Letërsia Shqiptare

Lumturi familjare (XIX)
E merkure, 16-04-2008, 08:48am (GMT)

Eshte per t’u çuditur se sa i sjellshem e i ndershem eshte bere fshatari yne. Siç duket tere besnikerine e ndershmerine qe kish patur kundrejt kooperatives , tashme e ka drejtuar tek klienti i tij , qytetari i gjore. Ai pranon te beje pazar , te len te zgjedhesh mallin, pranon nganjehere te te uke diçka ne çmim , te len ne peshe ndonje kokerr patate ose bisht preshi me teper etj. Jo vetem kaq por kur ti mund t’i shfaqesh ndonje verejtje per cilesine e mallit apo peshen fillon e ben be e rrufe duke i vdekur e duke i ringjallur te gjithe sa ka ne shtepi., duke filluar nga femijet e shkrete dhe nuk harron pa perdorur ne asnje fjali te ligjerates se tij fjalet  zonje, zonje e nderuar , ju lutem etj. Megjithate une i marr masat kur dal ne pazar , i bie nja dy a tri here rrotull tere tregut pastaj ndaloj aty ku me duket i leverdisshem e te pakten peshorja te jete me gure se ate kandarin s’e marr vesh fare. E mbush vete peshoren me mallin qe blej dhe nuk e le te me haje as edhe nje kokerr.
Rstesisht nje dite pasi kisha bere pazar kaloj para dyqanit te nje shoqes sime. Hyra brenda e duke bere muhabet me te, padashur vura mbi peshe qesen me fasulet e sapoblera. Vendosa gurin nje kilesh , hiç , vendos nga ana e fasules nje pesedhjete grameshe , hiç. Pastaj edhe nje njeqint grameshe qe e perplasa ca me inat . Erdhi tamam. Mora lapin dhe bera nje llogari te thjeshte qe quhet rregull treshi dhe doli se fasulet nuk i kisha blere me njemije e peseqint  por me njemije e nenteqint leke kilen. U inatosa dhe u ktheva ne treg por nuk e gjeta fshatarin i cili duhej te ish pajisur me ndjesi telepatike dhe ja kish mbathur. Shoqja ime filloi te qeshe .
       - Mos i pesho me guret e mij – me tha.
       - E perse ?
       - Sepse jane te vetmit gure qe kane mbetur sagllam ne tere qytetin. Te gjithe i kane gerryer nga poshte duke i lehtesuar nga pak.
        - Po ty te kane lene mendte e kokes qe nuk i lehteson ?- ja pata me inat.
         - Jo, por im shoq ka shkuar ne Tirane te bleje nje pale te tjere. Keto do ti ruaje. Kushedi sa do tu rritet vlera ne te ardhmen. Do te jene te vetmit gure etalon ne tere qytetin ,- qeshi ajo.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.