Vajza ime ka nje shoqe qe sa here i thote se emes se ka nje problem
ajo e pyet :
- Je shtazene ?
- Jo,- i pergjigjet vajza.
- Je lezbike?
- Jo, - pergjigjet serish vajza.
- Atehere nuk eshte problem. Tani me thuaj se ç'te shqeteson.
Kur vajza ime ma tregoi kete fillova te qeshja. Eshte si barcalete
mendova. Nje anektode.E them kete une si nene qe kam dy femije , djale
e vajze , e jam e sigurte qe nuk jane gej, por ç'do te thoshte nje
nene qe ka nje femije te tille ? Qe ka nje problem te tille ? Po ta
mendosh nuk mund te thuash se eshte problem per nenen, pavaresisht se
mund ti vije turp nga opinioni , ajo e don krijesen e saj dhe e pranon
ashtu siç eshte. Problem po, dhe problem i madh eshte per ate krijese
qe eshte ndryshe, jo se ai do te donte te ishte , por sepse ka lindur
ashtu…A i ka shkuar ndokujt nder mend te kuptoje se ç' ndjen e vuan ?
Ne kete bote e kete jete qe eshte mjaft e veshtire dhe e komplikuar
edhe per njerezit e lindur normale, nese mund te quhen keshtu
heteroseksualet, imagjinoni se si mund te jete per ata… te lindurit
ndryshe.Problemi eshte vetem i tyre dhe jo i yni qe jemi krenare me
homoseksualitetin tone.
Ka filluar shume te flitet per kete fenomen a thua se nuk ka
ekzistuar qe ne kohe te lashta. E degjon perdite, ne radio ,
televizion, ne shkolle, ne pune aq shume sa te eshte mesuar veshi e
perdoret vend e pa vend. Nje kolegia ime i thosh nje dite te shoqit ne
telefon, kujdes kur te dalesh nga puna se rruga eshte e mbushur plot
me gej. Shaka e trashe kjo, vertet qe filluam te qeshnim, por nuk
eshte dhe aq per te qeshur. Nuk jane perdhunues , kete e dime te
gjithe. Do te denoja me shume nje pedofil se sa…Aq me teper qe kolegu
i vetem mashkull qe kemi ne pune e eshte mesuar te beje shaka te
trasha me ato qe ja lejojne, nje dite shprehu mendimin se ato qe nuk
ja varin duhej te ishin ... Mbetem me goje hapur.Nje dite hyra ne
interenet e lexova nje cope here por te them te drejten nuk mora vesh.
Spjegimet ishin te ndryshme nga ato le lindjes dmth lind i tille ,
spjegim psikologjik sipas te cilit behesh i tille , dhe volontaristik
qe thote se nuk ekzistojne persona homoseksual por vetem akte
homoseksualiteti.Po i bie shkurt dhe te me falni pasi ishin aq shume
dhe çdo teori kishte mbeshtetesit e kundershtaret e saj.Duhej nje
studim i hollesishem e shume kohe per tu marre me te ndaj e lashe
fare.
Po te kthehem ne kohe e te kujtoj vitin e pare ketu ne Itali kur
isha pa dokumenta, keshtu i thone kur nuk ke leje qendrimi nga
kuestura. Isha e detyruar te punoja ne pune te zeze e t'ja dija shume
per faleminderit atij qe me merrte. Rasti e solli te punoja me nje
vajze te tille. Kur fillova nuk e dija ndryshe sigurisht qe nuk do te
pranoja. Pas disa ditesh e shoh te merzitur e me tregoi se vajza e
saj, dmth partnerja e saj e kish lene per nje grua tjeter. Mbeta me
goje hapur e nuk dija se ç'ti thoja. E ne fakt e degjova e nuk thashe
asnje fjale. Rruges per ne shtepi mendoja se si ti thoja tim shoqi.
Dhe ai me siguri do te me thonte te mos shkoja me te punoja per te.
