Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 10:16pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Suzana Kuqi
 
Lumturi familjare (XXIII)
E shtune, 19-04-2008, 06:55pm (GMT)

Refugjatet . Rrofshin refugjatet ! Fale tyre qyteti yne eshte pajisur
me kolora, frigorifere , lavatriçe e rruget jane mbushur me makina te
llojeve e tipeve te ndryshme ku mbizoterojne benzat. Ne nuk hyjme ne
kete kategori fatlume por nje kolor, frigorifer , sobe, lavatriçe mi
siguroi burri i dashur me nje vit pune ne Greqi. E ç'rendesi ka ne se
frigoriferin apo soben i ka perdorur me pare nje ammise tjeter ne
bregun perkarshi te Adriatikut , ato e bejne punen e tyre per
mrekulli. Mirepo plotesimi i disa kerkesave sjell lindjen e disa te
tjerave me te avancuara. Sigurisht kjo faze i eshte vjedhur ndonje
koke te madhe te mendimit boteror , por ama ai ka patur plotesisht te
drejte. Kete e verteton me se miri nje kusheriri im Xheloja. I biri i
iku refugjat qe ne mars. I shkreti djale i qante hallin nenes e babait
qe kishin vetem pensionin per te jetuar , ndaj mendoi qe si fillim te
punonte per t'i rregulluar keta. Keshtu qe me rrogen e pare qe mori u
dergoi para. Ish rregull qe çdo muaj do ti vinin Xhelos nje tufe para
. Ky i fundit me ato qe i tepronin nisi te blinte orendi te reja per
shtepine. E shtoi kerkesen dhe i biri ju pergjigj. Xheloja vazhdoi te
blinte te tjera . Perseri e shtoi kerkesen dhe i biri qe mbante para
vetem sa per te ngrene  nuk mund te blinte as edhe nje televizor te ri
per vete atje ku ishte. Cdo muaj Xheloja blinte diçka te vogel a te
madhe. Kaluan keshtu tre vjet . Djalin e mori malli dhe erdhi me
pushime per ti pare prinderit. Takimi ishte mallengjyes. Pritja ne
shtepi ishte mahnitese. I biri kujtoi se i ati kish gabuar deren aq
shume kish ndryshuar ajo shtepi dikur me mindere. Habia me e madhe
ishte saçi i satelitit , kolori njezetekater polç , videoja dhe nje
kuti e mbushur plot me kaseta. Pasi piu kafene qe ja bene duart e
embla te nenes ne ekspresin familjar pyeti :
        - A te mungon gje mor babae ?
        - Ah, mor bir ,- ja ktheu u ati duke psheretire ,- te kisha
edhe nje nga ato … si quhen dreqi … ah po nje telekamere…
Te birit i ra filxhani i kafese nga dora…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Thuamë… (19-04-2008)
Lumturi familjare (XXII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XXI) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XX) (16-04-2008)
E qara e një fëmije (16-04-2008)
Lumturi familjare (XIX) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVIII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVII) (16-04-2008)
Lumturi familjare (XVI) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIV) (09-04-2008)
Lumturi familjare (XIII) (09-04-2008)
NJE HISTORI TJETER (08-04-2008)
Lumturi familjare (XII) (08-04-2008)
Lumturi familjare (XI) (08-04-2008)
Lumturi familjare (X) (08-04-2008)
Askush… (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment IX) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VIII) (04-04-2008)
Lumturi familjare (Fragment VI) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment V) (30-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment IV) (30-03-2008)
Mendimin per ty atdhe… (22-03-2008)
Si te lashe… (22-03-2008)
Fragment nga libri “Lumturi familjare” (19-03-2008)
Lumturi familjare II (Fragment II) (19-03-2008)
Lumturi familjare (Fragment III) (19-03-2008)
Ate nate (13-03-2008)
Kompleks gruaje (11-03-2008)
Moment sublim (10-03-2008)
Suzana Kuqi (06-03-2008)
Mesueses time Durrije (06-03-2008)
Per sythin e blerte (02-03-2008)
SIRENA (24-02-2008)
Me ty flas (20-02-2008)
Dashuria (15-02-2008)
KOINCIDENCE! (11-02-2008)
Requiem per nje ender te vjeter e nje te re (07-02-2008)
Ditari i diteve te mia pa ty (04-02-2008)
Udhetare (03-02-2008)
DRAGOI IM (28-01-2008)
Yjet (26-01-2008)
SOUVENIR (19-01-2008)
NJE TREGIM (14-01-2008)
TEJ ILUZIONIT (02-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Suzana Kuqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]