Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 04:49am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
NJE HISTORI TJETER
E marte, 08-04-2008, 10:24pm (GMT)

Ajo mori te trokiste ne dere po nderroi mendje . A nuk kish ardhur valle te bente nje surprize ? Ne kete periudhe ndertesa ishte pothuaj e zbrazet pasi nepunesit merrnin pushimet e shkonin ne plazh. Uli ngadale dorezen e deres e mbajti frymen kur.. . Dy krahe te bukur femre rrethuar nje beli mashkullor aq te njohur e te dashur per te , nje pale pantallona qe kishin rreshqitur  poshte. Renkimi i mbytur i nje te puthure i oshetiu ne te gjitha qelizat e trupit. Levizi mbrapsht e ja dha vrapit ne koridor e desh u rrezua neper shkalle. Ndaloi vetem kur nuk kish me fuqi te rendte ne nje cep lulishteje ne breg te detit. Befas neveria e skenes qe kish pare i zbriti nga truri  poshte ne stomak ku diçka ju peshtoll shtirshem dhe volli. O zot ç’me gjeti ! Genci perse?! Nje dhimbje e tmerrshme e pushtoi trup e shpirt. Genc te kam dashur kaq shume … Perse ?Si ka mundesi ?
       Diçka filloi t’i rrihte furishem ne tru aq sa po i therrnin syte . Filloi te ecte pa e ditur se ku po e çonin kembet. Ne veshe i oshetinin renkimet e te puthurat e tyre qe mbysnin zerin e shpirtit te saj qe klithte : Perse Genc , perse…


   
                                             - % -


          Nuk kujtohej dot se sa kish qendruar buze detit , nje ore , dy apo dhjete minuta. U çua si e mpire dhe trurin e ndjeu po keshtu. Nuk kish fuqi me as te mendonte. Me mire keshtu , e perse duhet ta vras mendjen . Kish ndodhur , po ç’kish ndodhur valle ? Ah , po … Po qe se nje dite Genci nuk do te me doje me , atehere per mua do te jete fundi i botes , i kish thene nje dite Irisit. Ah, po Irisi, si nuk i kish vajtur mendja te shkonte tek ajo qe dinte gjithnje  te te qetesonte . Po per ç’qetesim valle ? A mund te kishte me qetesim shpirti i saj ? Nejse kembet e moren vete rrugen per ne shtepi te saj. Irisi , shoqja e saj me e mire, e zgjuar, diçka do t’i thosh. Ajo vajze me ate fytyre engjellore te qetesonte qe ne te pare. Asaj i doli perpara porteti i Irisit , ajo ç’kish ajo me te bukur , syte e kalter , buzet e bukura , krahet dhe floket me ate shkelqim si te henes… Oh, ç’tmerr , po floke aq te bukur kish vetem Irisi … Irisi. Diçka ju thye perseri ne shpirt. Mos o zot . C’tmerr Iris… O Zot po çmendem …

 

 

