Letërsia Shqiptare

Lumturi familjare (XIII)
E merkure, 09-04-2008, 06:29pm (GMT)

Ne pergjithesi ne ne familje gezojme shendet te mire . Por nuk eshte e thene qe te mos semuremi . Me shpesh sigurisht semuren femijet , e rralle shume rralle burri dhe pothuaj fare une. Kjo sepse uno je se nuk semurem pasi gjysmen e vitit e kaloj me grip , por sepse gripi im nuk i ben pershtypje askujt . Eshte njesoj sikur une te jem shendoshe e mire si kokrra e molles. C’do pune e sherbim kerkohet nga duart e mia dhe me devocion te plote. Dhe une nuk ankohem . O Zot , them me vete , vetem pjesetaret e tjere te familjes t’i kem mire , pa per mua nuk prish pune . Sidomos mos   te me semuret burri me i mire i botes . Mos u çudisni , a nuk thone edhe grate e tjera ose te pakten ato qe njoh une , qe vetem burrat te mos na semuren ? Jo vetem se i duam shume dhe na vjen keq te na semuren , por ajo qe eshte me e rendesishme ne kete rast eshte se ata nuk durohen kur semuren. Nje dite takova nje shoqe tek po shkoja ne pune qe po ecte duke folur me vete rruges . Me habiti , goxha grua mendova , ç’ti kete ndodhur qe qenka lajthitur keshtu . Po ngurroja ta pyesja se mos ishte mungese takti kur pas nja dy hapash qe beme bashke ajo u shkreh :
         - O zot , le te me ishte semurur gjithe shtepia vetem im shoq jo . Po çmendem .
Une nuk i ktheva pergjigje , e ç’ti thoja . Ishte dimer dhe gripi ishte neper kembe . Kur u ktheva ne shtepi gjeta burrin me te mire te botes duke teshtire e duke mallekuar gripin qe e kish zene. Aha , thashe , tani e kam rradhen une te çmendem.
          - Ti e ke fajin , - m’u drejtua sapo me pa ne dere ne vend te mireseardhjes , - ashtu siç je tere vitin me grip , ben e ç’ben dhe ma ngjit mua !
Une nuk i dhashe pergjigje . Vura çajnikun mbi zjarr , mbusha nje legen me uje te ngrohte qe te fuste kembet , i pergatita nje çaj te forte dhe i dhashe te gelltise gjysmen e pakos se aspirinave . Pastaj e shtriva mbi shtrat , e mbeshtolla me nja dy batanije leshi dhe ai sikur u qetesua . Vazhdova me programin tim zbavites te puneve te shtepise dhe te femijeve. Kur u shtriva per te fjetur i vura termometrin . Ai u alarmua  tridhjeteshtate grade. I dhashe te gelltiste gjysmen tjeter te pakos se aspirinave. Per inerci mata temperaturen time. Tridhjeteshtate e gjysem. Nuk u ndjeva . Siç isha e lodhur po me kepuste gjumi . Po kush me linte ? Burri filloi te renkonte me te madhe. Durova sa durova e pastaj ju ktheva :
           - Do me lesh te fle gjume ?
           - Une po vdes dhe ti don te flesh gjume ! Po si te flihet xhanem ?
           - Epo me qe ke bere ne mend te vdesesh dil ne kuzhine e mos me tmerro mua ketu te fle me nje te vdekur – i thashe qete qete .
       Ai jo vetem nuk foli me por pushoi edhe se renkuari. Pas pak e zuri gjumi si qengj dhe te nesermen u çua shendoshe e mire si kokrra e molles.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.