| Letërsia Shqiptare | ||||
|
NJE HISTORI TJETER E marte, 08-04-2008, 10:24pm (GMT) Ajo mori te trokiste ne dere po nderroi mendje . A nuk kish ardhur valle te bente nje surprize ? Ne kete periudhe ndertesa ishte pothuaj e zbrazet pasi nepunesit merrnin pushimet e shkonin ne plazh. Uli ngadale dorezen e deres e mbajti frymen kur.. . Dy krahe te bukur femre rrethuar nje beli mashkullor aq te njohur e te dashur per te , nje pale pantallona qe kishin rreshqitur poshte. Renkimi i mbytur i nje te puthure i oshetiu ne te gjitha qelizat e trupit. Levizi mbrapsht e ja dha vrapit ne koridor e desh u rrezua neper shkalle. Ndaloi vetem kur nuk kish me fuqi te rendte ne nje cep lulishteje ne breg te detit. Befas neveria e skenes qe kish pare i zbriti nga truri poshte ne stomak ku diçka ju peshtoll shtirshem dhe volli. O zot ç’me gjeti ! Genci perse?! Nje dhimbje e tmerrshme e pushtoi trup e shpirt. Genc te kam dashur kaq shume … Perse ?Si ka mundesi ?
- % - Genci doli nga zyra ne oren dy. Ish me nje humor goxha te mire dhe i zbriti shkallet duke fershellyer nje melodi qe i pat pelqyer shume kur kish qene student. E ndjente veten çuditerisht te rinuar a thua se dje kish marre diplomen. Tashme kish kaluar ajo periudhe kur e vriste ndergjegja per tradhetine qe i bente Irenes. Vertet , ai kish nje grua te mire, te bukur , mjaft simpatike e te zgjuar por dhjete vjet ai i ish kushtuar vetem asaj , djalit dhe shtepise.Fundja Irena s’kish perse te ankohej . Kish nje shtepi , nje djale nje pune te mire. Asaj duhej t’i mjaftonin keto.Pastaj a nuk ishin djali e shtepia preokupimet kryesore te saj ? Jo, Genci nuk mund te ankohej se ajo e kish lene pas dore , dhe as se ajo nuk i pelqente me. Atij gjithmone i pelqente e shoqja e vleresonte gjykimin e saj ne çdo rast . Ai e donte akoma Irenen por ajo nuk mund t’i dhuronte ate dalldisje pasionante te çasteve te aventures me Irisin. Po ta marre vesh ? Cfare!? Jo, ne asnje menyre ! Irena ishte Irena , ajo qe besonte si veten e saj qofte Gencin dhe Irisin . Bile atij i vinte per te qeshur , ajo kish qene vete shkas per kete qe i linte vetem kohe e pa kohe ate dhe Irisin e bukur. Genci kurre nuk e kish pyetur veten se cilen do te zgjidhte nga te dyja, kete e kish bere kur i kish njohur. Ai kish zgjedhur Irenen . Edi kish zgjedhur Irisin ndersa Artani, Iden. Ata kishin qene tre shoke te ngushte dhe ishin lidhur me tre shoqe te ngushta. Por ai ishte martuar me Irenen , po ashtu Artani me Iden, ndersa Edi ishte martuar me nje vajze tjeter qe ja kish zgjedhur familja. Keshtu qe Irisi e bukur kish mbetur beqare , gjithmone pre e lakmise se burrave qejflinj me te cilet ajo mbante lidhje per nje fare kohe e me vone i nderpriste. Ne fillim Genci ja shante shoqen Irenes dhe kish kembengulur qe t’i nderpriste marredhenjet me te , por Irena e kish mbrojtur gjithnje duke e justifikuar se ashtu i kish ardhur jeta., kish deshtuar ne dashurine e pare etj. Por ama ajo kurre nuk kish dyshuar se qe para nje viti i shoqi kish filluar me Irisin . Ndersa Ida me Artanin dhe dy vajzat e tyre ishin ne Itali, kishin ikur qe me eksodin e marsit. Ikja e Ides pat qene fatale pasi lidhja e Irenes me Irisin ishte bere me e ngushte.