Por parate na duheshin e pune tjeter nuk kisha dore per dore. Do te
shkoj, vendosa, fundja ç'do te me beje. Ama rrija tere siklet kur e
degjoja perdite qe me qante hallin e saj se ish akoma e dashuruar
marrezisht pas asaj qe e kish braktisur. Pak nga pak veshet mu mesuan
e nuk me bente me pershtypje. Fillova ti jepja mend me timen , ti
jepja keshilla se ishte e kote te vriste mendjen per ate tjetren, te
mblidhte mendjen e te gjente nje djale te mire …
- Si mendon,- ma ktheu ajo,- se nuk kam provuar te kem nje
djale ? Kam patur dhe nje djale por nuk funksionoi.
- Por ndoshta nuk ishte ai qe duhej .- kembengula une.
- E di se ç'do te me thuash ,por eshte e kote. Kam bere tere
vizitat e analizat e mundeshme. Mjeku me ka thene se kam lindur e
tille.
Heshta e vazhdova rrugen, megjithese te them te drejten isha tere
siklet nga frika se mos me shihnin me te rruges njerez qe e njihnin e
me vinte turp. Diku fillova une te ankohem , per gabimin qe kisha bere
qe kisha ardhur ketu e nuk po sistemohesha dot me dokumenta, se
femijeve te mij ne shkolle i kerkonin lejen e qendrimit etj etj halle
e probleme qe kisha. Diku ajo ndaloi hapin e ndaloi.
- Ti u thua probleme ketyre ?- syte i kish te mbushur me lot.
- Pse nuk jane ? – ja ktheve une.
- Degjo ketu, e me degjo mire. Je nje grua me shume fat . Ke
nje burre te mire qe te pret ne shtepi, ke dy femije …ke gjithshka
mund te te desheroje zemra. E une ? Une nuk kam asgje nga keto. E nuk
do t'i kem kurre.
U mata t'i them se per kete e kish ajo fajin se e kish mbushur koken
me budallalleqe te tilla, se nuk mund te ishte ndryshe. Se natyra qe e
kish krijuar dhe pajisur me inteligjence e bukuri, e ne fakt ishte
vajze e bukur, nuk mund te ishte aq mizore sa ta bente edhe
perjashtim. Desha ti thoja te shkonte e te kuronte trute e te ndiqte
rrugen natyrale te jetes. Por… nuk i thashe asgje, syte e saj te
mbushura me aq dhimbje , ata lot qe i rreshqisnin heshturazi faqeve me
thane shume, me shume se sa me kish thene me goje.Ula koken e vazhdova
te ecja me hap e me mendime akoma me te renduara. Halleve te mia ju
shtua dhe dhimbja e saj. Cudi , dhimbja eshte ajo qe i ben te shprehen
me mire njerezit, dhe dhimbja eshte ajo qe na ben t'i kuptojme. Per
fatin tim te mire gjeta shpejt nje pune me rregulla e u sistemova dhe
me leje qendrimi. Per kete me ndihmoi ajo qe ishte shpirt njeriu e nuk
kursehej te te ndihmonte nese mundej.Ate vajze nuk e kam pare me qe
atehere, nuk e di se ç'behet dhe nga eshte. Nuk e di as se si mund te
sillem ne se rasti ma sjell ta shoh rruges, do t'i flas apo do te bej
sikur nuk e shikoj. Nuk kam asgje kunder saj, ishte njeri i mire, kish
shpirt me te mire se sa shume gra e vajza qe njoha me vone. Per me
teper nuk ishte raciste, ky koncept ishte i huaj per te. Diskriminimin
e kish provuar ne lekure te saj qe ne moshe te re. Por mendimi, ose ai
kend i ngushte i trurit, ai qe na percakton se ç'eshte e pranueshme
dhe e papranueshme per boten tone te vogel qe kemi brenda dhe e
ruajme me xhelozi,ndoshta ne menyre te pandergjegjeshme do te me bente
ti kaloja prane pa i folur edhe se kam deshire ta di se si eshte dhe
shpresoj te jete mire.E jam kurioze ta di ne se eshte kthyer me ate de
qesh apo tashme ka gjetur nje shpirt tjeter te humbur qe e
ngushellon.Kam njohur me vone edhe te tjere te tille por nuk me kane
bere me pershtypje. Veç se sa here qe degjoj fjalen gej, me fanitet
perpara ajo vajze me ate dhembje therese, çjerrese e te pafundme ne
sy.