                                                - % -

        Genci doli nga zyra ne oren dy. Ish me nje humor goxha te mire dhe i zbriti shkallet duke fershellyer nje melodi qe i pat pelqyer shume kur kish qene student. E ndjente veten çuditerisht te rinuar a thua se dje kish marre diplomen. Tashme kish kaluar ajo periudhe kur e vriste ndergjegja per tradhetine qe i bente Irenes. Vertet , ai kish nje grua te mire, te bukur , mjaft simpatike e te zgjuar por dhjete vjet ai i ish kushtuar vetem asaj , djalit dhe shtepise.Fundja Irena s’kish perse te ankohej . Kish nje shtepi , nje djale nje pune te mire. Asaj duhej t’i mjaftonin keto.Pastaj a nuk ishin djali e shtepia preokupimet kryesore te saj ? Jo, Genci nuk mund te ankohej se ajo e kish lene pas dore , dhe as se ajo nuk i pelqente me. Atij gjithmone i pelqente e shoqja e vleresonte gjykimin e saj ne çdo rast . Ai e donte akoma Irenen por ajo nuk mund t’i dhuronte ate dalldisje pasionante te çasteve te aventures me Irisin. Po ta marre vesh ? Cfare!? Jo, ne asnje menyre ! Irena ishte Irena , ajo qe besonte si veten e saj qofte Gencin dhe Irisin . Bile atij i vinte per te qeshur , ajo kish qene vete shkas per kete qe i linte vetem kohe e pa kohe ate dhe Irisin e bukur. Genci kurre nuk e kish pyetur veten se cilen do te zgjidhte nga te dyja, kete e kish bere kur i kish njohur. Ai kish zgjedhur Irenen . Edi kish zgjedhur Irisin ndersa Artani, Iden. Ata kishin qene tre shoke te ngushte dhe ishin lidhur me tre shoqe te ngushta. Por ai ishte martuar me Irenen , po ashtu Artani me Iden, ndersa Edi ishte martuar me nje vajze tjeter qe ja kish zgjedhur familja. Keshtu qe Irisi e bukur kish mbetur beqare , gjithmone pre e lakmise se burrave qejflinj me te cilet ajo mbante lidhje per nje fare kohe e me vone i nderpriste. Ne fillim Genci ja shante shoqen Irenes dhe kish kembengulur qe t’i nderpriste marredhenjet me te , por Irena e kish mbrojtur gjithnje duke e justifikuar se ashtu i kish ardhur jeta., kish deshtuar ne dashurine e pare etj. Por ama ajo kurre nuk kish dyshuar se qe para nje viti i shoqi kish filluar me Irisin . Ndersa Ida me Artanin dhe dy vajzat e tyre ishin ne Itali, kishin ikur qe me eksodin e marsit. Ikja e Ides pat qene fatale pasi lidhja e Irenes me Irisin ishte bere me e ngushte.
                 - Genc , ç’pati Irena sot qe doli me vrap , mos jeni grindur ? – degjoi ai nje ze . Ktheu koken dhe pa nje kolegun e tij qe po qendronte tek porta e ndermarrjes.
                 - Irena ?! Kur?! – pyeti ai i hutuar.
                 - Sot andej nga ora dhjete.
Irena ! Sot! Ora dhjete ! Ne kohen qe ai kish qene me Irisin ? Jo, s’kish mundesi . Ne ate ore ajo duhej te ishte ne pune , por edhe po te mos kishte patur pune nuk do te kish ardhur pa i telefonuar. Po si valle kish ardhur dhe nuk e kish takuar!
                 - Mos te kane bere gje syte ? – ai vuri re se nuk po e njihte me zerin e tij.
                - Ah jo, vetem Irenen nuk e ngaterron dot me ndonje tjeter ,- qeshi tjetri me qesendi.
       Siç duket dhe ky i ka rene ne ere. Ai e dinte qe shumekush qe e shihte Irisin qe vinte aty mund te dyshonte por e dinte qe Irena nuk para i besonte fjalet qe fliteshin poshte e perpjete ne pergjithesi e jo me per te dhe Irisin , prandaj nuk i behej vone per kete . Por qe Irena ta kish pare … atij ju kujtua se  kish degjuar disa hapa ne koridor dhe nje zhurme sikur dikush rrezohej neper shkalle , por duke e ditur qe ate dite kati kish qene bosh , pasi ai u kish dhene leje dy vartesve te tij , kish menduar se i benin veshet. Ja ç’na paska qene , o Zot Irena !
             - Dreken e mire !- pershendeti ai thate dhe u largua . Ku te shkonte ? Ne shtepi ? I trembej ballafaqimit me te shoqen . Padashur vuri veten ne vend te saj. C’do te kish bere ai ?”Po qe se konstatoj se ti do me tradhetosh nje dite ,- i kish thene ai para dhjete vjeteve kur e dashuronte marrezisht , -une do te te vras, degjove, ja me keto duar do te ta marr shpiritn “ Dhe i kish treguar duart e tij qe ishin çuditerisht te medha e te forta krahasimisht me fytyren simpatike e delikate te tij. Ajo kish qeshur , me nje te qeshur te lumtur qe ta fal vetem rinia e dashuria dhe nuk i kish dhene pergjigje. Ai ish inatosur dhe i kish thene se ajo nuk e donte aq sa e donte ai dhe priste qe ajo t’i betohej per besnikeri te perjeteshme . Ajo kish qeshur perseri  dhe i kish thene :
            -. Degjo Genci , une nuk e çoj neper mend te me ndodhe nje gje e tille.
            - Po sikur te me ndodhe mua ?- kish pyetur ai si budalla.
 Befas ajo ishte bere serioze dhe e kish shikuar gjate ne sy.
         - Do te me vrasesh ? – kish shtuar ai.
Ajo nuk ish pergjigjur menjehere, pastaj:
          - Nuk e di se ç’do te bej, di vetem nje gje , le qe ti e din qe une ne natyren time nuk fal.
Gencit i kujtohej shume mire qe qe rrenqethur nga shikimi dhe toni i zerit te saj. Ajo ish nje grua e forte , shume e forte . Kish perballuar mjaft situata ne jete ne te cilat Genci kish kapitulluar. Kishte qene frut i kembenguljes se saj edhe ai djale i bukur me floke e sy te zinj si e ema dhe i llastuar si i ati… Atij i kujtoheshin kurat e shumta , vizitat , ecejakjet e saj vetem per te patur nje femije . I kujtohej deshperimi i saj kur ai i pat thene se nese donte nje femije mund ta marrim nje , ta adoptojme . Ajo kish shtangur , kish qare e i kish thene :
        - Si nuk mund ta kuptosh Genc, se nese une dua nje femije , eshte pikerisht se dua ta kem tendin . Une i lutem Zotit te me fale nje qe te jete sa i imi dhe i yti …
Pastaj kish rendur pas plakave , pas mjekimeve popullore , eh ç’kish hequr ajo deri sa me ne fund …

