Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:41am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Lumturi familjare (XVIII)
E merkure, 16-04-2008, 08:47am (GMT)

- Uf, mbaruam, kur do te ikim ketej – ishte refreni qe degjoja çdo nate tek laja enet tek pusi , nga grate e grupit tjeter te plazhisteve.
     - Durim – u thoja une si veterane ,- vitin tjeter prape ketu do te vini.
     - Bah !- qe pergjigja.
E megjithate isha e bindur se nese do te me merrte koka ere e te vija vitin e ardhshem , ato do t’i gjeja ketu.
     - Uf sa te poshter !
     - Kush ?- hapja veshet une.
     - Ja keta , te zoterit e shtepise. Na i shiten prape domatet me dyfishin e çmimit te qytetit.
     - Mua bamjet , - shtoja une.
    - Eh, mua ma nxine jeten ,- thote plaka e tyre , - une rri ne shtepi se plazhi me ben dem , ndersa ato me ngjiten e me ruajne se mos u vjedh gje .
      - Perkundrazi , mua m’u zhduk kompleti i tualetit ,- shtonte me e reja e grupit te tyre.
       - Shiko se mos te ka rene gjekundi , - e keshilloja une.
Iknin keto dhe vinte grupi i grave te shtepise .
         - Uf, sa pisanjose qe jane , -fillonte njera nga vajzat simpatike.
         - Perse!?
         - Domatet i presin me gershere.
         - Mundet…
         - Edhe mishin me gershere e presin.
        - Mbase keshtu e kane zakon ,- flas une pa qejf.
        - Rrine e zihen tere diten e dites , veç t’i degjosh se si…
Une vrisja mendjen se ku i kishin pare se tere diten ato e kalonin ne plazh , kur degjoj vajzen e madhe simpatike :
          - Ajo e reja do te ndahet nga burri .
          - Te  mos isha une ai do ta kishte therrur sot ,- shtoi plaka e nderuar e shtepise , - e ka kapur mbreme ne flagrance .
Ne keto fjalet e fundit mua me shpetoi nje gote nga dora e u be cope e therrime. Mos o Zot ! Edhe kjo na duhej per ti vene kapak pushimeve.
          - Duhet ti ruaj , - foli si me vehte plaka e nderuar . – Ai nuk e beri sot kete pune po me siguri do ta beje neser , ja ka bere bene , e pashe se si po mprihte thiken.
Rrembeva enet gjysem te shpelara e u perplasa ne dhome tek im shoq .
        - Cohu burre ngrejme plaçkat e ikim . Ketu do te behet kasaphane . Ai do te there te shoqen.
Burri me I mire I botes nuk e prishi terezine fare , ktheu faqen e librit qe kish ne dore dhe tha :
         - Na ler rehat o grua , neser do te bejme plazh , pak dite ne kane mbetur.
          - Do te ikim dhe pike ! -une filloj e ngre volumin e zerit.
          - Ku do te gjesh makine moj e uruar ?
Vertet kish te drejte. Makine s’kish ku te gjeje sikur larg qofte edhe te vdisje. Duhej te prisje makinen qe kishe porositur , ndryshe plazhistet do te kishin firuar qe diten e dyte.
Te nesermen i zgjova femijet dhe burrin e dashur qe pa gdhire e ora pese e gjysem e mengjesit na gjeti ne breg te detit. Brrr… sa ftohte .
          - Mami kam ftohte ,- thosh djali me i embel i botes.
          - Ngriva mami ! – dridhej vajza me e embel e botes.
          - Vrap ! – urdheroj une , por asnjeri nga te dy nuk luajti vendit.
          - Vrap !- urdheroi babai. Asnje rezultat.
          - Eja te bejme gare ,- i katisa une . U zhveshem dhe u nisem vrap . Vrap e vrap e me dukej sikur kisha nje shekull qe shkelja ne rere te lagur, derisa na u muar fryma e nuk kishim me fuqi. Ndalova. Prane meje dihaste im shoq. Hodhem syte rreth e rrotull. Plazh i bukur , uje i kthjellet blu , rere e verdhe , nje brez i gjelber pishash dhe une me burrin vetem si ne fejese. Gjurme femije nuk dukej.
         - Djali , vajza ,- klitha siç duket nga instikti mjaft i zhvilluar i nenes brenda meje . Babai i tyre me defteu me gisht diku larg dy pika te vogla ne mes te reres . Dy qenie te vogla aq te dashura shnderruar ne dy pikelza te braktisura diku ne ate shkretetire bregdetare . Nuk kish te tjera. Brejtja e ndergjegjes se nenes qe braktis femijet mu kthye ne vuajtje shpirterore .
           - Vrap ! – dhashe kushtrimin dhe ja shkela vrapit . Dalangadale pikat erdhen e u zmadhuan dhe kur s’po me mbanin me kembet moren formen e qenieve me te dashura te botes. Mezi po mbushesha me fryme kur nga brezi i pishave u derdh grupi i plazhisteve komshinj me nje fryme. Per be ishin te nente edhe plaka. Sa me pa u afrua , me preku me dore e i ra te fiket. Dikush vrapoi e i hodhi nje tas me uje deti . Sapo erdhi me vete pyeti :
          - Gjalle je moj bije ? S’te paska mbytur yt shoq ne det ? – dhe humbi ndjenjat perseri .


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lumturi familjare (XVII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVI) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIII) (09-04-2008)
NJE HISTORI TJETER (08-04-2008)
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]