| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Lumturi familjare (XXIV) E shtune, 19-04-2008, 06:56pm (GMT) Te mbeturit ne erresire pasditeve e neteve te dimrit ketu tek ne
eshte bere nje fenomen i zakonshem prej vitesh. Drita elektrike eshte bere nje mysafir i rralle e i shumepritur . Je duke pjekur diçka ne furre , je duke pare ndonje film , duke lexuar apo duke u marre me ndonje pune tjeter kur befas ikin dritat. Tani ne nuk e humbasim torruan . Shtrihem te katert ne susten dopjo e fillojme e tregojme perralla me rradhe ose recitojme vjersha per femije. Sivjet u beme mbare per te blere nje nga ata feneret me bateri qe karikohen. Ishte shume i bukur . Drite perpara , pas , radio , alarm e dy llambushka neoni ne pjesen frontale . Bukur ! E bleme dhe e sollem ne shtepi. Femijet po gezoheshin e po i vinin rrotull si indianet ne nje ritem magjik. Mezi pritem te vije pasditja e te iknin dritat. Erdhi pasditja por dritat nuk po iknin . Erdhi mbremja . Abazhuri ne tavan po shndriste me kryeneçesi . Kaloi nje dite , nje jave , dy e dritat si per inat nuk po iknin . Filluam te shfaqnim shenjat e para te nervozizmit se kishim prishur me kot nje grusht parash . E shikonim e na vinte keq qe megjithese feneri ishte shume i bukur , zinte vend kot ne dhomen tone te vogel. Mire me kaq por kur filluan femijet : - Babi , kur do te ikin dritat ? Aq te shpeshta u bene keto pyetje sa burri me i mire i botes nuk duroi dot e mu kthye mua : - Keshtu eshte kur merr mendte e gruas ! Blije! Blije! Piji lengun tani! Ai nuk e kish mbaruar ende fjalen e fundit kur dritat iken . Siç duket u kish ardhur keq per ate pikelze loti qe shndriti diku ne cep te syve te mi. Femijet brohoriten. Ndezem fenerin e bukur. Urra!!! Dritat iken e nuk kujtoheshin te vinin per nje jave rresht aq sa u shkarkuan baterite e fenerit. Ne mbetem serish ne erresisre e ju kthyem bishtukut me vaj se qirinjte ua kisha falur komshinjve. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||