 

                                                  - % -

         Genci u habit kur e pa veten para deres se apartamentit te tij . Kurre nuk e kish pare me kaq vemendje kete porte te jetes se tij familjare te cilen Irena kish deshire te ish gjithnje e bardhe dhe e lyente vete me kujdes sa edhe bojaxhiu me i mire nuk do ta bente me bukur. Per here te pare pas mijerave qendrimeve para saj ne keto dhjete vjet atij i vrau syte ajo e bardhe e shndriteshme. I therren syte . Pas saj ishte Irena dhe Bledi . O Zot me ndihmo, si t’i dal perpara ! U mat te kthehej , po ku te shkonte ? Ne rruge, tek e ema ? Jo, ajo nuk do ta perkrahte. Vertet ajo nuk e donte Irenen por e respektonte. Ato nuk kishin patur kurre banalitete dhe kurre nuk ishin grindur siç ndodhte mes nenes dhe nuses se vellait tjeter . Ai kish provuar ta mbante te emen ne shtepi , por pas nje viti ajo ishte larguar vete , pa sherr, pa skandal , jo se nuk shkonte mire me te birin dhe nusen , por kurre nuk ja falte kesaj te fundit faktin qe ajo kish gjithnje te drejte , bile asaj nuk i mbetej shteg as te mbronte te birin kur behej fjale per ndonje grindje te vogel mes tij dhe te shoqes. Ajo donte ose jo ishte gjithmone e detyruar, sigurisht me aresye ti jepte te drejte asaj. Nga ana tjeter ishte krenare qe i biri kish nje nuse te tille.
                     - Degjo Genci ,- i thosh e ema kur ai i lutej te vinte e te rrinte me ta ,- ju nuk keni nevoje per mua. Mua me mjafton te vij e te pij nje kafe me te rralle e te keshillohem me Irenen. 
  E pra ai nuk kish si te shkonte tek e ema , ajo do ta qortonte. E po ku te shkonte ? Tek Edi ? Jo! Ai gjithmone i kish shprehur ziline se ti Genci je me i lumturi ne bote se more gruan qe dashurove . Aq me shume  Edi nuk do ta duronte mendimin se ai kish bere dashuri me Irisin qe ai e kish dashur aq shume e qe vazhdonte ta donte akoma., por vetem nderi , karakteri i tij nuk e lejonte te kthehej tek ajo. Irisi… Po te shkonte tek ajo ? Jo, ajo kish vellain me nusen ne shtepi pastaj ajo tashme i dukej aq larg. Cudi! Nuk e pat menduar kurre qe per kaq gje t’i dukej kaq e larget kur deri para pak oresh kish qene i lumtur me te. Ndersa me Irenen kish qene ndryshe, ajo asnje moment nuk i qe ftohur deri ne kete pike. Ai kish dashuruar Irisin pa mohuar te shoqen, kish bere dashuri me njeren pa pushuar se beri me tjetren dhe kjo ja rendonte me shume ndjenjen e fajit dhe ishte i bindur se Irena nuk do t’ja falte kollaj.
     Divorc , kjo fjale i pershkoi trurin si nje vetetime. Oh jo , tashme ai e ndjente se nuk do te donte te ndahej kurre nga e shoqja. Fundja te behej ç’te behej , ta shante, ta denonte, veç te mos e braktiste. Ai nuk e konceptonte dot jeten e tij pa Irenen. Befas kuptoi se kete grua , kete qenie te brishte njerezore e kishte ne gjak dhe gjakun nuk mund t’ja largonte trupit te tij , pa gjak…
Ngriti me mundim doren dhe shtypi butonin e ziles duke pritur me ankth fytyren e se shoqes ti dilte perpara.

 