- % - Genci u habit kur e pa veten para deres se apartamentit te tij . Kurre nuk e kish pare me kaq vemendje kete porte te jetes se tij familjare te cilen Irena kish deshire te ish gjithnje e bardhe dhe e lyente vete me kujdes sa edhe bojaxhiu me i mire nuk do ta bente me bukur. Per here te pare pas mijerave qendrimeve para saj ne keto dhjete vjet atij i vrau syte ajo e bardhe e shndriteshme. I therren syte . Pas saj ishte Irena dhe Bledi . O Zot me ndihmo, si t’i dal perpara ! U mat te kthehej , po ku te shkonte ? Ne rruge, tek e ema ? Jo, ajo nuk do ta perkrahte. Vertet ajo nuk e donte Irenen por e respektonte. Ato nuk kishin patur kurre banalitete dhe kurre nuk ishin grindur siç ndodhte mes nenes dhe nuses se vellait tjeter . Ai kish provuar ta mbante te emen ne shtepi , por pas nje viti ajo ishte larguar vete , pa sherr, pa skandal , jo se nuk shkonte mire me te birin dhe nusen , por kurre nuk ja falte kesaj te fundit faktin qe ajo kish gjithnje te drejte , bile asaj nuk i mbetej shteg as te mbronte te birin kur behej fjale per ndonje grindje te vogel mes tij dhe te shoqes. Ajo donte ose jo ishte gjithmone e detyruar, sigurisht me aresye ti jepte te drejte asaj. Nga ana tjeter ishte krenare qe i biri kish nje nuse te tille.
Irena degjoi zilen dhe shkoi te hapte deren . E çuditeshme mendoi , sikur te mos kish ndodhur gje. Kish marre djalin nga kopeshti , e kish ushqyer dhe e kish vene ne gjume , kish bere punet e shtepise e kish shtruar tryezen. Mendjen e kish te mpire. Ndjente ftohte megjithese termometri ne mur shenonte tridhjete grade , kish hedhur nje triko kraheve. I dukej sikur kish nje bllok akulli ne kraheror dhe kafken te mbushur me uje te akullt. Asnje mendim , asnje. Nuk donte te mendonte per asgje, e perse valle duhej te bente kete. E ç’vlente fundja , ç’vlere mund te kishin mendimet e aresyetimet e saj ? Ajo kish falimentuar me gjithshka, dhjete vjet pune e dashuri te investuar per nje qellim te vetem , familja, te shkuara dem , se familja nuk ekzistonte me , se familja eshte dashuria qe i fal burri gruas , gruaja burrit , femija prindit e prindi femijes. Po ajo kish deshtuar, nuk kish patur dashuri mes saj dhe Gencit , ajo kish deshtuar si grua, si femer si… ah, jo si nene , kete nuk mund ta pranonte. Cdo t’i them atij , çdo te me thote ai , mendoi kur po hapte deren , duke qene e sigurte se do te ishte ai.
