Lumturi familjare (XXV)
E shtune, 19-04-2008, 06:57pm (GMT)
Tani kam vendosur ta mbyll. Siç e shihni kam keputur shume kumbulla ose budallalleqe siç m'i quan burri me i mire i botes. Dhe ky ka qene shkaku qe i shkrova , se nuk ja them dot atij , ndryshe plas sherri. Ai per natyre eshte shume serioz dhe nuk i duron dot keto. Ne fakt une nuk i kepus gjithmone ose ne menyre te vazhdueshme , por vetem ne ato raste kur merzitem per te ruajtur disi nivelin e humorit tim fatkeq. Si do ta kem hallin kur te plakem . Kam menduar diçka . Them qe vitin qe vjen te bej lutje per te hyre ne ndonje parti politike nga ato te fortat. Kushedi po te filloj te merrem me politike pas nja dy a tri vjetesh mund te kem nderin te behem deputete. Per mua nuk ka rendesi ngjyra politike qe do te mbart , vetem paga qe eshte e majme dhe mandati i deputetit. Perveç pages mund te gjemosh e te çukisesh ndonje rruge jashte shtetit. Pastaj atje ne parlament mund te lexosh gazetat , t'ja kepusesh gjumit , te shkruash poezi , te recitosh ne vargje etj , shkurt te gjitha ato gjera qe nuk kam kohe t'i bej ne shtepi. Akoma me me rendesi per mua eshte se mund ti kepus serbes kumbullat e mia te pjekura e te papjekura si te me vine. Me ruan mandati i deputetit. Dhe ajo qe ka me lezet eshte se dikush qe nuk ka mend mund t'i quaje edhe fjale te zgjuara. Thone se deputeti duhet te punoje e te luftoje per interesat e zgjedhesave te tij etj fjale te tjera te bukura. Per mua keto jane vetem fjale. E kush po e çan koken nga ata qe kane marre voten nga une ? Asnje! E pse duhet ta bej une atehere ? Dhe ata nuk kane faj. Pa ta provojne njehere te ngrene zerin kunder atij qe eshte me i forte e ben ligjin ? Ju e dini vete se ç'behet. Te vihen e te gjejne rastin , dhe nese nuk kane ta sajojne , te heqin imunitetin e te rrasin brenda si ne kohe te babe Enverit. Veçse ai te quante armik , e keta te korruptuar . Jo, une per vete po e pata rrisk do te bej qejf ato kater vjet. Thone sikur po te degjosh e tu sherbesh te medhenjve aty edhe pasurohesh e behesh me prona. Gallata me e madhe eshte se edhe populli ka nevoje per parlamentin , sidomos per te ndjekur seancat e tij ne televizor . Biles mund te them se nentedhjete e nente per qint te atyre qe i ndjekin nuk presin prej tyre veç gajasjes duke e cilesuar si emisionin me te preferuar defryes te TVSH.
|