                                               - % -
  

    Irena degjoi zilen dhe shkoi te hapte deren . E çuditeshme mendoi , sikur te mos kish ndodhur gje. Kish marre djalin nga kopeshti , e kish ushqyer dhe e kish vene ne gjume , kish bere punet e shtepise e kish shtruar tryezen. Mendjen e kish te mpire. Ndjente ftohte megjithese termometri ne mur shenonte tridhjete grade , kish hedhur nje triko kraheve. I dukej sikur kish nje bllok akulli ne kraheror dhe kafken te mbushur me uje te akullt. Asnje mendim , asnje. Nuk donte te mendonte per asgje, e perse valle duhej te bente kete. E ç’vlente fundja , ç’vlere mund te kishin mendimet e aresyetimet e saj ? Ajo kish falimentuar me gjithshka, dhjete vjet pune e dashuri te investuar per nje qellim te vetem , familja, te shkuara dem , se familja nuk ekzistonte me , se familja eshte dashuria qe i fal burri gruas , gruaja burrit , femija prindit e prindi femijes. Po ajo kish deshtuar, nuk kish patur dashuri mes saj dhe Gencit , ajo kish deshtuar si grua, si femer si… ah, jo si nene , kete nuk mund ta pranonte. Cdo t’i them atij , çdo te me thote ai , mendoi kur po hapte deren , duke qene e sigurte se do te ishte ai.
         - Si je Irene ? – degjoi t’i thosh Genci. Asnjeri nuk kish guxim te shihte tjetrin ne sy. Genci befas u zgjat ndoshta per force te zakonit t’i jepte te puthuren e perditeshme. Ajo u shmang dhe u fut ne kuzhine. Ai e ndoqi pas si nje qen i rrahur dhe u ulen pa folur e filluan te hanin. Secili priste tjetrin te fillonte te fliste. E ç’do te me thote , mendoi Irena, une i pashe vete te gjitha . Ju kujtua skena dhe i erdhi per te vjelle. Mendimi qe te rrembente pjaten e t’ja perplaste ne fytyre i pelqeu por jo… Nuk zgjidh asgje me kete . Me mire te mos i flas fare , fundja dhe une nuk kam ç’ti them. Ai nuk e din qe une tashme…
       U çua nga tryeza dhe filloi te lante enet . O Zot kur do te mbaroje kjo dite ? Genci nisi te lexonte gazetat , djali u zgjua nga gjumi . U muar me te. Erdhi darka dhe u ulen per te barene . Asnje nuk e mbaroi pjaten qe kish perpara . Genci po shikonte televizorin , ajo shkoi te shtrihej. I vinte te ulerinte nga inati qe nuk po e pyeste dot. Dikur ra telefoni, degjoi Gencin qe ngriti receptorin dhe e uli menjehere. Duhet te kete qene ajo. Po perse nuk foli si çdo nate e ta therriste ate te fliste pak me Irisin ? Tani asaj ju kujtua qe kohet e fundit Irisi i kish rralluar vizitat dhe mjaftohej me nje telefonate ne darke. Ajo nuk i kish dhene rendesi kesaj pasi keshtu e kish Irisi kur fillonte ndonje marredhenie te re , e kish menduar kete dhe kish dashur ta pyeste se kush ishte fatlumi i fundit… O Zot kish qene Genci i saj…
       Siç duket kish dremitur pak se nuk e kish ndjere Gencin qe kish hyre ne shtrat , kur papritur ndjeu doren e tij qe po e perkedhelte . Sa e kish dashur, sa i kish pelqyer kjo dore qe per momentin i dukej sikur po e qetesonte. Mbajti frymen , ajo vazhdonte ta donte kete burre , tmerresisht shume sa po e linte ta prekte. U kthye nga ai dhe po behej gati t’i hidhte doren ne qafe por dora i ngriu ne ajer . Para syve i doli skena fatale e kembeve te bukura te Irisit . Turp, si nuk ka turp , mendoi , dhe kuptoi se nese ajo nuk i kish folur atij per kete kish qene ndjenja e turpit dhe e sedres se saj , se i dukej sikur kish spiunuar. Dhe une e shkreta , as qe me shkonte neper mend. Ah, ta godiste njehere pa te dilte ku te dilte. Gishtat ju mblodhen e ju bashkuan ne ajrin e erresuar. Fort, mendoi , fort se e meriton , me shume akoma , ta vras , t’i marr shpirtin. Cdo gje e ka bere me vetedije, me ka mashtruar si mua dhe ate tjetren . Befas futi doren nden çarçaf.
       - Genc, me ler rehat ,- i tha ,- nuk kam deshire.
U terhoq me vrull ne cep te shtratit e desh ra poshte. Te pelqen , mendoi, te besh dashuri me te dyja , por me mua jo , kurre. Mendoi te ngrihej e te ikte nga dhoma por kish frike se mos hapej debati dhe ajo i trembej atij ballafaqimi . Turp, shume turp po dikur do te ma paguaje…
 

 