- % - Dhe jeta filloi te rridhte ne dukje normale ne kete shtepi. I vetmi qe nuk ndryshoi ishte Bledi i vogel pesevjeçar qe mbushte shtepine me cicerima e zarare te vogla. Ata hanin ne nje tryeze por nuk flisnin , flinin ne nje shtrat po nuk benin dashuri . Cdo gje ne shtepi ishte ne nje rregull perfekt , nderresat , peshqiret , çorapet , cigaret , tavllat , pra çdo gje ishte ne vendin e vet dhe ne kohen e duhur aq sa edhe ai nuk kish pse te pyeste e te kerkonte diçka. Hyrjet e daljet normale , nena , motra , vjehrri , vjehrra , shoket , miqte , pra çdo gje shkonte sahat. Vetem Irisi nuk u duk me e nuk telefononte. Genci vendosi te shkeputej nje fare kohe prej saj. Kur shihte kete korrektesi te se shoqes dyshoi se ajo ndoshta po i kurdiste diçka. Ftohtesia e saj i cingriste nervat . Ai bente gjithshka ishte e mundur qe te shkrinte diçka ne kete mes , asgje nuk linte pas dore , bente pazar , biles filloi te interesohej dhe per kozmetiken e saj. Nuk kish krem apo te kuq buzesh qe ishte ne treg e te mungonte ne sirtarin e saj. Nisi ti blinte edhe ndonje bizhuteri qe ja linte poshte ndonje picete ne tryeze , here ne xhepin e perpareses qe e varte ne aneks , por ajo nuk merrte mundimin ti thosh as edhe nje “te faleminderit “. Dy muaj teper te lodhshem per te . Iku dhe vera pa bere as edhe nje dite plazh se bashku . U lodha, mendoi nje dite. Deshira per te shoqen i ishte shtuar dhe nuk donte ne asnje menyre ta humbiste. Ju duk vetja i plakur dhe i lodhur. Fundja ajo me ka pare, e din si dreqi , perse nuk thote asnje fjale , pse nuk ben sherr , mos ndoshta don te ma ktheje me te njejten monedhe ? Apo nuk ka plot burra ne pune e qe ai e dinte me siguri se dy e tre prej tyre prisnin vetem nje shenje nga Irena per t’i rene nder kembe. E tmershme , mendoi , kur e perfytyroi te shoqen duke bere dashuri me nje tjeter. Cdo te bej une po te ndodhe kjo? Do ta vras ! Ajo eshte imja dhe vetem e imja. Thelle ne vete e ndjente se ajo grua tridhjetepesevjeçare , me te cilen Zoti ish treguar bujar e doreleshuar ne dhurimin e cilesive te mira , qe ai e kish dashur dhe e donte ne menyren e vet aq shume , nuk ishte me e tija. Po e kujt atehere , e kujt ? Kushdo qofte ai tjetri une do ta vras , do ti vras te dy. Jo more, degjonte nje ze talles brenda vetes , ti nuk ke te drejte morale ta besh kete sepse ti… ti e din mire vete se … Epo dhe kjo nuk ka se ku te shkoje , nuk ka se ç’ben , nuk e ka ne natyre e ne karakter nje gje te tille. Po te ish ndryshe do te kish kerkuar divorc , mund te ish martuar perseri me ndonje tjeter , nje grua te tille kush nuk do ta merrte . Po perse nuk e ben ? Zeri i brendshem i thosh :”sepse te don ty , vetem ty , eshte gati te pranoje gjithshka vetem te te mos humbase “. Ne eshte keshtu , perse me rri kaq larg , po te me donte nuk do te sillej keshtu. E ai tjetri i thosh :”sepse keshtu e kane grate , nuk i lene kurre vete burrat”. Pra ajo pranon çdo gje , vetem te mos me humbase ? “Sigurisht”. Atehere neser une do ti telefonoj Irisit , fundja jam burre e kam nevojat e mia . Neser, neser , neser . Padashur kish menduar me ze dhe Irena kish degjuar vetem fjalen neser . Edhe ajo nuk po flinte , edhe ajo diçka po bluante, nje plan , po nuk kish vendosur kur do te fillonte. Atehere mendoi ajo, dhe une neser… neser.
Neser. U zgjuan te dy njekohesisht . Genci doli si çdo mengjes , i rregullt , asnje rrudhe ne jake te kemishes dhe me nje siguri te madhe ne vehten e tij . Sapo shkoi ne zyre i telefonoi Irisit .
