . Shkaku eshte se une i gris shpejt çorapet dhe po keshtu prish takat e kepuceve ne menyre skandaloze. Lezeti i iken fare fustanit te ri po te vishet me çorape te grisura e taka te ngrena . Kete talent se nuk di si ta quaj ndryshe grisjeje e prishjeje , buxheti yne familjar me rroga modeste nuk e perballon dot . Zgjidhja erdhi vetvetiu vite me pare pasi u martova : Pantallona ! Rrofshin pantallonat , praktike, sportive  e shpetuese te buxhetit. Ruhen fustanet , çorapet dhe ajo qe ka me shume rendesi estetika e trupit se imponohesh te ruash linjen qe te kesh mundesi t’i veshesh. Kjo ka te miren e saj qe pasi te kesh lindur dy femije te qendrosh pa levizur asnje gram nga pesha e fejeses. Tjeter gje qe pasi te kane pare ne te shumten e rasteve , qofte edhe kur shkon per vizite , te veshur me pantallona te ngjisin nofken “moderne” , por kjo nuk na prish shume pune .
         Mirepo diçka u prish nga ky ekuiliber kur dolen streçet . Meqenese ne demokraci moda nuk u quajt me “shfaqje e huaj” nuk mbeti kush pa i blere e pa i veshur. U mata nja dy here , por kur kujtoja palet e pantallonave qe disponoja dhe dollapin qe po plaste , mu duk i tepert ky shpenzim. Seç kishim nje dite nje sebep. Dhoma jone e vogel u bombardua nga vizitat. Sigurisht ishte dimer pasi kush erdhi i seksit femer kishte veshur streçe .Sa hynin thonin : Vape ! Hiqnin palltot e i hidhnin mbi shtratin tim bashkeshortor , lartesia e te cilit u dyfishua. Larmia e trupave qe manifestuan ate dite streçet ishte fantastike. Kish nga ato qe ne gjuhen e popullit quhen “thaçka” por shumica ishin “voza” ose “balena”. Ky qe shkaku qe burrit me te mire te botes zuri t’i dhimbte koka e gelltiti nje grusht alginash. Si per t’i vene kapak , vizitoret e fundit ishin tezet me te dashura ne bote , e imja dhe tjetra e burrit , te cilat per çudi kishin qelluar shoqe dhe beqare . Erdhen te veshura me streçe , “balena” me barkun e vithet qe derdheshin serbes e pale pale . Mire me kaq por nga deshira per te me ndihmuar nuk rrinin ne nje vend duke u perplasur padashur me tim shoq. Muhabeti diku ngeci e nuk po dinim ku t’i gjenim fillin , kur hidhet tezja ime :
              - Akoma nuk ke blere streçe ?
              - Jo – i them une si e zene ne faj.
              - Gabim !- hidhet tezja e burrit ,-bleji qe neser. Te mbajne vale .
Burri me i mire i botes nuk u ndie. I hodha nje sy e alarmuar se mu duk i semure.
              - Kur te marr rrogen – u them.
Kjo pergjigje u be shkak qe tezja e dashur e burrit kur iku me rrasi ne dore nje pese mije lekeshe dhe me tha :
              - Ik e bliji qe neser , i ke peshqesh nga une .
Kur u ktheva ne dhome pasi i percolla me shtangu veshtrimi i tim shoqi . Pashe se po mundohej te fliste por nuk mundte. I vura doren mbi balle , i dhashe nje gote uje te ftohte qe erdhi ne vehte , kur befas m’u kthye :
              - Bleji…po nuk te vrava.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]