                                                - % -

        Dhe jeta filloi te rridhte ne dukje normale ne kete shtepi. I vetmi qe nuk ndryshoi ishte Bledi i vogel pesevjeçar qe mbushte shtepine me cicerima e zarare te vogla. Ata hanin ne nje tryeze por nuk flisnin , flinin ne nje shtrat po nuk benin dashuri . Cdo gje ne shtepi ishte ne nje rregull perfekt , nderresat , peshqiret , çorapet , cigaret , tavllat , pra çdo gje ishte ne vendin e vet  dhe ne kohen e duhur aq sa edhe ai nuk kish pse te pyeste e te kerkonte diçka. Hyrjet e daljet normale , nena , motra , vjehrri , vjehrra , shoket , miqte , pra çdo gje shkonte sahat. Vetem Irisi nuk u duk me e nuk telefononte. Genci vendosi te shkeputej nje fare kohe prej saj. Kur shihte kete korrektesi te se shoqes dyshoi se ajo ndoshta po i kurdiste diçka. Ftohtesia e saj i cingriste nervat . Ai bente gjithshka ishte e mundur qe te shkrinte diçka ne kete mes , asgje nuk linte pas dore , bente pazar , biles filloi te interesohej dhe per kozmetiken e saj. Nuk kish krem apo te kuq buzesh qe ishte ne treg e te mungonte ne sirtarin e saj. Nisi ti blinte edhe ndonje bizhuteri qe ja linte poshte ndonje picete ne tryeze , here ne xhepin e perpareses qe e varte ne aneks , por ajo nuk merrte mundimin ti thosh as edhe nje “te faleminderit “. Dy muaj teper te lodhshem per te . Iku dhe vera pa bere as edhe nje dite plazh se bashku . U lodha, mendoi nje dite. Deshira per te shoqen i ishte shtuar dhe nuk donte ne asnje menyre ta humbiste. Ju duk vetja i plakur dhe i lodhur. Fundja ajo me ka pare, e din si dreqi , perse nuk thote asnje fjale , pse nuk ben sherr , mos ndoshta don te ma ktheje me te njejten monedhe ? Apo nuk ka plot burra ne pune e qe ai e dinte me siguri se dy e tre prej tyre prisnin vetem nje shenje nga Irena per t’i rene nder kembe. E tmershme , mendoi , kur e perfytyroi te shoqen duke bere dashuri me nje tjeter. Cdo te bej une po te ndodhe kjo? Do ta vras ! Ajo eshte imja dhe vetem e imja. Thelle ne vete e ndjente se ajo grua tridhjetepesevjeçare , me te cilen Zoti ish treguar bujar e doreleshuar ne dhurimin e cilesive te mira , qe ai e kish dashur dhe e donte ne menyren e vet aq shume , nuk ishte me e tija. Po e kujt atehere , e kujt ? Kushdo qofte ai tjetri une do ta vras , do ti vras te dy. Jo more, degjonte nje ze talles brenda vetes , ti nuk ke te drejte morale ta besh kete sepse ti… ti e din mire vete se … Epo dhe kjo nuk ka se ku te shkoje , nuk ka se ç’ben , nuk e ka ne natyre e ne karakter nje gje te tille. Po te ish ndryshe do te kish kerkuar divorc , mund te ish martuar perseri me ndonje tjeter , nje grua te tille kush nuk do ta merrte . Po perse nuk e ben ? Zeri i brendshem i thosh :”sepse te don ty , vetem ty , eshte gati te pranoje gjithshka vetem te te mos humbase “. Ne eshte keshtu , perse me rri kaq larg , po te me donte nuk do te sillej keshtu. E ai tjetri i thosh :”sepse keshtu e kane grate , nuk i lene kurre vete burrat”. Pra ajo pranon çdo gje , vetem te mos me humbase ? “Sigurisht”. Atehere neser une do ti telefonoj Irisit , fundja jam burre e kam nevojat e mia . Neser, neser , neser . Padashur kish menduar me ze dhe Irena kish degjuar vetem fjalen neser . Edhe ajo nuk po flinte , edhe ajo diçka po bluante, nje plan , po nuk kish vendosur kur do te fillonte. Atehere mendoi ajo, dhe une neser… neser.

 


                                               - % -

             Neser. U zgjuan te dy njekohesisht . Genci doli si çdo mengjes , i rregullt , asnje rrudhe ne jake te kemishes dhe me nje siguri te madhe ne vehten e tij . Sapo shkoi ne zyre i telefonoi Irisit .
             - Alo Iris , te pres sot pas nje ore tek…
Ja per kaq gje qe torturuar . Keshtu donte Irena , keshtu do te bente dhe ai. Rregulloi ca pune ne zyre , dha ca porosi dhe doli. Hyri ne nje bar , porositi nje dopio konjak te cilin e ktheu menjehere pastaj doli dhe mori autobuzin e plazhit. Irisi qe aty , si gjithmone e bukur , e gatshme e zjarrte dhe ledhatuese. Bashkoi buzet me te sajat dhe ndjeu se po shkrihej ne te. Ajo nuk e pyeti se ku kish qene keta dy muaj , pse nuk e kish kerkuar , nuk beri naze dhe u xhvesh vete pa menduar se koha ishte freskuar mjaft . Ai humbi ne format e bukura te trupit te saj dhe ndjeu se po ndizej fort, fort . Oh, ajo qe e mrekullueshme ketu, dinte shume, dinte ku te te prekte , ku te ledhatonte , ish balsam per trupin e shpirtin e tij , ndaj ai nuk mendoi me asgje …

