Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 03:39pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Lumturi familjare (XIV)
E merkure, 09-04-2008, 06:30pm (GMT)

Nje dite lavatriçja e perdorur qe kisha blere na la shendene. Dhe si do te thoni ju. Asaj nuk ju prish motori , as programatori qe u prishet shpesh shoqeve te saj , dhe as nuk ju ça kazani . Jo, ajo te tera keto i kish ne rregull . Nje darke te bukur qe une kisha vene per te lare rroba ajo mori flake dhe flaka arriti deri ne tavan. Tere pjesa plastike ku ndodhej impianti elektrik ishte bere nje goje kuçedre qe villte flake e tym dhe bloza mbuloi tere shtepine. E tmerruar sikur po shihja ndonje sekuence te horroreve ja dhashe ulerimes. Siç duket kjo ishte proteste e saj per larjet e shumta qe bente ne dite pasi kisha nuhatur qe gjithe batanijet dhe rrugicat e shkalles laheshin aty kur une isha ne pune , favor ky qe kunatat me te dashura te botes ja benin komshijeve tona simpatike.
      Te mos zgjatemi . Hodha idene se nuk blej me lavatriçe te perdorur por e dua te re . Burri i dashur nuk kundershtoi vetem me beri nje sugjerim qe te mundohesha ta gjeja ca me lire se ne dyqan . Edhe kete here me eci fati . Te nesermen takova ne rruge nje kusheririn tim te larget qe me binte ta takoja mesatarisht nje here ne dy vjet por qe kisha degjuar se merrej me tregetine e elektroshtepiakeve . Sigurisht nderrova batutat e zakonshme me nje perzemersi jo te zakonshme dhe i bera kerkesen per nje lavatriçe me çmim dogane. Taktika e perdorur solli si rezultat  premtimin e saj. Sapo shkova ne shtepi i shita mend burrit se une dija te beja pune me leverdi. Me thene te drejten une prisja te me vinte lavatriçja ne shtepi qe ate dite , bile prita dy jave rresht pa dale nga shtepia por nuk erdhi gje. Keshtu qe nje te diel te bukur me diell une me familjen time shkuam ne plazh por mendjen e kisha ne shtepi  se mos kushedi kusheriri im kujtohej e me sillte lavatriçen dhe po enderroja çastin fatlum. Kur befas para meje shoh te parakaloje ate dora vete me kostum banjoje. I hapa syte mire se mos ndoshta e ngaterroja me ndonje tjeter por jo, ishte tamam ai, barkaliq, tullac, kembeshtrember . Ai ish larguar nja dhjete hapa pa me vene re kur une mbertheva burrin nga berryli dhe i them :
          -Ngreu shpejt se po na iken kusheriri i lavatriçes !
Duhet te shtoj se burrit tim nuk i kish rastisur ndonjehere ta njihte kete kusheri . Ai u ngrit me pertese e pyeti :
         - Ku eshte ?
Per fat kusheriri kish takuar nja dy vete dhe kish ndaluar diku aty perpara .
          - Ai barkaliqi me kostum banjoje te kuqe .
Burri e arriti kur u nda nga dy te tjeret . Une e ndoqa pas . Ata u takuan bashke , filluan pershendetjet e zakoneshme dhe une i zgjata doren . Por kur e pashe mire , konstatova se nuk e njihja ate fytyre . U hutova aq shume sa nuk dija ç’te beja po per inerci shkembeja fjalet e miresjelljes. Ndodhi per fat qe ate e njihte per fytyre im shoq dhe po e pyeste per shendetin e familjes . Tash i erdhi rradha atij te na pyeste :
         - Po ju si jeni ?
         - Mire , mire , po rrobat po i lajme me dore ,- ja priti im shoq.
         - Po pleqte si i keni ?
         - Mire , po gruaja mu be telef …
        - Po femijet mire i keni ?- kete here ne zerin e tij ndihej shqetesimi se nuk po fliste me njerez normale .
          - …ka dy jave qe po lan me dore deri sa te na vije lavatriçja.
Kete rradhe zoteria i panjohur per mua nuk e zgjati me , po na zgjati doren e na la shendene . Ne morem te ktheheshim ne çader kur une e pyes :
           - Kush ishte ky ?
Burri me i mire ne bote ngriu ne vend . Vura re se ate dite te nxehte kur te gjithe djersinin atij ju be mishi kokrra kokrra dhe vale mornicash i kaluan neper trup.
            - Si!? – uleriu ai .-Kush ishte ky ? A nuk eshte kusheriri yt ?!
Dhe une pa mu dridhur qerpiku dhe me paturpesine me te madhe , flas qete :
            - Jo , nuk ishte.
Ju mendoni se burri im i dashur do te nxehej e do te ma fuste ndonje shuplake ? Keshtu mendova edhe une. Por per çudine me te madhe ai u be shume i kujdesshem , me mori per dore si ne fejese, me çoi ne çader , me sperkati me uje dhe me pyeti i shqetesuar :
          - A ndjehesh mire ?
          - Po .
          - Mos ke gje temperature ?
          - Jo .
          - Mos ke pare ndonje enderr te keqe naten ?
          - Jo , nuk mbaj mend .
          - Ke ngrene mengjes ?
          - Po.
Ai heshti i menduar. Ndenji ashtu per nja ndonje ore dhe pastaj tha :
        - Te vjen keq te shkojme neser te besh nje vizite tek psikiatri ?


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lumturi familjare (XIII) (09-04-2008)
NJE HISTORI TJETER (08-04-2008)
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]