| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Lumturi familjare (XX) E merkure, 16-04-2008, 02:10pm (GMT) Tregu . E ç’nuk ka aty , veç nene e babe nuk gjen po te kesh para. Mallra te bukura llamburitese nen driten e diellit te bien ne koke. Ja bota ç’ka bere ! Te kenaqet shpirti t’i biesh nja dy here rrotull e te duket sikur ke pare bote me sy . Mallra nga Italia, Franca, Anglia , Amerika , India , Kina etj. Pale te blesh . Shoh nje lume bleresish çdo dite qe dal ne treg . Une per vete vdes te blej diçka . Kete dimer bleva dy pale atlete , dy pale kepuce dhe nje pale çizme. Te tera me dolen jashte perdorimit duke i hapur keshtu rruge kenaqesise per te blere prape. Estetika shet mallin , cilesia siguron jetegjatesine. Me eshte mbushur mendja se sa me te bukura te jene mallrat ne treg aq me te dobeta jane. Dhe nuk ka se si te jete ndryshe. Mendojeni vete nje here. Nese mallrat e ndryshme do te kene jetegjatesi atehere duhet te ulet prodhimi ose te mbyllen fabrikat gje qe çon ne papunesi, fenomen ky aspak i kendshem . Nga ana tjeter bota jashte ka problem jetegjatesine e rinise se shpirtit ku ndikon sigurisht humori i pergjithshem . Blerja e nje fustani te ri , kepuce apo orendi e re te sjell disi ne qejf. Sa me te shkurter ta kene jeten ajo qe blen aq me shume lind nevoja per te blere tjeter. Zgjidhja per te gjitha problemet : mallrat te kene cilesi te dobet. Dhe kjo duhet ne ate mase qe sapo te te kete dale nga qejfi diçka e re , kjo e fundit te dale jashte perdorimit. Ne fakt qarkullojne edhe disa thashetheme sikur gjoja tregetaret tane blejne jashte mallra skarco nga ato qe shiten shume, shume lire dhe i shesin ketu tek ne shume, shume shtrenjte , por une nuk i besoj. Nuk mund te dyshoj kurre ne karakterin e tregtarit tone te ndershem … |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||