 

                                                    - % -


      Irena nuk shkoi ne pune ate dite . Germoi diku neper çante dhe nxorri nje numer telefoni.
       - Te lutem Bledi rri pak urte ! – i tha te birit duke e puthur dhe mori telefonin. Dora i ngriu nje çast , sa numer i gjate , me sa shifra , nje, dy , tre …dhjete . C’koincidence , nje numer , nje vit . Degjoi sinjalin nga ana tjeter dhe dikush qe kapi receptorin.
           - Alo, alo!
           - Alo Ida , -diçka ju mblodh ne gryke , - jam une Irena…
           - Alo, po ç’ke qe flet ashtu , mos je e semure ?
           - Jo , kam nje hall te madh …
           - Ma mori mendja sapo te degjova zerin …
Per tu habitur , mendoi Irena , nje tufe njerezish ketu rrotull nuk me kane kuptuar , kurse kjo atje larg , matane detit … Ajo mbylli deren e kuzhines qe te mos e degjonte i biri dhe duke kulluar nga lotet i zbrazi te gjitha ne telefon.

 

                                                       - % -


               Ishte ne forme te shkelqyer kur u kthye ne shtepi . Hengri me oreks dhe cigarja pas buke i shijoi shume. Shikoi me bisht te syrit te shoqen qe po lante enet dhe per here te pare pas kaq vitesh e mendoi veten padron te saj. U shtriq i kenaqur . Ja keshtu e paska jeta , te meson vete . Burri eshte burre dhe gruaja , grua. Ajo duhet te jete gjithnje ne sherbim te burrit , te mbaje shtepine , te beje e te rrise femije. Vetem nje gje e kish akoma veshtire me te , ne shtrat . Edhe aty do te shtrohet ,te rrije ca kohe pa do ta shohim. Fundja dhe ajo njeri , grua prej mishi eshte. Ai po vazhdonte ta sodiste te shoqen , dhe ndjeu njefare krenarie per te . Ajo nuk binte poshte Irisit , ish e bukur po aq sa ajo veç ish flokezeze e syzeze , dhe ish po aq e mirembajtur sa ajo megjithese kish lindur femije e kish mbajtur shtepine per kaq e kaq vite. Ndersa Irisi ishte ku rafsha mos u vrafsha. Nuk ke se ç’ben, mendoi duke ndjekur me sy tymin e duhanit , ketij i thone fat , dy gra te bukura qe kush nuk i lakmonte . Ju kujtuan vitet studentore kur i shihte te tria tok gazmore aq te bukura e te mbushura plot jete . Nje vit te tere atij, Edit dhe Artanit ju kishin dashur shume pune e fantazi bile dhe pak budallallek qe te krijonin shoqeri me to. Me pas kish ardhur e pashmangeshmja , te dashuruarit me to pasi ishte e pamundur ti njihje nga afer e te te mos ndodhte kjo. O Zot atehere nuk i kish shkuar ne mendje se ai do te bente te tijat dy prej tyre , pasi po plaste e po digjej vetem per njeren dhe nuk po ja dilte dot. Sot , ai mund t’i mburrej per kete dikujt. Irena  kot e ke , ti je imja , imja siç eshte dhe ajo tjetra , qe as nuk e pyeti se ku kish qene… O Zot ç’budallalleqe po mendoj , tha me vete dhe ndezi televizorin.

 

                                                   - % -

   Irenen nuk po e zinte gjumi. Degjonte frymemarrjen e qete te Gencit mbi jastekun tjeter dhe i erdhi t’i bertiste, ti gjuante, ti thosh ç’kish per ti thene para se te ikte e te fshihej nje here e pergjithmone nga jeta e tij. Sa budallaqe jam , mund te kisha ikur qe sot , perse nuk ika ? Perse? Vizen e kish blere , biletat mund ti priste ne çdo çast e te ikte e te shpetonte nje here e mire nga ky ferr . Ai sot erdhi me shenja te tjera ne qafe , ende nuk i kishin ikur te tjerat. E dinte shume mire qe po te fliste me te , t’i thosh çfare e mundonte , t’i jepte edhe nje shans , nje te vetem , mund te provonte te fillonte nga e para. Fundja ajo e donte , e donte tmerresisht shume dhe e kish marre malli t’i fliste, t’i ledhatonte floket, te bente dashuri me te . Por diçka e mberthente , e shtangte . Frika se mos deshtonte perseri . A nuk kishte deshtuar ajo valle , ajo nuk vlente si femer, ndoshta i mungonte eksperienca me burrat pasi nuk kish njohur veç Gencit. Ajo tjetra po , kish eksperience , e ku mund te matej me te . U kthye nga krahu tjeter e padashur preku kembet e tij. Nuk u largua . ky eshte burri im , perse duhet te iki e t’ja le asaj  , eshte babai i tim biri , te cilin une dua ta largoj e ta le pa baba , diku ne nje vend te huaj. A do te mund t’i qendroj kesaj prove te rende , te rris nje femije e ta bej burre duke marre persiper te behem nene e babe ? O Zot , sa frike qe kam! Fundja Irisi nuk i zgjat shume keto lloj lidhjesh , megjithese Genci eshte goxha burre , asaj prape se prape do t’i merzitet e do te shkeputet per tu lidhur me ndonje tjeter. C’te bej ? Te rri ketu e te pres ? E pse jo? Eshte shtepia ime., mundi im , vitet me te bukura te jetes sime jane e do te mbeten ketu . Jo, jo dhe jo ! Dhe nje dite , edhe neser qe Genci ka ditelindjen dhe pastaj … ajo mbylli syte por gjumi ishte ende diku larg . Si te bej ? Te shoh neser , te mendoj edhe nje here . Genci , ç’me bere , ne ç’hall me ke futur !


