Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 20-07-2008, 07:54am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
 » Shaban Cakolli
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Lumturi familjare (XVI)
E merkure, 09-04-2008, 06:32pm (GMT)

Na u mbush mendja nje here te merrnim nje mace.Ma thene te drejten jo se na u mbush por u be fakt. Isha nje dite per vizite tek nje kusherira e burrit, te ciles macja i kish bere ca kelyshe. Dihet se keta te fundit nuk mbahen ne shtepi. Ne kete rast nis e gjuan ndonje qe don mace dhe se fundi ja ngec dikujt. Keshtu ndodhi qe kusherira e burrit tim pas nje mundimi te madh kish falur tri dhe i kishin mbetur edhe dy kelyshe te tjere. Femijet me te embel te botes u çmenden pas tyre. Rrembyen secili nga nje dhe nuk i leshonin nga duart.
           - Teta , do na i falesh ?- ju luten asaj me nje goje .
Dhe teta aq donte.
           - Po te keqen teta jua kam falur! – u tha ajo dhe buza i shkoi vesh me vesh nga gezimi.
Une u gjenda ngushte . Te merrja mace ne shtepi, ne nje dhome ? ! Jo, kurre !
           - E dini ç’keni , - u thashe femijeve me ton autoritar ,- leshojini ato mace tua fale teta tjeterkujt se ne nuk i duam!
Mendova se tetes do t’i mbetej hatri dhe do te na perzinte me duar bosh , por teta nuk e hengri ate kokerr ulliri po u kap me duar e thonj pas ketij rasti fatlum per te martuar kelyshet e maces, dhe jo vetem njerin por te dy. Ajo ofro e une kundershto me sa fuqi qe kisha. Femijet ja dhane ulerimes aq sa ne dere u shfaqen komshinjte e tetes te alarmuar. Pas nje beteje te ashper me femijet e teten , e bere qull ne djerse mezi arrita te largohesha me ne fund , me nje hap triumfator se kisha shpetuar vetem me nje mace. Dalangadale hapi erdhi duke m’u shtruar se fillova te mendoj se edhe nje mace me sillte boll telashe. Femijet me te embel ne bote qe ziheshin me njeri tjetrin se kush do ta mbante macen , diku e pikasen pikellimin tim .
           - Mami , - tha vajza ,- ti nuk e don macen ?
           - Jo !
           - E perse ? Shiko sa e bukur eshte .
Atehere me ra ndermend ta shikoja me kujdes dhe vura re se ishte me te vertete nje mace shume e bukur e bardhe me pulla te zeza.
          - Halla nuk i honeps macet , ec e bej sherr me te , - i them une.
          - Me hallen e rregulloj une .-ma priti vajza.
          - Edhe babi nuk i don macet , - vazhdoj une .
          - Babin ma ler mua , - tha djali.
E qepa gojen tere rruges deri ne shtepi. Shkallet i ngjita me gjunj te prere . Sapo hapi deren halla, vajza ju hodh ne qafe e nuk po e leshonte.
          - Ti je halla me e mire ne bote !- i bertiste ajo pas veshit.
Halla u befasua nga ky vrull dashurie.
           - Thuaj “po”! – e urdheronte vajza.
           - Perse ?
           - Thuaj “po”!
Halles po i merrej fryma dhe nuk po e mbante dot ashtu shkalavar ne qafe. Me ne fund u dorezua:
        -Po .
Macja hyri ne shtepi. Halla vinte rrotull.
         - Nuk kam ç’tu bej , - i thashe , - nuk me degjuan.
Me kaq e mbylla kapitullin me hallen. Tani pritja me zemer te ngrire kur do te vinte ne shtepi burri i dashur me gjyshin. Kishin shkuar te benin nje vizite ngushellimi. Ra zilja , une u mbylla ne banje. Degjova femijet qe ju hodhen ne qafe e po i merrnin me te mire.
        - Pu pu pu pu mace ! – bertiti gjyshi .- Nuk e dua !
        - Edhe macen kemi mangut !- ja priti burri me i mire i botes.
Une prisja pas deres se banjes se si do te perfundonte ndeshja. Pas pak u nda me rezultatet :
            - Macja do te rrinte ne shtepi !
            - Macja nuk do te shkelte ne dhomen e burrit me te mire te botes.
            - Macja nuk do te kish te drejte te shkelte ne dhomen e gjyshit.
            - Te gjitha pastrimet dhe sherbimet qe kishin lidhje me macen do ti beja une.
Pas kesaj une dola nga banjoja dhe fillova te merrem me punet e zakonshme te darkes , dhe pas darke rame per te fjetur. Ketu duhet te theksoj se ishte vere dhe bente shume vape , ndaj naten i mbanim dyert e dhomave hapur. Mirepo kur te gjitheve na zuri gjumi , kotelja qe ishte shume e vogel e kerkonte nenen e saj filloi te qante, pra te mjaullinte. Une si zakonisht e kam gjumin top dhe nuk degjova gje. Kur ndjej nje beryl te forte ne brinje :
            - Cohu se po qan macja !
            - Cila mace , - them une pergjumshem dhe kthehem nga ana tjeter. Por s’qe e thene te flija berryli me shpoi brinjen tjeter .
             - Cohu moj te thashe e beji derman se eshte gjynah ! – kete here ndjeva tishtim ne zerin e burrit.
U çova duke mallekuar me vete kusheriren e burrit qe ma beri kete peshqesh , bera sikur e qetesova kotelen duke e ferkuar dhe e futa poshte shtratit tim . Asnje rezultat , sapo u shtriva ajo filloi te qante me fort.
            - Lere te qaje ,- i thashe tim shoqi , - sa te mesohet .
Te qarat u shtuan pastaj sikur u larguan ose te pakten degjoheshin se largu dhe me ne fund pushuan. Im shoq u be kurioz dhe u ngrit per te pare se ç’behej me macen . Pas pak u kthye dhe u shtri prane meje .
          - Ku eshte ? – e pyes.
          - Po flen gjume ne shtrat me gjyshin…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lumturi familjare (XV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIII) (09-04-2008)
NJE HISTORI TJETER (08-04-2008)
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]