- % -
- % -
- % - Irenen nuk po e zinte gjumi. Degjonte frymemarrjen e qete te Gencit mbi jastekun tjeter dhe i erdhi t’i bertiste, ti gjuante, ti thosh ç’kish per ti thene para se te ikte e te fshihej nje here e pergjithmone nga jeta e tij. Sa budallaqe jam , mund te kisha ikur qe sot , perse nuk ika ? Perse? Vizen e kish blere , biletat mund ti priste ne çdo çast e te ikte e te shpetonte nje here e mire nga ky ferr . Ai sot erdhi me shenja te tjera ne qafe , ende nuk i kishin ikur te tjerat. E dinte shume mire qe po te fliste me te , t’i thosh çfare e mundonte , t’i jepte edhe nje shans , nje te vetem , mund te provonte te fillonte nga e para. Fundja ajo e donte , e donte tmerresisht shume dhe e kish marre malli t’i fliste, t’i ledhatonte floket, te bente dashuri me te . Por diçka e mberthente , e shtangte . Frika se mos deshtonte perseri . A nuk kishte deshtuar ajo valle , ajo nuk vlente si femer, ndoshta i mungonte eksperienca me burrat pasi nuk kish njohur veç Gencit. Ajo tjetra po , kish eksperience , e ku mund te matej me te . U kthye nga krahu tjeter e padashur preku kembet e tij. Nuk u largua . ky eshte burri im , perse duhet te iki e t’ja le asaj , eshte babai i tim biri , te cilin une dua ta largoj e ta le pa baba , diku ne nje vend te huaj. A do te mund t’i qendroj kesaj prove te rende , te rris nje femije e ta bej burre duke marre persiper te behem nene e babe ? O Zot , sa frike qe kam! Fundja Irisi nuk i zgjat shume keto lloj lidhjesh , megjithese Genci eshte goxha burre , asaj prape se prape do t’i merzitet e do te shkeputet per tu lidhur me ndonje tjeter. C’te bej ? Te rri ketu e te pres ? E pse jo? Eshte shtepia ime., mundi im , vitet me te bukura te jetes sime jane e do te mbeten ketu . Jo, jo dhe jo ! Dhe nje dite , edhe neser qe Genci ka ditelindjen dhe pastaj … ajo mbylli syte por gjumi ishte ende diku larg . Si te bej ? Te shoh neser , te mendoj edhe nje here . Genci , ç’me bere , ne ç’hall me ke futur !
Te nesermen Genci kishte ditelindjen ndaj Irena nuk shkoi ne pune. Pergatiti nje dreke te mire dhe bleu nje torte. Kish ftuar prinderit e saj dhe ata te Gencit. Ne fund u kujtua e doli e bleu dhe ca qirinj te vegjel te cilet i vendosi mbi torte . Kur erdhi Genci nga puna nuk e priste kete surprize . Tryeza ishte e shtruar dhe te ftuarit kishin zene vend e po e prisnin , ai e humbi fare toruan kur pa fytyren e se shoqes qe po i nenqeshte. Sa kohe kish pa e pare keshtu , sa e kish marre malli per nje buzeqeshje te saj. Ishte i zhuritur per te dhe nuk ngopej duke e pare ate fytyre te embel e te dashur. Dreka kaloi mjaft mire , bile Irena i drejtonte atij ndonje fjale te embel . Atij nuk po i besohej , te ish nenshtruar valle apo e ben per te mos u rene ne sy te tjereve ? Ai ç’nuk do te bente per ta zgjatur sa me shume kete dreke . U pendua qe ishte sjelle ashtu me te shoqen, i digjnin akoma buzet nga te puthurat e Irisit . Ai pat organizuar kastile nje takim me te , kish marre ca pasta dhe kishin shkuar ne plazh . Plazhi eshte nje vend ideal per te dashuruarit ne dimer. Por ne kete çast , ne kete kuzhine te ngrohte , rrethuar nga njerez te dashur , me djalin qe i kacavirej gjunjeve e i cicerinte pa pushim, ai kuptoi se ç’budallallek kish bere. Jo, keto nuk ja zevendesonte dot Irisi , ajo dinte veç te te bente te harroje, te mos mendoje…
Por asnje dreke nuk mund te zgjase pafundesisht. Te ftuarit u larguan dhe ata mbeten te tre . Sa shpejt kalojne gjerat e bukura ! Ai vuri re me habi se nenqeshja nuk ishte fshire nga tiparet e fytyres se bukur te se shoqes . Ajo u muar me djalin derisa e vuri ne gjume. Genci vendosi te binte ne shtrat , me mire se keshtu ai nuk kish se si e mbyllte kete dite te tridhjetegjashtevjetorit te tij . Ndjeu pas pak Irenen tek hyri ne dhomen e gjumit me dy gota dhe nje shishe shampanje ne duar dhe ndezi abazhurin - Po fle Genci ? – degjoi zerin e saj te embel . Ai mbylli syte . O Zot ishalla nuk jam ne enderr . Ajo ju afrua prane.