                                                  - % -

           Te nesermen Genci kishte ditelindjen ndaj Irena nuk shkoi ne pune. Pergatiti nje dreke te mire dhe bleu nje torte. Kish ftuar prinderit e saj dhe ata te Gencit. Ne fund u kujtua e doli e bleu dhe ca qirinj te vegjel te cilet i vendosi mbi torte . Kur erdhi Genci nga puna nuk e priste kete surprize . Tryeza ishte e shtruar dhe te ftuarit kishin zene vend e po e prisnin , ai e humbi fare toruan kur pa fytyren e se shoqes qe po i nenqeshte. Sa kohe kish pa e pare keshtu , sa e kish marre malli per nje buzeqeshje te saj. Ishte i zhuritur per te dhe nuk ngopej duke e pare ate fytyre te embel e te dashur. Dreka kaloi mjaft mire , bile Irena i drejtonte atij ndonje fjale te embel . Atij nuk po i besohej , te ish nenshtruar valle apo e ben per te mos u rene ne sy  te tjereve ? Ai ç’nuk do te bente per ta zgjatur sa me shume kete dreke . U pendua qe ishte sjelle ashtu me te shoqen, i digjnin akoma buzet nga te puthurat e Irisit . Ai pat organizuar kastile nje takim me te , kish marre ca pasta dhe kishin shkuar ne plazh . Plazhi eshte nje vend ideal per te dashuruarit ne dimer. Por ne kete çast , ne kete kuzhine te ngrohte , rrethuar nga njerez te dashur , me djalin qe i kacavirej gjunjeve e i cicerinte pa pushim, ai kuptoi se ç’budallallek kish bere. Jo, keto nuk ja zevendesonte dot Irisi , ajo dinte veç te te bente te harroje, te mos mendoje…


                                                   -  % -

           Por asnje dreke nuk mund te zgjase pafundesisht. Te ftuarit u larguan dhe ata mbeten te tre . Sa shpejt kalojne gjerat e bukura ! Ai vuri re me habi se nenqeshja nuk ishte fshire nga tiparet e fytyres se bukur te se shoqes . Ajo u muar me djalin derisa e vuri ne gjume. Genci vendosi te binte ne shtrat , me mire se keshtu ai nuk kish se si e mbyllte kete dite te tridhjetegjashtevjetorit te tij . Ndjeu pas pak Irenen tek hyri ne dhomen e gjumit me dy gota dhe nje shishe shampanje ne duar dhe ndezi abazhurin

         - Po fle Genci ? – degjoi zerin e saj te embel . Ai mbylli syte . O Zot ishalla nuk jam ne enderr . Ajo ju afrua prane.
         - Cohu Genci , ta pime nje gote…
Ai nuk e la me te fliste , e kapi per dore dhe e terhoqi fort aq sa shishja dhe gotat rane mbi tapet.
        - Mos . – qeshi ajo , - i theve !
 Por ai e rrembeu ne krahe dhe e futi ne shtrat , ndjeu eren e saj , floket e saj qe e gudulisen dhe u deh. Ajo nuk kundershtoi , u shterngua fort pas kraherorit te tij dhe degjoi vetem nje fjale te thene si me denese prej tij : “ me fal”


