Lumturi familjare (XV)
E merkure, 09-04-2008, 06:31pm (GMT)
Si shume vajza te tjera dhe nje shoqja ime e ngushte , afro te dyzetave, dergoi fotografine e saj ne Itali tek nje e njohura e saj qe bente pune shkesi. Kjo e fundit mblidhte nje dore fotografish e ua tregonte nje grushti pleqsh beqare e te ve italiane. Secili mund t’i vinte siaps preferences gishtin ndonjeres , paguante nje shume parash , leshonte nja dy a tri garanci sipas kerkeses se shkesit dhe merrte adresen e vajzes se fotografise se zgjedhur. Keshtu ndodhi qe dy muaj pas dergimit te fotografie , shoqes sime i erdhi nja zarf nga Italia. Ky permbante nje leter nje faqeshe dhe nje fotografi. Meqe letren , italishtja jone e varfer e kufizuar vetem ne ate te thjeshten me gramatike nuk e perkthente dot , morem rrugen neper miq. Fotografia paraqiste nje burre te pashem kaçurrels , syshkabe , qe kish reklamuar me ane te nje buzeqeshjeje nje pale dhembe te bukur si inxhi . Ma thane te drejten te merrte me qafe. Ai shkruante se ishte gjashtedhjete vjeç , se donte te martohej me Lizen, dhe se se shpejti do te vinte ta mbaronte kete pune. Ndaj ju luta nje shoqes sime qe punonte ne dogane te kontrollonte listat e pasagjereve te tragetit e te na njoftonte sapo te shihte kete emer. Mbetej vetem te prisnim dhe Liza te shkonte ne pune te vet. Ndodhi nje te merkure ne dreke kur ra zilja dhe pas deres qendronte shoqja ime doganiere me nje zoteri plak. Nuk me moren leje dhe as priten qe t’i ftoja por hyne drejt e ne dhomen time. U ulen e pastaj me prezantoi. Une i livadhisa syte mire e mire pa ja ndare per minuta te tera ne kerkim te ndonje kaçurreli por per be as edhe nje , veç ca qime te bardha qe tregonin lekuren e trendafilte te kokes se tij. Ej bela , veshet sa nje pellembe , syte i puliste vazhdimisht . Po rrinim perballe si te hipnotizuar dhe ai me mori siç duket per te fejuaren e magjepsur prej pamjes se tij prej bukuroshi , ndaj hapi krahet e beri drejt meje : - Vienni qui mia cara ! – briti ai alegro ne italisht. - Prit mor gomar se eshte gruaja ime! – briti burri i dashur ne shqip e nderkohe hyri mes nesh . Por ai po mundohej ta shmangte . - E mia moglie ! – kete rradhe im shoq uleriti ne italisht. - Ma dov’e la mia ? – ngriti supet t gjori dhe ra mbi karrike. Mezi i spjeguam se ajo nuk jam une , se ajo nuk banonte ketu po do te shkonim ta merrnim . Kete pune e kreu tere lezet njera nga kunatat e dashura. Liza erdhi me nje fryme, hapi syte neper dhome per te gjetur se ku ja kishim fshehur bandillin e fotografie . Diku syte tane u takuan dhe une ja bera me shenje nga plaku i gjore . Ishte vertete per t’i qare hallin i shkreti. Me siguri kish dy a tri vjet qe i kish lene te tetedhjetat . Burri me i mire i botes nuk e zgjati dhe u beri prezantimin . Ai brofi me kembe si ndonje njezetvjeçar dhe duke hapur krahet tha : - Liza , ishe me e re ne fotografi! – sigurisht ne italisht. - Po ti mor trap si ishe ne foto ? – ja ktheu Liza ne shqip. Ai nuk mundi ta perqafonte Lizen. Ajo sa mbaroi keto fjale ktheu majat nga thembrat e doli duke perplasur fort deren e dhomes . Pas saj ja mbathi dhe shoqja ime doganiere duke ma lene peshqesh mu aty ne mes te dhomes. C’te benim ? Ne nuk kishim vend ku ta mbanim keshtu perfundoi ta kalonte ate nate tek nje komshiu yne aty afer. Ky i fundit e mbajti nje jave te tere , duke e torturuar familjen e tij nen tutelen e menuse se spagetit , me shprese se” dhendrri pa fat “do t’i dergonte ndonje garanci per Itali . Kane kaluar disa vjet e komshiu yne bujar , rri e pergjon akoma neper shkalle postieren e lagjes duke pritur garancine e premtuar.
|