Ajo e percolii te nesermen tek dera kur po ikte ne pune dhe e puthi fort ne buze. Fytyra e Gencit rrezellente lumturi . Ja , dhe kjo pune u be, kish bere paqe me te shoqen . Tani per disa kohe ai e ndjente , nuk do te kish me nevoje per Irisin . Kishte qene fantastike kjo nate. Nje Irene e re , nje dashuri e re. Nuk thone kot qe per se dyti dashuria ndizet me fort . Nuk i beri asnje telefonate Irisit , bile nuk i ra fare ndermend per te . Mezi priste te mbaronte orari i punes , te kthehej ne shtepi e te pushtonte Irenen . Tek po kthehej ndaloi ne nje barake dhe bleu nje buqete me lule te fresketa , por kur pa disa gra veshur me te zeza qe po blinin lule, u rrenqeth. Mbase ngaqe ketu tek ne nuk eshte bere zakon te blihen lule per shtepi por vetem per ne varreza , mendoi. Me lulet ne dore ngjiti shkallet pothuaj me vrap dhe shtypi butonin e ziles me padurim . Priti disa sekonda qe zgjaten pafundesisht. Asnje zhurme nga brenda. Befas u alarmua dhe e shtypi perseri me force butonin . Asgje . Mos i ka ndodhur gje Irenes me Bledin ? Harroi qe duhej te kishte nje çeles ne xhep. Diçka i klithi brenda shpirtit : Irena ! Mori vrull dhe e shtyu dren me aq force sa e shpertheu. Hyri brenda dhe vuri re se çdo gje ishte ne rregull. Kerkoi Irenen ne kuzhine , ne dhomen e gjumit , ne te djalit , ne banje , ne ballkon , ne çdo kend te shtepise por nuk ishin askund. Pati nje parandjenje te keqe. Vuri re se lulet i mbante ende ne dore . I flaku diku ne nje kosh plehrash. U ul ne kolltuk dhe ndezi nje cigare . Ku te jene , ku te kene vajtur valle sot ? Ndjeu hapa neper shkalle . Mbajti frymen dhe syte nuk po ja shqiste deres . Do Zoti eshte Irena. Por hapat vazhduan te ngjiteshin lart. U zgjat te merrte tavllen e duhanit dhe pa nje zarf nden te qe shkruante siper “Gencit” . Ndjeu se asgje te mire nuk mund te kishte ai zarf. Ishte shkrimi i Irenes. Megjithate e hapi , e lexoi , e rilexoi kushedi sa here por nuk po kuptonte gje. Vetem dy fjale :”Adio Genci” , dhe njera nga keto ishte emri i tij. Cigarja i ishte shuar dhe ai nuk kishte fuqi as per ta ndezur. Ku te jete valle ? Ku te kete ikur ? Ku ta kerkoj? Po a do ta kerkoj valle , dhe po e kerkova a do ta gjej ? Ai mbylli syte dhe leshoi nje psheretime “o Zot” . Sapo kish menduar se kish rifituar Irenen e kish humbur prape . E kish humbur konceptin e kohes . Nderkohe kish rene muzgu dhe ai qendronte i mbeshtetur ne kolltuk me krahet leshuar poshte sikur ja kish prere dikush. U çua me mundim dhe ju afrua dritares. Makinat ne rruge kalonin dendur me drita te ndezura. Diku aty poshte nje makine frenoi me zhurme dhe drita e makines i ra ne xham. I kaluan mornica neper trup . C’shkelqim paten ato drita te forta , te ftohta , rrenqethese neper nate , shkelqimin e syve te Irenes kur i kishte thene dikur se “une nuk fal”….
Me rritjen e largesise nga bregu ndjeu se po çlirohej pak nga pak nga dhembja qe kish mbajtur te mbyllur brenda vetes muaj me rradhe . Ajo e donte te shoqin shume dhe sadoqe ishte munduar , nuk ja kishte neveritur vetes kete ndjenje duke e patur ate prane. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||