                                                    - %  - 

 Ajo e percolii te nesermen tek dera kur po ikte ne pune dhe e puthi fort ne buze. Fytyra e Gencit rrezellente lumturi . Ja , dhe kjo pune u be, kish bere paqe me te shoqen . Tani per disa kohe ai e ndjente , nuk do te kish me nevoje per Irisin . Kishte qene fantastike kjo nate. Nje Irene e re , nje dashuri e re. Nuk thone kot qe per se dyti dashuria ndizet me fort . Nuk i beri asnje telefonate Irisit , bile nuk i ra fare ndermend per te . Mezi priste te mbaronte orari i punes , te kthehej ne shtepi e te pushtonte Irenen . Tek po kthehej ndaloi ne nje barake dhe bleu nje buqete me lule te fresketa , por kur pa disa gra veshur me te zeza qe po blinin lule, u rrenqeth. Mbase ngaqe ketu tek ne nuk eshte bere zakon te blihen lule per shtepi por vetem per ne varreza , mendoi. Me lulet ne dore ngjiti shkallet pothuaj me vrap dhe shtypi butonin e ziles me padurim . Priti disa sekonda qe zgjaten pafundesisht. Asnje zhurme nga brenda. Befas u alarmua dhe e shtypi perseri me force butonin . Asgje . Mos i ka ndodhur gje Irenes me Bledin ? Harroi qe duhej te kishte nje çeles ne xhep. Diçka i klithi brenda shpirtit : Irena ! Mori vrull dhe e shtyu dren me aq force sa e shpertheu. Hyri brenda dhe vuri re se çdo gje ishte ne rregull. Kerkoi Irenen ne kuzhine , ne dhomen e gjumit , ne te djalit , ne banje , ne ballkon , ne çdo kend te shtepise por nuk ishin askund. Pati nje parandjenje te keqe. Vuri re se lulet i mbante ende ne dore . I flaku diku ne nje kosh plehrash. U ul ne kolltuk dhe ndezi nje cigare . Ku te jene , ku te kene vajtur valle sot ? Ndjeu hapa neper shkalle . Mbajti frymen dhe syte nuk po ja shqiste deres . Do Zoti eshte Irena. Por hapat vazhduan te ngjiteshin lart. U zgjat te merrte tavllen e duhanit dhe pa nje zarf nden te qe shkruante siper “Gencit” . Ndjeu se asgje te mire nuk mund te kishte ai zarf. Ishte shkrimi i Irenes. Megjithate e hapi , e lexoi , e rilexoi kushedi sa here por nuk po kuptonte gje. Vetem dy fjale :”Adio Genci” , dhe njera nga keto ishte emri i tij. Cigarja i ishte shuar dhe ai nuk kishte fuqi as per ta ndezur. Ku te jete valle ? Ku te kete ikur ? Ku ta kerkoj? Po a do ta kerkoj valle , dhe po e kerkova a do ta gjej ? Ai mbylli syte dhe leshoi nje psheretime “o Zot” . Sapo kish menduar se kish rifituar Irenen e kish humbur prape . E kish humbur konceptin e kohes . Nderkohe kish rene muzgu dhe ai qendronte i mbeshtetur ne kolltuk me krahet leshuar poshte sikur ja kish prere dikush. U çua me mundim dhe ju afrua dritares. Makinat ne rruge kalonin dendur me drita te ndezura. Diku aty poshte nje makine frenoi me zhurme dhe drita e makines i ra ne xham. I kaluan mornica neper trup . C’shkelqim paten ato drita te forta , te ftohta , rrenqethese neper nate , shkelqimin e syve te Irenes kur i kishte thene dikur se “une nuk fal”….


                                                  - % -

           Me rritjen e largesise nga bregu ndjeu se po çlirohej pak nga pak nga dhembja qe kish mbajtur te mbyllur brenda vetes muaj me rradhe . Ajo e donte te shoqin shume dhe sadoqe ishte munduar , nuk ja kishte neveritur vetes kete ndjenje duke e patur ate prane.
        Ndoshta po ta kish dashur nje fije me pak do ta kish neveritur ose do ta kish falur . Falur, nje fjale goje. Jo, po ta duash nje njeri nuk e fal dot ne tradheti. E keqja ishte se ajo nuk mund as ta urrente.
       I ktheu krahet atij bregu te dashur dhe fytyren e ktheu nga ajo ane ku do t’a priste bregu tjeter . Tek tuk nuancat e detit i ngjasonin me syte gri ne te gjelber te Gencit . Kish lexuar diku se syte e gjelber jane te pabese . Mbylli syte nje moment , i dukej sikur po e qortonin, po e kercenonin . Jo , ai nuk kish se ç’ti bente me . Ajo tashme, kete moment mendonte se e kishte fshire nga lista e te gjalleve . Veshtroi Bledin qe i gezohej ketij udhetimi surprize . A do ta kerkoje valle ? Sigurisht qe po . Vogelushi gazmor as nuk mund ta kuptonte se ç’po bente e ema me te , se po e largonte nga i jati . Ndoshta ne nje te ardhme nje njeri tjeter mund t’i zinte vendin e babait , ndoshta. Por ndoshta… Genci mund t’i kerkoje e ti gjeje , dhe asaj mund ti prishej mendja te rifillonte me te , ndoshta.
       Tani ate asgje nuk e çudiste dhe nuk e befasonte me. Jeta…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi